Nëse blini një shtëpi në Greqi, Bullgari, Qipro, Letoni, Portugali dhe Spanjë, ju jepet leje qëndrimi në territor

73

article-0-015EB0980000044D-295_468x286Një sërë vendesh të Bashkimit Europian si Greqi, Bullgari, Qipro, Letoni, Portugali dhe Spanjë iu akordojnë leje qëndrimi të përkohshme shtetasve të vendeve të treta, të cilët mund të realizojnë një investim imobilar në territorin e tyre.

Në shumicën e rasteve, këto leje qëndrimi të përkohshme mund të shndërrohen në leje qëndrimi të përhershme në hapësirën Shengen. Numri i lejeve të qëndrimit të akorduara në kuadrin e këtyre programeve të mbështetjes për investim, po rritet në mënyrë të shpejtë, si edhe numri i shteteve, që i japin ato.

Në realitet, këto vende kanë hyrë në konkurrencë me njëri-tjetrin, për të propozuar kushte aksesi për leje qëndrimi gjithmonë e më elastike dhe gjithmonë e më pak shtrënguese, në rastet e investimeve imobiliare.

Por, kjo është shfaqur si një realitet shqetësues për vetë BE-në, e cila ka ekspozuar shqetësimin e saj në nivel parlamentar, nëpërmjet një sërë problematikash që ngrihen. Së pari, këto programe mbështetje investimi kanë një sërë pasojash negative, sepse në shumë vende, kërkesa e jashtme provokon shqetësim të tregut imobilar, një ngritje artificiale të çmimit të tyre dhe një konkurrencë të egër për akses në kredi komerciale, për banorët vendas.

Së dyti, një situatë e tillë, bie në kundërshtim me propozimin e direktivës mbi kontratat e kreditit, që lidhet me të mirat imobiliare me përdorim rezidencial. Informacionet që vijnë nga instancat kombëtare tregojnë, që mjetet që përdoren nuk janë gjithmonë transparente dhe nuk janë as objekt i një kontrolli, sipas normave të lejuara dhe se, mund të favorizojnë pastrimin e parave.

Aktivitetet komerciale që lidhen me dhënien e lejeve të qëndrimit janë shndërruar në një burim përfitimi për grupe të vogla interesi si disa banka, shoqëri konsultimi dhe shoqëri imobiliare, që zhvillojnë tregtinë e tyre në shkatërrim të sigurisë së tërësisë së hapësirës Shengen.

Eurodeputetë kanë reaguar në lidhje me këtë situatë, duke i drejtuar pyetjet e mëposhtme Komisionit Europian:

1. A e di Komisioni që dhënia e lejeve të qëndrimit në Hapësirën Shengen, është shndërruar në një biznes fitimprurës, i nxitur nga autoritetet e disa vendeve?

2. Si e gjykon Komisioni faktin që procedurat, shumë të ndryshme nga një Shtet Anëtar në tjetrin mbi dhënien e lejeve të qëndrimit kanë pasoja direkte mbi aksesin në Hapësirën Shengen në tërësinë e tij, dhe se prezanton nivele të ndryshme transparence dhe kontrolli dhe kërkon pragje investimi të variueshëm? Si e gjykon Komisioni këtë gjendje aktuale, në perspektivën e stabilitetit dhe të vazhdimësisë afatgjate të Hapësirës Shengen ?

3. A synon Komisioni marrjen e masave mbi këtë subjekt, p.sh. fiksimin e kritereve minimale për marrjen e një leje qëndrimi në Hapësirën Shengen, duke ditur që titullarët e lejeve, shpesh nuk banojnë në vendin që iu ka dhënë lejen e qëndrimit dhe zhvendosen lirisht në hapësirën Shengen dhe duke ditur po ashtu që praktikat aktuale provokojnë qartësisht deformime të tregut imobilar?

Përtej shqetësimit aktual që vjen nga eurodeputetë në Parlamentin Europian, duket se politikat e këtyre vende po tregohen joshëse ndaj thithjes së kapitalit të huaj, të vendeve të botës së tretë, çka duket se shumë shpejt do të sjellë një përplasje reale me politikat përkatëse brenda BE-së./i.t/