Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, 2 të plagosur

41

aksidentNjë aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.

Si pasojë e përplasjes së dy makinave, tip “Fiat” dhe “Benz”, kanë mbetur të plagosur shoferi i makinës “Fiat”, Tom Nika, 55 vjeç, dhe pasagjeri që udhëtonte me të, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.

Nga burimet e policisë, mësohet se 55-vjeçari Nika është transportuar për në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Nga të dhënat paraprake të policisë, rezulton se shkak i aksidentit ka qenë ndërprerja e rrugës nga makina tip “Fiat”.