Bushati pro çeshtjes çame.Venizelos: kush ka ankesa t’i drejtohet Strasburgut

42

largea_bushati-venizelos-jpg1380102134Zv. Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos është takuar sot me Ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati.

Gjatë Konferencës për shtyp Ministri Bushati, vlerësoi se është e nevojshme në kuadrin e një klime të mirë besimi, që të riaktivizohen mekanizmat të parashikuar nga traktati i miqësisë shoqëruar me heqjen e gjendjes së luftës, çka nuk reflekton realitetin e ditëve të sotme.

Ndërmjet dy vendeve tona, ekziston një traktat miqësie e bashkëpunimi, i cili për ne përbën gurin e themelit, të intensifikimit të marrëdhënieve dy palëshe dhe adresimit brenda këtij kuadri ligjor institucional të gjitha çështjeve, që kërkojnë trajtim larg çdo lloj nuance nacionaliste, që përpiqet të dëmtojë marrëdhënien e dy popujve tanë. Besojmë, se riaktivizimi i mekanizmave të parashikuar nga traktati i miqësisë shoqëruar me heqjen e ligjit të luftës së 1940, nga Greqia i cili në vendet tona nuk pasqyron realitetin e sotëm të miqësisë së mirë, rrugëtimin europian dhe miqësinë e hershme të dy vendeve, do të krijonte një mjedis besimi të ndërsjellët dhe njëkohësisht do të mundësonte fitimin e të drejtave pronësore të mohuara në përputhje me të drejtat ndërkombëtare. Kemi të gjithë vullnetin politik dhe do të investojmë kapacitetin tonë njerëzor e profesional për adresimin e çështjeve të mbartura në të shkuarën dhe ato që kanë lindur rishtazi” -tha Bushati.

Ndërsa Zv. Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos deklaroi në lidhje me këtë pikë, se gjendja e paqes është shpallur që në 1987 nga Këshilli i Ministrave dhe gjithkush që kërkon diçka nga kuadri ligjor grek duhet t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut.

Presim integrimin e Shqipërisë në BE dhe na lidh marrëdhënia e ngushtë e miqësisë, fqinjësisë së mirë. Jemi dy vende, që besojmë në nevojën e stabilitetit në rajon e më gjerë. Gjendjen e paqes e ka shpallur që në 1987 Këshilli i Ministrave të Greqisë, që në 1986 gjithkush që ka diçka për të kërkuar te kuadri ligjor grek, ka të drejtën t’i drejtohet edhe Strasburgut, kemi një kuadër shumë të sigurt bashkëpunimi,  që përforcohet nga marrëdhëniet dhe po hedhim edhe hapat pasardhës. Vendosëm të mblidhet komisioni dypalësh për çështjen e varrezave, do riaktivizojmë komisionet e përbashkëta për të diskutuar të gjitha çështjet që na interesojnë. Urimet më të ngrohta për qeverinë shqiptare dhe popullin mik shqiptar, për përparim begati dhe të arrijë objektivat evropiane”,- tha Venizelos.

Zyrtari i lartë grek ka një sërë takimesh në axhendën e tij personale të cilta do të vazhdojnë me Presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani, me Kryeministrin Edi Rama, me Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, me kreun e PD Lulzim Basha, kreun e PBDNJ, Vangjel Dule, ndërsa do të vizitojë gjithashtu edhe selinë e Kishës Ortodokse, ku do të takojë edhe Kryepeshkopin Anastas.

Vizita e Venezilos do të ndiqet pak kohë më pas nga vizita zyrtare e Presidentit grek Karolos Papulias, më 4 dhe 5 nëntor. Kjo vizite bëhet gjithashtu edhe në kuadrin e Presidencës së BE-së, që Greqia do ta marrë në Janar të vitit 2014.