Harito, opozitës: Le t’i lëmë kushtet mënjanë dhe të dialogojmë

M-haritoPas ftesës së Kryeministrit Edi Rama drejtuar krerëve të opozitës në vend për dialog në lidhje me ligjin e nëpunësit civil dhe përgjigjes së tyre, se do të jenë të gatshëm për dialog, vetëm nëse tërhiqet akti normativ për nëpunësin civil, vjen dhe përgjigja nga shumica qeverisëse.

Në një deklaratë për shtyp Ministria e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito ka deklaruar se, nuk mund të dialogohet me kushte, le t’i lëmë kushtet mënjanë dhe dialogojmë.

“Nëse opozita mendon që ligji është i zbatueshëm të na thotë në tryezë argumentet e veta. Të vijë e të dëgjojë argumentet tona, ky është dialogu, por nëse opozita mendon se është aty vetëm për të thënë jo, ne themi që kemi shumicën konsensusale dhe do e vëmë në lëvizje, deri të enjten ka kohë, le të dialogojmë pa kushte, ne nuk vëmë kushte edhe opozita të mos vërë kushte “- tha ajo.

Gjykata e Tiranës, burg të përjetshëm për Viktor Gushin

viktor_gushi_gjykateDënohet me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Tiranës, Viktor Gushi. Gushi është akuzuar për 15 ngjarje kriminale, në dy prej të cilave me pasojë vdekjen e dy shtetasve, Rrapo Sinanaj dhe Eleonora Kaloçi.

Akuzat ndaj Gushit
•   20 qershor 2008, vjedhje 300 mijë lekë në filial banke te “Zogu i Zi”
•   21 nëntor 2008, vjedhje 800 mijë lekë në filial banke te Rruga Bardhyl
•   17 prill 2009,  vjedhje 962 mijë lekë në filial banke
•   13 nëntor 2009, vjedhje 652 mije lekë e 945 euro në filial banke në Fier
•   28 maj 2010, tentativë vjedhje arke OSSH te Shkolla e Baletit
•   7 korrik 2010, tentativë grabitje në arkë, OSSH, plagosje e rëndë e punonjëses Vjollca Tobli
•   19 korrik 2010, vjedhje 25 mijë lekë në arkë UKT te stadiumi “Dinamo”
•   12 nëntor 2010, tentativë vjedhje zyrë poste te Rruga e Dibrës, plagosje e rëndë e punonjëses Malva Dako
•   19 nëntor 2010, tentativë vjedhjeje në zyrë poste te Medreseja
•   13 dhjetor 2010, vjedhje 66 mijë lekë në një arkë të CEZ te stadiumi “Dinamo”
•   30 shtator 2011, vjedhje 86 mijë lekë në filial UKT te Rruga e Elbasanit
•   14 tetor 2011, tentativë vjedhjeje në arkën e UKT te stadiumi “Dinamo”
•   21 tetor 2011, tentativë vjedhjeje në një argjendari te rruga “Reshit Petrela” me pasojë vdekjen e pronarit Rrapo Sinanaj
•   30 janar 2012, vjedhje 222 mijë lekë në filial banke te Rruga e Dibrës
•   27 mars 2012, tentativë vjedhjeje në filial banke në rrugën “Qemal Stafa” me pasojë plagosjen e rëndë të rojës Skënder Elmazi dhe vdekjen e arkëtares Leonora Kaloçi

Rama takon Venezilos: Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë në një stad të ri bashkëpunimi

75Kryeministri i vendit Edi Rama ka pritur sot në një takim zyrtar Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Evangelos Venizelos

Kryeministri Rama, vlerësoi bashkëpunimin midis dy vendeve dhe vuri theksin në vullnetin e qeverisë shqiptare, për t’i dhënë një dimension të ri këtij bashkëpunimi, për një frymë të mirë miqësie dhe interesi të të dy vendeve.

Gjatë këtij takimi, u vlerësua ecuria e deritanishme e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe u trajtuan problematikat që ekzistojnë tani, apo ato të trashëguara nga e kaluara.

“Qeveria shqiptare mbetet e vendosur për të forcuar bashkëpunimin rajonal. Marrëveshja Kosovë-Serbi ka hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet e bashkëpunimin midis vendeve të rajonit”,- ka deklaruar Kryeministri i vendit.

Rama e ka falënderuar ministrin Venizelos edhe për mbështetjen që  Greqia ka dhënë  dhe vazhdon t’i japë  Shqipërisë, në  procesin e integrimit edhe në  kuadër të  presidencës së  ardhshme greke të  Bashkimit Evropian.

Ministri Venizelos, e uroi kryeministrin Rama për detyrën e re, dhe i shprehu gatishmërinë e qeverisë së tij për t’i vendosur marrëdhëniet mes dy vendeve në një stad të ri bashkëpunimi.

 

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis shëtitje në Kaliforni

Ashton Kutcher- Mila Kunis

article-0-18BA0E9200000578-528_634x907Një nga çiftet më të rinj dhe më të suksesshëm të Hollivudit, Ashton Kutcher dhe Mila Kunis janë fotografuar teksa shëtisnin në Kaliforni. Duke ecur dorë për dore dhe të fokusuar në një bisedë private, çifti duket i shpenguar dhe me veshje rastësore, larg paraqitjes skenike që imponon jeta Hollivudiane.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ashton Kutcher- Mila Kunis
Ashton Kutcher- Mila Kunis

 

Ashton Kutcher- Mila Kunis
Ashton Kutcher- Mila Kunis

 

Ashton Kutcher- Mila Kunis
Ashton Kutcher- Mila Kunis

 

Ashton Kutcher- Mila Kunis
Ashton Kutcher- Mila Kunis

 

 

 

 

 

Për Kimeten dhe Kimetet…

bejtaj“Meqe e piva kafen e pare per sot, duke lexuar shkrimin e nje goce qe e ka emrin Kimete, ashtu si mjaft goca ne Jugun e Shqiperise, dhe ka mbemrin Berisha, ashtu si vetem ne Veriun e Shqiperise.

Po e nis duke thene thjesht, qe shkrim me idiot se ky ( i pare nga nje pikepamje ), dhe me te poshter se ky ( i pare nga nje pikepamje tjeter ), nuk kisha lexuar ndonjehere. Une nuk kam lexuar asgje nga ato cfare kane shkruar te huajt dashakeqë ndaj shqiptareve, te themi serbi i famshem Cubriloviq. Sepse nuk jam bere asnjehere kurioz te di çfare shkaqesh ka nje njeri qe me urren mua dhe racen time, nderkohe qe une per te urryer dike qe me urren, nuk me nevojitet t`i lexoj ato qe shkruan, me mjaftojne ca shkaqe te tjera. Por sidoqofte, nuk besoj se nje i huaj dashakeq ndaj shqiptareve, do mund te shkruante nje plehre te tille, si kjo qe ka shkruar me shume zell letrar, budallaqja Kimete. Une nuk e kam lexuar shkrimin e Nanos, te cilit ajo i referohet, por me mjaftoi titulli i shkrimit te tij, qe te kuptoj se ai me ate shkrim ka dashur te qetesoje dike, por perpos kesaj, me ate shkrim ai thjesht ka provokuar dike tjeter, nderkohe qe Kimeten me ate shkrim thjesht e ka eksituar ne pjesen e gabuar te trupit.

Une jam 50 vjeç, i lindur nga nje toske dhe nga nje gege, im ate ishte nga Vlora, ndersa ime më nga Prizreni, mua, vellezerit dhe motrat e mia, nga e folura nuk na kuptuan asnjehere se nga ç`fshat ishim, por sigurisht qe te tjeret e pelqenin gjithmone te foluren tone. Ndersa Kimetes i kujtoj se e folura e nje vajze shqiptare gegë, qe nuk ja mbaj mend emrin, e cila perdorte germen -ç-, deputete e paindoktrinuar e parlamentit te Maqedonise, eshte shume e me e bukur se e folura e nje gruaje shqiptare gegë, me probleme te renda te karakterit dhe formimit intelektual, ish kryetare e Kuvendit te Shqiperise, qe vdiste te perdorte germen -q-, madje per inat te toskeve dhe Enver Hoxhes qe e kish persekutuar, e perdorte -q-në e famshme, kalin e betejes se Kimetes, edhe atje ku tosket nuk perdorin -ç-.

E pra, ajo vajze qe perfaqeson shqiptarë te Maqedonise, nuk eshte lindur dhe rritur ne Jugun e Shqiperise, por ne Veriun e saj. Komunizmi ne Shqiperi beri shume gjema, por historia e Shqiperise nuk filloi ne 1944, dhe Enver Hoxha nuk ishte toska i pare qe tentoi te bente shtet pasi mori pushtet, dhe po ashtu Enveri nuk pati fatin te merrte pjese as si degjues ne Kongresin e Manastirit ( Bitola, e quajti ministri i ri i jashtem shqiptar, qytetin e alfabetit shqip, – brezi i Kimetes hesapi ). Dhe po ashtu historia nuk filloi ne 1924, dhe as Ahmet Zogu nuk ishte gega i pare qe tentoi te bente shtet pasi erdhi ne pushtet (nuk e beri dot as si Enveri), dhe as i pari qe tentoi te bente atdheun e madh ( e la atdheun e tij me te vogel nga ç`e gjeti kur erdhi ne pushtet ). Tifozeve gege te idese se Kimetes, atyre qe Enver Hoxhes i kujtojne Miladin Popoviçin, une u kujtoj Nikolla Pashiçin e bajonetave serbe qe shoqeruan Ahmetin, si dhe Shen Naumin e falur, si dhe Koçi Xoxen, te cilit Enveri ja vari lekuren ne hu, kur ai filloi t`i cante trapin me spiunlleqe tek serbët, si dhe marreveshjen e detit shqiptar te firmosur nga Berisha–Basha-Bakojanis-Karamanlis, te cilen nje toske i thjeshte e luftoi i vetem si trim, derisa u bene te ndjeshem dhe politikanet toske.
Historia e shqiptareve eshte shume e lashte, eshte historia e atyre njerezve qe e quanin veten Ilire, sepse u pelqente te ishin Te Lire, qe banonin ne male e buze detit, e qe ashtu si afrikanet e nentokes se diamanteve, u bene viktime e mrekullive qe u kish falur Natyra dhe Zoti. E qe luftuan ashtu si munden, per token dhe gjuhen e tyre, e qe eshte e kote t`i qortojme apo te ndjehemi keq pse nuk munden t`i mbronin ato siç duhej. Nderkohe qe dialektet e gjuhes nuk ekzistonin vetem ne gjuhen shqipe, por ne gjithe gjuhet e botes, nderkohe qe qytetaret e botes zgjodhen te mos e kalojne kohen duke u zene se cili dialekt duhet te mbizoteronte ne gjuhet e tyre zyrtare, por ta kalojne ate duke punuar e duke u zbavitur, duke pastruar vendin ku jetojne, zhvilluar trurin dhe mjetet e punes.
Sllavet qe u erdhen e i zaptuan tokat e ilireve, e quajten veten sllavet e jugut, por ilireve u erdhen nga veriu, dhe po ashtu greket qe i zaptuan erdhen nga jugu, por ate toke iliresh qe zaptuan e quajten Veri i Epirit. Qe do te thote se konceptet Veri dhe Jug jane relative, nderkohe qe njeriu ka caktuar koncepte te tjera per te emertuar veten, shoqerine dhe atdheun e tij.
E prandaj shqiptaret duhet t`i lene menjane marrinat qe hedhin ne leter ashtu si guret ne lume, nje tufe njerezish qe vijne nga erresira e padijes dhe snobizmit fals.
Sepse sot nuk ka Veri dhe Jug, sot ka vetem Perendim ! Edhe vete Dielli, lind atje ku perendon !”

Mblidhet Grupi Parlamentar i PS-së, Rama: Është koha t’iu shërbejmë njerëzve

Albanian opposition leader Edi Rama gives a press conference February 1, 2011 in Tirana. Rama called for fresh anti-government protests in the capital on January 4th, for the third week in succession. He said the marches in the Tirana and at least four other cities were to demonstrate "peaceful resistance" to the government. Three people were killed during an anti-government protest in Tirana on January 21st. Rama said he had spoken to European Union foreign policy chief and EU enlargement commissioner who told him they were ready to mediate in the opposition's dispute with the government.       AFP PHOTO / STR (Photo credit should read STRINGER/AFP/Getty Images)Kryeministri Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar së PS-së, ka kërkuar nga deputetët që të bëhen promotorë të zhvillimit të komunitetit dhe promotorë të investimeve të huaja që sjellin punësim për komunitetin.

“Qeveria do të komunikojë me deputetët dhe përmes jush me çdo komunitetit në Shqipëri. Pres prej jush të bëheni jo vetëm zëdhënësit e komunitetit pranë qeverise por dhe promotorë të zhvillimit të komunitetit. Është koha që çdo deputet dhe grup deputetësh sipas qarqeve të bëhet promotor i investimeve të huaja që sjellin punësim për komunitetin. Është e domosdoshme që deputetët të bëhen pjesë integrale e përpjekjeve për të sjellë në Shqipëri kompani investimesh nga vendet fqinje dhe më gjerë akoma. Do të mbështesim fort çdo nismë për të investuar në Shqipëri në funksion të punësimit”,– deklaroi Rama.

Kryeministri Rama ka kërkuar nga deputetët vazhdimin e misionit për të bindur çdo investitor të mundshëm për avantazhet që do sjellë investimi i tyre. Rama u rikujtoi deputetëve përgjegjësinë e barrës që kanë marrë përsipër dhe detyrën për t’i shërbyer Shqipërisë me përkushtim, që iu ngarkua nga 1 milionë votues.

“Interesi është aty, kompanitë e interesuara janë aty dhe na takon ne që me iniciativën tonë ti kontaktojmë dhe ti bindim për avantazhet që ka hapja e një ndërmarrje sado të vogël apo investimi sado të madh në Shqipëri”- vijoi kryeministri”. (…)  Është koha që të gjithë pa përjashtim të kuptojnë se në 23 qershor kemi marrë një detyrë të lartë dhe i vetmi privilegj i ri që kemi fituar është privilegji për tu shërbyer njerëzve me përkushtim, për ti shërbyer Shqipërisë me përkushtim. Të justifikojmë me fakte që burojnë nga puna e përditshme detyrën e lartë që 1 milion shqiptarë na ngarkuan”,- deklaroi Rama para deputetëve socialistë.

 

Bushati pro çeshtjes çame.Venizelos: kush ka ankesa t’i drejtohet Strasburgut

largea_bushati-venizelos-jpg1380102134Zv. Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos është takuar sot me Ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati.

Gjatë Konferencës për shtyp Ministri Bushati, vlerësoi se është e nevojshme në kuadrin e një klime të mirë besimi, që të riaktivizohen mekanizmat të parashikuar nga traktati i miqësisë shoqëruar me heqjen e gjendjes së luftës, çka nuk reflekton realitetin e ditëve të sotme.

“Ndërmjet dy vendeve tona, ekziston një traktat miqësie e bashkëpunimi, i cili për ne përbën gurin e themelit, të intensifikimit të marrëdhënieve dy palëshe dhe adresimit brenda këtij kuadri ligjor institucional të gjitha çështjeve, që kërkojnë trajtim larg çdo lloj nuance nacionaliste, që përpiqet të dëmtojë marrëdhënien e dy popujve tanë. Besojmë, se riaktivizimi i mekanizmave të parashikuar nga traktati i miqësisë shoqëruar me heqjen e ligjit të luftës së 1940, nga Greqia i cili në vendet tona nuk pasqyron realitetin e sotëm të miqësisë së mirë, rrugëtimin europian dhe miqësinë e hershme të dy vendeve, do të krijonte një mjedis besimi të ndërsjellët dhe njëkohësisht do të mundësonte fitimin e të drejtave pronësore të mohuara në përputhje me të drejtat ndërkombëtare. Kemi të gjithë vullnetin politik dhe do të investojmë kapacitetin tonë njerëzor e profesional për adresimin e çështjeve të mbartura në të shkuarën dhe ato që kanë lindur rishtazi” -tha Bushati.

Ndërsa Zv. Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos deklaroi në lidhje me këtë pikë, se gjendja e paqes është shpallur që në 1987 nga Këshilli i Ministrave dhe gjithkush që kërkon diçka nga kuadri ligjor grek duhet t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut.

“Presim integrimin e Shqipërisë në BE dhe na lidh marrëdhënia e ngushtë e miqësisë, fqinjësisë së mirë. Jemi dy vende, që besojmë në nevojën e stabilitetit në rajon e më gjerë. Gjendjen e paqes e ka shpallur që në 1987 Këshilli i Ministrave të Greqisë, që në 1986 gjithkush që ka diçka për të kërkuar te kuadri ligjor grek, ka të drejtën t’i drejtohet edhe Strasburgut, kemi një kuadër shumë të sigurt bashkëpunimi,  që përforcohet nga marrëdhëniet dhe po hedhim edhe hapat pasardhës. Vendosëm të mblidhet komisioni dypalësh për çështjen e varrezave, do riaktivizojmë komisionet e përbashkëta për të diskutuar të gjitha çështjet që na interesojnë. Urimet më të ngrohta për qeverinë shqiptare dhe popullin mik shqiptar, për përparim begati dhe të arrijë objektivat evropiane”,- tha Venizelos.

Zyrtari i lartë grek ka një sërë takimesh në axhendën e tij personale të cilta do të vazhdojnë me Presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani, me Kryeministrin Edi Rama, me Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, me kreun e PD Lulzim Basha, kreun e PBDNJ, Vangjel Dule, ndërsa do të vizitojë gjithashtu edhe selinë e Kishës Ortodokse, ku do të takojë edhe Kryepeshkopin Anastas.

Vizita e Venezilos do të ndiqet pak kohë më pas nga vizita zyrtare e Presidentit grek Karolos Papulias, më 4 dhe 5 nëntor. Kjo vizite bëhet gjithashtu edhe në kuadrin e Presidencës së BE-së, që Greqia do ta marrë në Janar të vitit 2014.

 

SHKB hetim dosjeve të oficerëve

shkbShërbimi i Kontrollit të Brendshëm në polici, ka nisur sot hetimin e të gjitha dosjeve të oficerëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Në fokus të hetimit do të jenë verifikimi i marrjes së gradave nga krye-komisarë deri tek drejtuesit e parë. Burime nga Ministria e Brendshme, bëjnë me dije se do të çohen për ndjekje penale, të gjithë ata personat që gjenden me shkelje ligjore, raporton “Shqiptarja.com”.

Një grup i përbërë nga oficerë të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme, janë paraqitur sot në orën 08:00  të mëngjesit në Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe kanë nisur punën për verifikimin e të gjitha dosjeve të punonjësve të uniformave blu. Kjo për të parë se sa është respektuar ngritja në detyrë apo emërimi në detyrë i tyre.

Në fokusin kryesor të grupit të hetimit, të ngritur nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, do të jenë gradimi i oficerëve të lartë të Policisë së Shtetit, pasi për emërimet në këtë sektor janë hedhur akuza të ndryshme për dhënien pa meritë të gradave oficerëve të lartë.

Një shtëpi në Ballenstedt, Gjermani

germania1310
Një shtëpi në Ballenstedt, Gjermani. (Matthias Bein, Dpa/Afp)

Venizelos takon Bushatin, Pirro Dhima në Tiranë si deputet i Parlamentit grek

dhimaMinistri i Jashtëm dhe zv/kryeministri grek, Evangelos Venizelos, po zhvillon një vizitë zyrtare ne Shqipëri. Pjesë e delegacionit grek është edhe deputeti i PASOK-ut, i lindur dhe rritur në Shqipëri, Pirro Dhima.

Ministri grek Venizelos e ka nisur vizitën e tij me një takim me homologun shqiptar, Ditmir Bushati. Takimi po zhvillohet në ambientet e Ministrisë së Jashtme dhe me pas të dy ministrat pritet të dalin në një konferencë për shtyp.

Ndërkohë sipas njoftimit të Ministrisë greke të Punëve të Jashtme, zyrtari i lartë grek do të pritet nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, më pas do të ketë takime me kryeministrin Edi Rama, kryeparlamentarin, Ilir Meta dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Ai do të takojë edhe kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe atë të PBDNJ, Vangjel Dule. Venizelos do të vizitojë gjithashtu edhe selinë e Kishës Ortodokse, ku do të takojë Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Vizita e Venizelos në Shqipëri zhvillohet disa ditë para asaj të Presidentit grek, Karolos Papulias, i cili do të mbërrijë në Tiranë më 4 dhe 5 nëntor. Vizita bëhet edhe në kuadrin e Presidencës së BE-së, që Greqia do ta marrë në janar të vitit 2014. Sipas medias greke, në takime do të trajtohen çështje dypalëshe si procesi i ratifikimit të Marrëveshjes së Ujërave detare, etj.