SHKB hetim dosjeve të oficerëve

80

shkbShërbimi i Kontrollit të Brendshëm në polici, ka nisur sot hetimin e të gjitha dosjeve të oficerëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Në fokus të hetimit do të jenë verifikimi i marrjes së gradave nga krye-komisarë deri tek drejtuesit e parë. Burime nga Ministria e Brendshme, bëjnë me dije se do të çohen për ndjekje penale, të gjithë ata personat që gjenden me shkelje ligjore, raporton “Shqiptarja.com”.

Një grup i përbërë nga oficerë të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme, janë paraqitur sot në orën 08:00  të mëngjesit në Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe kanë nisur punën për verifikimin e të gjitha dosjeve të punonjësve të uniformave blu. Kjo për të parë se sa është respektuar ngritja në detyrë apo emërimi në detyrë i tyre.

Në fokusin kryesor të grupit të hetimit, të ngritur nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, do të jenë gradimi i oficerëve të lartë të Policisë së Shtetit, pasi për emërimet në këtë sektor janë hedhur akuza të ndryshme për dhënien pa meritë të gradave oficerëve të lartë.