Mblidhet Grupi Parlamentar i PS-së, Rama: Është koha t’iu shërbejmë njerëzve

48

Albanian opposition leader Edi Rama gives a press conference February 1, 2011 in Tirana. Rama called for fresh anti-government protests in the capital on January 4th, for the third week in succession. He said the marches in the Tirana and at least four other cities were to demonstrate "peaceful resistance" to the government. Three people were killed during an anti-government protest in Tirana on January 21st. Rama said he had spoken to European Union foreign policy chief and EU enlargement commissioner who told him they were ready to mediate in the opposition's dispute with the government. AFP PHOTO / STR (Photo credit should read STRINGER/AFP/Getty Images)Kryeministri Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar së PS-së, ka kërkuar nga deputetët që të bëhen promotorë të zhvillimit të komunitetit dhe promotorë të investimeve të huaja që sjellin punësim për komunitetin.

Qeveria do të komunikojë me deputetët dhe përmes jush me çdo komunitetit në Shqipëri. Pres prej jush të bëheni jo vetëm zëdhënësit e komunitetit pranë qeverise por dhe promotorë të zhvillimit të komunitetit. Është koha që çdo deputet dhe grup deputetësh sipas qarqeve të bëhet promotor i investimeve të huaja që sjellin punësim për komunitetin. Është e domosdoshme që deputetët të bëhen pjesë integrale e përpjekjeve për të sjellë në Shqipëri kompani investimesh nga vendet fqinje dhe më gjerë akoma. Do të mbështesim fort çdo nismë për të investuar në Shqipëri në funksion të punësimit”,– deklaroi Rama.

Kryeministri Rama ka kërkuar nga deputetët vazhdimin e misionit për të bindur çdo investitor të mundshëm për avantazhet që do sjellë investimi i tyre. Rama u rikujtoi deputetëve përgjegjësinë e barrës që kanë marrë përsipër dhe detyrën për t’i shërbyer Shqipërisë me përkushtim, që iu ngarkua nga 1 milionë votues.

Interesi është aty, kompanitë e interesuara janë aty dhe na takon ne që me iniciativën tonë ti kontaktojmë dhe ti bindim për avantazhet që ka hapja e një ndërmarrje sado të vogël apo investimi sado të madh në Shqipëri”- vijoi kryeministri”. (…)  Është koha që të gjithë pa përjashtim të kuptojnë se në 23 qershor kemi marrë një detyrë të lartë dhe i vetmi privilegj i ri që kemi fituar është privilegji për tu shërbyer njerëzve me përkushtim, për ti shërbyer Shqipërisë me përkushtim. Të justifikojmë me fakte që burojnë nga puna e përditshme detyrën e lartë që 1 milion shqiptarë na ngarkuan”,- deklaroi Rama para deputetëve socialistë.