Harito, opozitës: Le t’i lëmë kushtet mënjanë dhe të dialogojmë

40

M-haritoPas ftesës së Kryeministrit Edi Rama drejtuar krerëve të opozitës në vend për dialog në lidhje me ligjin e nëpunësit civil dhe përgjigjes së tyre, se do të jenë të gatshëm për dialog, vetëm nëse tërhiqet akti normativ për nëpunësin civil, vjen dhe përgjigja nga shumica qeverisëse.

Në një deklaratë për shtyp Ministria e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito ka deklaruar se, nuk mund të dialogohet me kushte, le t’i lëmë kushtet mënjanë dhe dialogojmë.

Nëse opozita mendon që ligji është i zbatueshëm të na thotë në tryezë argumentet e veta. Të vijë e të dëgjojë argumentet tona, ky është dialogu, por nëse opozita mendon se është aty vetëm për të thënë jo, ne themi që kemi shumicën konsensusale dhe do e vëmë në lëvizje, deri të enjten ka kohë, le të dialogojmë pa kushte, ne nuk vëmë kushte edhe opozita të mos vërë kushte “- tha ajo.