Procedim penal ndaj mësuesit, dhunoi nxënësin minoren

dhuna ne shkolleDhuna e ushtruar ndaj nxënësit minoren 15 vjeçar XH.L, ka pezulluar mësuesin e muzikës, deri në përfundim të hetimeve.

Rasti është denoncuar nga vetë nxënësi Xh. L, 15 vjeç, i klasës së nëntë në shkollën e fshatit Podgorie në Korçë. Në lidhje me dhunën, 15 vjeçari ka denoncuar mësuesin e muzikës, Arbër Gollobërda.  

Pas ngjarjes, prindërit e nxënësit të klasës së 9-të kanë denoncuar mësuesin në policinë e Korçës. Pezullimi i mësuesit vjen deri në përfundim të hetimeve.

Ngjela: Presidenti dhe Prokurori i Përgjithshëm duhet të japin dorëheqjen

Spartak-Ngjela1Kreu i Partisë për Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, ka postuar në profilin e tij një ese rreth sistemit të drejtësisë në vend. Ngjela shkruan se, korrupsioni i ish qeverisë ka qenë i madh, sepse mendonin se do të rrinin gjatë në pushtet nga maniplimi i votave që bënte Sali Berisha. Ngjela shprehet se nuk mund të kihet besim tek Prokuroria, pasi ajo është e korruptuar nga pushteti politik dhe pushteti i parasë. Zgjidhja që avokati i jep kësaj situate është dorëheqje e Presidentit dhe e Prokurorit të Përgjithshëm si mjet për të mos u zhytur në korrupsionin që po prodhon situata me të korruptuarit e akuzuar, e cila erdhi si pasojë e një votimi masiv popullor.

Nje ESE per…

Ka filluar goditja penale. Ne fakt kjo pritej, sepse maxhorances aktuale, nese nuk do te denoconte krimin, do t’i humbiste krejt fuqia, dhe ne Shqiperi do te fillonin levizjet. Shqiptaret jane te ngarkuar emocionalisht kunder korrupsionit dhe krimit, dhe per kete kane votuar masiivisht kunder Sali Berishes. Prandaj, Prokuroria eshte inonduar nga denoncimet qe po bejne qeveritaret e rinj nga hetimi i dokumentacionit qe gjendet ne analet e dikastereve qendrore. Korrupsioni ka qene i madh, dhe vjedhesit kane punuar sikur te kene qene ne shtepine e tyre. Iu ka qene mbushur mendja se do te ishin shume afatgjate ne pushtet, sepse besonin te manipulimi i votave nga Sali Berisha. Edhe ky vete, ketu e ka pase mbeshtetur forcen dhe shpresen e tij. Por koha e solli qe vershimi shqiptar nuk e perfilli manipulimin berishian me njeqind apo me dyqind mije vota. Tani gjithcka eshte sheshit, dhe Prokuroria nuk ka nga t’ia mbaje ne kete fillim. Por, ky eshte vetem fillimi, sepse Prokurori i Pergjithshem eshte i Saliut. Cfare do te ndodhe?

Ne fakt ketu fillon analiza…

Prokuroria eshte sigurisht e korruptuar ne te dyja drejtimet qe ne fakte jane dy trysni qe vijne si pushtete: pushteti politik dhe pushteti i parase. Domethene kjo Prokurori, ne rrafsh kombetar, eshte e dominuar edhe nga forca e pushtetit politik qe ka ikur por qe ka mbetur te Presidenti i Republikes; edhe nga forca e parase qe sigurisht se vjen nga poshte. Prandaj, pyetja qe ngrihet ne kete rast eshte kjo: a do t’i rezistoje Prokuroria ketij tundimi qe i vjen nga parate dhe frika nga pushteti i Presidenti i Republikes dhe nga Prokurorit te Pergjithshem? Une mendoj se nuk do te kete mundesi qe Prokuroria e sotme t’i hetoje normalisht keto ceshtje. Shenjat e deritanishme jane se ajo do ta deformoje hetimin, dhe, me hetim te deformuar, do t’i dergoje ceshtjet ne Gjykate, e cila, duke qene edhe ajo e korruruptuar, do t’i pushoje ceshtjet per “mungese provash”, ose do te jape pafajsi serish me kete motivacion: “nuk ka prova te mjaftueshme”. Nuk mund te kete logjike tjeter vec kesoj, nese do te kujtohemi se, te gjitha ceshtjete qe ka hetuar Prokuroria Shqiptare kunder personaliteteve te larta, keshtu jane degraduar. Edhe kete here nuk ka sesi te ndodhe ndryshe. Nga kush do te kene frike: a mund te ndeshkohen gjyqtaret me kete KLD dhe me kete Minister Drejtesie? Kurre. A mund te detyrohen prokuroret e rrretheve gjyqesore qe te hetojne normalisht? Kurre nuk mund te ndodhe kjo, sepse ata ne fakt do te marrin edhe pará per sherbimet qe do te bejne, sepse ministrat dhe drejtoret qe do te denoncohen, sigurisht qe kane shume para. Kur gjyqtaret dhe prokuroret jane te mbrojtur politikisht ata, si sherbim, kane edhe te drejten te marrin shume pará nga te korruptuarit e kapur. Ne fakt ky eshte krimi i organizuar shqiptar sot, te cilit, nuk mund t’i behet balle perpara sesa te behet nje reforme qe nga Presidenca e deri te Prikuroria e Pergjithsme. Dhe reforma duhet te jete e Thelle; dhe kete duhet ta dije mire e ta shohe edhe Presidenti i Republikes, edhe Prokurori I Pergjithshem, edhe KLD-ja. Por deri tani, nuk ka asgje, dhe, Pjesen Natyrore te Shtetit e ka ne dore korrupsioni i rrezuar nga pushteti politik por jo nga pushteti juridik. Nuk duhet te harrohet kurre, se, pushteti juridik, ne nje sistem si ky yni, eshte me i fuqishmi; por kur kete e ka kapur dhe e drejton krimi, si rregull, ndaj tij nenshtrohet edhe pushtei politik. Prandaj duhet urgjentisht te filloje te shpallet doktrina ligjore e reformes shqiptare ne sistemin legal. Nga ana tjeter, te dy kreret e institucioneve, Presidenti i Republikes dhe Prokurori i Pergjithshem, nese vertet do te shpallet nje reforme me nje doktrine, e cila detyrimisht do t’i behet transparente opinionit publik, duhet te japin doreheqjen, sepse ajo eshte e vetmja mundesi e tyre per te mos qene te implikuar ne situaten korruptive dhe kriminale qe sapo eshte rrezuar me 1 000 000 vota… Nese nuk do te behet kjo reforme ligjore, jam i bindur se ceshtja do te degradoje ashtu sic e shpjegova ne kete ESE.

Clegg del kundër kryeministrit

Liberal Democrats leadership contestZv.kryeministri britanik, Nick Clegg, ka dalë kundër vendimit të qeverisë së Londrës për të marra masa akoma më të ashpra kundër emigrantëve. Ai ka deklaruar se nuk do të tolerojë shtrëngime të tjera ndaj emigrantëve nga Bashkimi Evropian, sa kohë që ai do të jetë në zyrë si zv.kryeministër.

Lideri i liberaldemokratëve ka këmbëngulur se shtrëngimet e propozuara për emigrantët janë të mjaftueshme për të mbrojtur Britaninë nga fluksi i madh i emigrantëve që mund të vijë nga Evropa Perëndimore. Ai ka paralajmëruar se nuk do të ketë negociatat të tjera me kolegët e Partisë Konservatore, përpara vitit 2015.

Në një intervistë për “The Sunday Times” ai shprehet: “Ky është caku deri ku mund të shkojmë”, duke nënkuptuar se nuk do të shkojë më thellë kundër emigrantëve.

Ky reagim i Clegg-ut vjen dy ditë pas deklaratës së kryeministrit të Britanisë, David Cameron në Bruksel, i cili tha se Britania e Madhe do të mbështesë çdo lloj ekspansioni të Bashkimit Evropian për emigrantët, derisa të vendoset një kontroll tepër i rreptë mbi emigrantët.

Statusi, Rama: Refuzoj me përçmim fyerjet ndaj shqiptarëve

edi rama-3Me rastin e shpalosjes së punës që qeveria e re ka bërë për 99 ditë, që nga ardhja në pushtet, kryeministri Edi Rama, nuk ka lënë pa përmendur as çështjen më të nxehtë të ditëve të fundit, atë të statusit kandidat të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Nga fjala e tij duket se kryeministri Rama është “revoltuar” për mosmarrjen e statusit kandidat, edhe pse në qoftë se do të merrej, ai nuk do ta njihte vetëm si meritë të qeverisë së tij, por edhe të ish-qeverisë Berisha.

Rama u shpreh se vendimi për marrjen e statusit në qershor, nuk ishte vendimi më i mirë që BE mund të merrte për Shqipërinë, dhe madje as për rajonin. Kreu i qeverisë theksoi disa përfaqësues forcash ekstremiste antievropiane, në disa vende anëtare të BE-së, që mbajtën qëndrime të papranueshme ndaj Shqipërisë.

Rama tha se refuzon të pranojë në heshtje fyerjet dhe kategorizimet e papranueshme që iu bënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në prag të vendimmarrjes, jo nga institucionet e Bashkimit Evropian, as nga qeveritë e vendeve të Bashkimit Evropian, por nga forca dhe individë që ëndërrojnë hapur dhe propagandojnë përditë mbylljen në vetvete të Bashkimit Evropian dhe deri edhe daljen nga euroja apo nxjerrjen e vendeve të tyre jashtë BE-së.

Më tej ai nënvizoi: “Si kryeministër i këtij vendi e refuzoj me përçmim abuzimin që bëjnë në fenë e shqiptarëve, këto lloj forcash dhe individësh që s’kanë asnjë lidhje me idealin e etërve themelues të Bashkimit Evropian. Dua të jem prapë shumë i qartë dhe në shqipen evropiane, dua ta përcaktoj sot rrugën tonë drejt familjes evropiane me fjalët e njërit prej mendjendriturve më të mëdhenj të Evropës, që ia kushtoi jetën dhe kaloi mes shumë peripecish për të çelur rrugën e Bashkimit Evropian, Jean Monnet, i cili thoshte ‘nuk jam optimist, por jam i vendosur për Bashkimin Evropian’.

Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama, në lidhje me statusin e Shqipërisë:

Padyshim që 100-ditëshi do të kishte qenë perfekt në qoftë se do të ishte kurorëzuar me statusin e kandidatit, edhe pse e kemi thënë dhe padyshim e përsëris edhe sot nuk do të ishte arritja jonë ekskluzive. Ne thjesht bëmë çmos në 100 ditë që t’i jepnim atë shtysë që mungonte për ta merituar statusin bazuar në çka është shprehur Komisioni 1 vit më parë dhe bazuar në gjithçka kemi dëgjuar nga miqtë dhe partnerët tanë që nga fillimi i 100-ditëshit. Nisma për dialog të nivelit të lartë ndërmjet Shqipërisë dhe Komisionit Evropian që Komisioneri Fyle e vlerësoi si nismën e dialogut të nivelit të shkëlqyer ishte njëri nga hapat e kërkuar prej kohësh dhe që ne e realizuam falë edhe angazhimit të drejtpërdrejtë të Ministres së Integrimit me shumë përkushtim në gjithë këtë proces. Plani Strategjik i Veprimit për Luftën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përsëri ishte një domosdoshmëri e shkuar dhe u realizua në një kohë rekord.

Po ashtu edhe krijimi i sektorit të Shoqërisë Civile në Ministrinë e Integrimit ishte një risi që u përshëndet. Por, të gjitha këto nuk ishin ç’ka e kishin penguar Shqipërinë deri dje të merrte statusin. Të gjitha këto ishin plotësuese për të marrë vlerësimin e lartë që morëm dhe, sigurisht, vendimi për marrjen e statusit në qershor nuk ishte vendimi më i mirë që BE mund të merrte. As për rajonin nuk ishte gjëkundi vendimi më i mirë. S’ka dyshim që ne na vjen mirë, më vjen mirë mua, i vjen mirë të gjithë ministrave, i vjen mirë gjithë përfaqësuesve të shumicës parlamentare që puna e sapo nisur e qeverisë së re është vlerësuar me notat më pozitive, nga vendet anëtare. Gjë që na është ritheksuar qoftë në bisedën e drejtpërdrejtë me komisionerin Fyle pas marrjes së vendimit, marrjes së vendimit për të mos marrë vendim, qoftë në takimin që së bashku me ministrin e Jashtëm dhe ministren e Integrimit kemi pasur me ambasadorët e Bashkimit Evropian para dy ditësh. Mbetemi të keqardhur që opozita vazhdon “ia mbyt katundit” siç i thonë lidhur me çështjen e statusit, ndërkohë që vetë kushtet e vështirësuara prej situatës brenda disa vendeve anëtare të BE-së mund ta kishin bërë opozitën më solidare jo me qeverinë natyrisht, por me shqiptarët përballë qëndrimesh të papranueshme që mbajtën haptazi ndaj nesh, në vigjilje të vendimmarrjes, përfaqësues forcash ekstremiste antievropiane në disa vende anëtare.

E kam dëgjuar nga udhëheqësa dhe udhëndjekësa të Partisë Demokratike të na akuzojnë si eurofobë, se po hedhim baltë mbi Evropën. Jo! Ne thjesht kemi refuzuar të pranojmë në heshtje fyerjet dhe kategorizimet e papranueshme që iu bënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në prag të vendimmarrjes, jo nga institucionet e Bashkimit Evropian, as nga qeveritë e vendeve të Bashkimit Evropian, po nga forca dhe individë që ëndërrojnë hapur dhe propagandojnë përditë mbylljen në vetvete të Bashkimit Evropian dhe deri edhe daljen nga euroja apo nxjerrjen e vendeve të tyre jashtë BE-së. Kësi forcash, fatkeqësisht, po rriten nëpër sondazhe në vendet e tyre dhe zërat e kësisoj individëve është fakt se arrijnë ta ndikojnë për keq edhe fatin në tërësi të politikës evropiane të zgjerimit. Kjo është e vërteta. Është një e vërtetë e njohur botërisht. Nuk është shpikje e jona, siç ishte për shembull albanofobia që ishte shpikje ekskluzivisht shqiptare. Nëse për opozitën këto forca janë të dëshiruara sepse pengojnë, përveç shumë gjërash, brenda BE-së edhe rrugën tonë të integrimit dhe kështu opozita mund të fajësojë qeverinë apo mua vetë për mosmarrjen e statusin me shpresën, në fakt, të varfër se do nxjerr ndonjë pikë uji për mullirin e vet në këtë thatësirë të madhe për të, kjo është zgjedhja e opozitës. Ndërsa unë vetë mes heshtjes kokulur ndaj deklaratave të atyre që në çfarëdo gjuhe të Evropës e akuzojnë haptazi Shqipërinë si çerdhen e gjithë të zezave dhe thënies shqip të të vërtetës se këto lloj forcash dhe jo Shqipëria janë problemi i Bashkimit Evropian, sot, nuk preferoj heshtjen tinëzare për motive politike të brendshme, po shqipen e qartë, shqipen evropiane të Naim Frashërit që ia ka thënë këtij kombi kaherë se dielli i shqiptarëve lind nga perëndimi. Shqipen evropiane të Fan Nolit që e bëri Shekspirin të flasë edhe shqip dhe foli për të gjithë shqiptarët gjuhën evropiane të integrimit në Evropë ende pa aguar Bashkimi Evropian. Shqipen evropiane që në Shqipëri e flasin njësoj në harmoni myslimanë dhe të krishterë, në emër të së cilëve si kryeministër i këtij vendi e refuzoj me përçmim abuzimin që bëjnë në fenë e shqiptarëve, këto lloj forcash dhe individësh që s’kanë asnjë lidhje me idealin e etërve themelues të Bashkimit Evropian.

Dua të jem prapë shumë i qartë dhe në shqipen evropiane dua ta përcaktoj sot rrugën tonë drejt familjes evropiane me fjalët e njërit prej mendjendriturve më të mëdhenj të Evropës, që ia kushtoi jetën dhe kaloi mes shumë peripecish për të çelur rrugën e Bashkimit Evropian, Jean Monnet, i cili thoshte ‘nuk jam optimist, por jam i vendosur për Bashkimin Evropian’. Rrugën e fatit evropian për atdheun tonë e kanë shkruar gjeografia, historia, gjaku, letrat dhe stërmundimet e njerëzve tanë, që nga rilindasit e kombit tek heronjtë e çdo beteje për kombin shqiptar, që nga dëshmorët e Luftës Nacional Çlirimtare tek martirët e diktaturës komuniste, që nga emigrantët e parë të ambasadave dhe studentët e dhjetorit, pak pas tyre, tek artistët që shkëlqejnë nëpër botë dhe tek çdo shqiptar i zakonshëm që në tërë këto vite ka ëndërruar Evropën dhe ka ndërtuar një copëz sado të vogël Evrope, qoftë këtu në Shqipëri për vendin apo për familjen e vet, qoftë jashtë Shqipërisë. Rrethanat e reja në Evropë prodhojnë, fatkeqësisht, gjithnjë e më pak optimizëm për Bashkimin Evropian dhe gjithnjë e më shumë “enlargement fatigue” siç e quajnë atyre anëve lodhjen nga zgjerimi, ndërsa për ne prodhojnë përditë dhe më shumë vendosmëri.

Vendosmëri jo për t’u mbushur mendjen atyre që do të na gjykojnë në Bruksel për progresin e bërë, por për të ndërtuar çdo ditë për popullin tonë rrugën e Shqipërisë Evropiane. Vendosmëri për ta rilindur vendin tonë dhe për ta ngritur atë në lartësinë e duhur në sytë e mbarë botës. Vendosmëri për të ecur më shpejt në rrugën që kemi nisur në këto 100 ditë, për të vendosur rendin ligjor dhe rilindur ekonominë kombëtare dhe familjare të shqiptarëve. Vendosmëri për dialog për të dëgjuar me vëmendje të tjerët, opozitën, sipërmarrjen, grupet e interesit, shoqërinë civile, përpara se sa të marrim vendimet që e kemi ne peshën e përgjegjësisë t’i marrim për çka është në kompetencat e qeverisë. Vendosmëri për të marrë përgjegjësi për të bërë ne të parët detyrën karshi kushtetutës, ligjit, palëve të tjera të interesuara sipas çështjeve dhe rasteve dhe pastaj për ta kërkuar deri në fund marrjen e përgjegjësisë edhe nga të tjerët. Vendosmëri për të krijuar dhe forcuar partneritete në çdo drejtim dhe për çdo sfidë për të ndërtuar së bashku me të tjerët falë dialogut dhe përgjegjësive respektive rrugën e re të Shqipërisë së gjeneratës tjetër. 100 ditë pasi u ulëm në shërbim të zgjedhësve dhe për Shqipërinë e gjeneratës tjetër në tryezën e qeverisë së vendit, ne, edhe falë refuzimit për të na e dhënë statusin tani dhe për të na e lënë në qershor, jemi ende më të vendosur dhe ende më besimplotë se ç’ishim që jo vetëm do t’ia dalim të mbajmë çdo zotim që kemi marrë përpara shqiptarëve, por do t’ia dalim që në katër vjet të transformojmë imazhin e të huajve për Shqipërinë, atdheun tonë të përbashkët.

Serbia kërcënon Merkelin me bombën e LBD-së

draganLideri i partisë “Serbia Unike”, Dragan Markoviç, ka deklaruar se do t’i dërgojë një foto kancelares gjermane Angela Merkel, foto në të cilën tregohet një bombë e LBD-së, e gjetur kohë më parë në Beograd.

Markoviç, ka shtuar se foton do t’ia dërgojë për t’i dhënë mesazhin se “nëse paraardhësit e saj kanë vrarë popullin jugosllav, pasardhësit e tyre nuk duhet ta ndalojnë Serbinë në rrugën për në Bashkimin Evropian”.

Ai ka deklaruar para medieve serbe jagodinasit nuk i frikësohen askujt, pavarësisht se në Serbi nuk guxon ta thotë askush këtë gjë. Dragan Markoviç është kryetar i Kuvendit Komunal të Jagodinës, raporton “Express”.

Gjermania, përmes dokumentit “non paper”, në bashkëpunim me Londrën, ka kërkuar dhe ka këmbëngulur që në fund të procesit për anëtarësim të Serbisë në BE, Beogradi të normalizojë në tërësi marrëdhëniet me Kosovën dhe të nënshkruajë një marrëveshje detyruese me Prishtinën lidhur me këtë.

Testoni trupin, ai flet

corpoSytë, thonjtë dhe lëkura janë treguesit tanë që na zbulojnë sëmundjet. Mësoni se si të lexoni shenjat e tyre me anë të një kontrolli trupor.

1. SYRI SPIUN
Shikoni sytë tuaj, ata zbulojnë më shumë se 3000 gjendje shëndetsore të ndryshme si: mungesat e vlerave ushqimore, të dëgjuarit, shqetësimet e qarkullimit të gjakut dhe çrregullimet e tretjes.
• Nëse e bardha e syrit ka ngjyrë të verdhë, ju mund të vuani nga verdhëza, e cila është shenja kryesore që tregon se mund të keni probleme me mëlçinë.
• A vini re ndonjë vijë midis irisit dhe pjesës së bardhë apo ndonjë kokërr dhjamore poshtë tyre? Nëse po, kjo tregon nivel të lartë kolesteroli, i cili mund të shkaktojë shqetësimi apo goditje në zemër. Si rrjedhojë, është mirë që të bëni analizat e duhura.
• Fryrjet poshtë syve apo dridhjet e muskujve të tyre mund të jenë shenja të mungesës së magnezit. Ky mineral është i nevojshëm për të patur kocka dhe dhëmbë të shëndetshëm. Ju mund ta gjeni magnezin tek perimet me fletë jeshile, farat dhe drithërat.
• Syri i skuqur dhe i acaruar, është zakonisht simptomë e një anomalie që ka të bëjë me fryrjen e dhimbshme të shtresës së hollë që mbulon kokërrdhokun e syrit. Kjo vjen si rezultat i mungesës së vitaminave B. Këto vitamina gjenden tek drithërat si: orizi i paqëruar, embrioni i grurit dhe mëlçia.
• Të thatët në rrënjët e qerpikëve janë shenjë e sigurt se fuqitë tuaja kanë rënë.

2. TESTI I THONJVE
Kontrolloni thonjtë rregullisht! Ata duhet të jenë të fortë dhe të kenë ngjyrë rozë të çelur. Nëse keni thonj të thyeshëm dhe të valëzuar dukshëm apo me njolla të bardha, ka mundësi që gjëndra tiroide të mos jetë shumë aktive.
• Njollat e bardha mund të shkaktohen nga mungesa e kalciumit, i cili së bashku me vitaminën D nevojiten për t’i rezistuar dobësimit dhe thyerjes së kockave. Kalciumi gjendet tek produktet e qumështit, sardelet dhe peshqit e tjerë të vegjël me kocka të ngrënshme, tek perimet me gjethe jeshile dhe kokrrat e sojës.
• Trashja dhe zgjerimi i majave të gishtave mund të jenë shenjë e sëmundjeve kronike në mushkëri si rrjedhojë e anomalive të zemrës.

3. TESTI I LËKURËS
Tërheqja e lëkurës së pjesës së prapme të dorës, të jep mundësinë të kuptosh se sa je plakur. Nëse lëkura lëshohet shpejt, kjo do të thotë se keni lëkurë të shëndetshme, por Nëse ajo lëshohet ngadalë, lëkura po e humbet elasticitetin e saj. Për ta shmangur këtë sa më shumë, duhet të rrini larg diellit, duhanit dhe të pini sa më shumë ujë.
• Keni grumbullime dhjamore në pëllëmbë apo kofshë? Kjo tregon se keni nivel të lartë kolesteroli. Për këtë, duhet të bëni analizat e nevojshme.
• Ekziston mundësia që të vuani nga sëmundja që shkakton ndryshimin e ngjyrës së gishtërinjve nga e bardha në blu. Kjo ndosh për shkak të ngushtimit të arterieve të vogla të gishtërinjve. Përdorni mjetet e duhura për t’u mbrojtur nga të ftohtët dhe shmangni duhanin sepse nikotina shkakton ngushtim të enëve të gjakut.

4. NXIRRNI GJUHËN
Një gjuhë e shëndoshë duhet të jetë rozë dhe pikëlore si luleshtrydhe.
• Nëse gjuha jote ka një shtresë të bardhë, mund të keni shumë myk, i cili është shenjë e ngrënies së tepërt të produkteve të qumështit.
• Nëse ka një nuancë të verdhë apo jeshile, kjo mund të jetë shenjë se një nga valvolat e stomakut mund të mos hapet apo të mbyllet siç duhet. Ndoshta mund të jetë edhe ndonjë simptomë e një gjendjeje të caktuar të mëlçisë. Hani më shumë fruta dhe perime!
• Nëse brendësia e gojës është veshur me grumbullime të vogla të bardha, ky mund të jetë infeksion i gojws. Nëse shtrydhen, ato do të rrjedhin gjak. Kjo mund të kurohet me anën e tabletave për të rriturit dhe me pika në gojë për fëmijët.

5. ALARMI I CELULITËVE
Nëse shtrëngimi i dhjamit të kofshës shkakton shfaqjen e disa gropave, kjo do të thotë se keni celulitë. Edhe pse fjala “celulit” nuk është fjalë mjekësore, të gjithë e dimë se çfarë do të thotë. Celuliti nënkupton indin dhjamor, në të cilin qelizat dhjamore varen në konstruktin e indit të lëshuar lidhor.
Me kalimin e moshës, indi lidhor bëhet më i dobët dhe lëshohet, ndërkohë që dhjami grumbullohet për të formuar celulitin. Kjo mund të jetë shenjë e mospirjes së mjaftueshme të ujit apo mbajtjes se peshave të tepërta.

6. MATJA E PULSIT
Matni pulsin duke vendosur mbi kyç gishtin tregues dhe atë të mesit. Numëroni numrin e rrahjeve të pulsit për 15 sekonda dhe shumëzojeni me katër, për të llogaritur rrahjet për minutë. Nëse numri i rrahjeve është më i madh se 100 apo më i vogël se 40, kjo do të thotë se keni probleme.
• Rrahjet e përshpejtuara mund të jenë shenjë e ndonjë ankthi, infeksioni apo çrregullimeve të rrahjeve të zemrës.
• Rrahjet e ngadalësuara tregojnë se gjëndra tiroide nuk është shumë aktive apo se po përjetoni një gjendje të njohur si “bllokim zemre”. Gjithashtu, ka mundësi që pulsi të jetë i ulët Nëse jeni shumë të dobët.

7. HARTA E TRUPIT
Kontrolloni lëkurën rregullisht duke u përqëndruar tek pjesët që ekspozohen më shumë në diell. Kushtojuni vëmendje të veçantë nishanëve të trupit. A janë rritur në numër dhe në madhësi? Nëse jeni të shqetësuar për ndonjë nishan, konsultohuni me mjekun për t’u siguruar se nuk është ndonjë shenjë e dyshimtë kanceroze.
• Kujdes nga shenjat që fillojnë të rrjedhin gjak apo nga plagët që nuk shërohen.
• Shenjat dalluese të ndryshimeve në një lëkurë kanceroze përfshijnë nishanët që bëhen më të errët në ngjyrë dhe që kruhen.

8. DITË E KEQE PËR FLOKUN TËND
Flokët duhet të jenë të butë dhe të shndritshëm. Nëse floku yt është i thatë dhe i këputshëm, mund të keni probleme me gjëndrën tiroide.
• Nëse floku ju bie me shtëllunga, kjo mund të tregojë mungesë hekuri ose zinku. Mishi i kuq dhe perimet me fletë jeshile si spinaqi, kanë nivel të lartë hekuri, ndërsa zinku mund të gjendet tek molusqet, bizelet apo fasulet.
• Zbokthi është gjithashtu shenjë e mungesës së zinkut, por edhe mund të tregojë se nuk po merrni lyrna të mjaftueshme nga ushqimi. Ia vlen të përdorësh një shampo kundra zbokthit, por Nëse nuk bën dobi, kërkojini mjekut t’ju japë ndonjë locion që përmban kortikosteroid.

9. REAGIMI I GJURIT
Uluni në cep të tavolinës dhe testoni reflekset duke goditur këmbën poshtë kupës së gjurit, për të parë nëse ajo do të ngrihet apo jo. Kjo goditje teston sistemin nervor dhe siguron nëse sinjali përçohet nëpërmjet qelizave nervore drejt shtyllës kurrizore, duke aktivizuar një neuron lëvizës, i cili tkurr muskulin dhe bën që këmba të ngrihet lart. Ju mund t’i testoni reflekset duke gudulisur shputën e këmbës për të parë nëse dridhet gishti i këmbës, ose duke qëndruar para një pasqyre për të parë shtrëngimin e bebëzave të syve pas hapjes dhe mbylljes së tyre.
• Ndryshimet e këtyre reflekseve mund të sinjalizojnë dëmtimin e sistemit nervor. Si rrjedhojë, është i nevojshëm një ekzaminim i plotë neurologjik.

10. SËMUNDJET E FSHIKËZËS
Ekzaminoni ngjyrën e urinës Nëse ndieni dhimbje gjatë urinimit. Nëse është e turbullt, kjo do të thotë se keni infeksion në fshikëzë.
• Nëse vuani nga çisti, pini sa më shumë lëngje për të shplarë fshikëzën, e cila duhet të boshatiset sa herë që urinoni.
• Për të patur urinë bazike, hidhni një lugë çaji me bikarbonat sodiumi në ujë dhe pijeni çdo gjashtë orë. Ju mund të provoni edhe lëngun e boronicave të kuqe, i cili ndihmon në parandalimin e zhvillimit të baktereve në muret e fshikëzës.
• Nëse shfaqet infeksion, mjeku duhet t’ju këshillojë antibiotikë për të parandaluar përhapjen e infeksionit në veshka.

Krasniqi: Nuk kërkoj mbështetje dhe përkrahje nga askush

krasniqiKreu i Kuvendit të Kosovës reagoi ditën e sotme lidhur me akuzat për krime lufte ndaj tij. Ai shkroi në rrjetin social “Facebook” se, nuk do të kërkojë mbështetje dhe as përkrahje nga askush, për ato që i cilësoi si shpifje dhe kurdisje të pista të organizatave mafioze.

“Jam më se i bindur se, në asnjë fazë të veprimit tim politik, përfshirë edhe veprimet e mija në luftën çlirimtare, nuk ka patur dhe nuk mund të gjendet asnjë veprim që ka rënë ndesh me ligjet ndërkombëtare të luftës, apo normën e traditës sonë kombëtare”, shkruan Krasniqi.

Ai shtoi më tej se vitet e burgut i kanë forcuar humanizmin dhe dhembshurinë, duke u zotuar se i ka shërbyer kombit dhe atdheut me devotshmërinë më të madhe.

Statusi, Svoboda: Vendim zhgënjyes

Hannes SwobodaNë një intervistë dhënë për Top Channel, Hanes Svoboda, president i grupit socialdemokrat në Parlamentin Europian, e quan një vendim negativ dhe zhgënjim të madh refuzimin që iu bë Shqipërisë për mosdhënien e statusit të vendit kandidat. 

Ai thotë se dita për çeljen e negociatave duhet të jetë e afërt.

Z. Svoboda, ç’mendim keni për vendimin e Këshillit mbi Shqipërinë?

Kur vendimi është negativ dhe jo pozitiv për Shqipërinë, sigurisht që përbën një zhgënjim të madh. Por, sidoqoftë Shqipëria po ndërmerrte hapa të mira përpara, me zgjedhjet e fundit e kalimin e paqshëm të pushtetit nga njëra qeveri në tjetrën. Unë mendoj se dita për çeljen e negociatave me Shqipërinë duhet të jetë e afërt.

A druheni se ky vendim mund të ketë ndikim negativ për reformat dhe perspektivën europiane? 

Shpresoj që jo. Shpresoj se vullneti ekziston për shkak se ka një mbështetje të fortë për Shqipërinë, edhe pse nuk ka ende unanimitet. Mendoj se kjo duhet të inkurajojë vendin për të kryer reformat me shpejtësi, në mënyrë që të tregohet se ka një vullnet të vërtetë për t’iu bashkuar Europës. Nuk duhet të ketë kthim pas nga zhgënjimi edhe pse vendimi nuk ishte deri tani pozitiv.

Konkluzionet e Këshillit flasin për rishqyrtim të kandidaturës në fund të presidencës greke, ndërkohë që deri atëherë mbahen zgjedhjet europiane. A shihni ndonjë risk?

Së pari, pozicioni i Parlamentit Europian ishte mjaft i qartë dhe në favor të Shqipërisë. Së dyti, në qershor zgjedhjet europiane do të kenë përfunduar dhe për ata që do shpreheshin para zgjedhjeve se nuk duhen çuar shumë sinjale ndaj vendeve të Ballkanit, kjo teori nuk do të qëndronte më sepse nuk do të kishte shumë mbështetje, për shkak se do të kishim një situatë të re. Mendoj si përfundim se po të ecin gjërat mirë në Shqipëri, po qe se tregohet vullneti për reforma në realitet, qershori do të ishte sinjali i qartë për nisjen e negociatave me Shqipërinë.

Për nisjen e negociatave? Apo për statusin kandidat?

Vendimin për statusin kandidat dhe për të vijuar me nisjen e negociatave. Jo për datën ekzakte të nisjes së negociatave menjëherë, por qershori do të jetë koha kur vendimi i Këshillit do të jetë për dhënien e statusit kandidat ndaj Shqipërisë.

Po kur mund të nisin negociatat?

Normalisht, do të kemi një periudhë kohore që do shpenzohet ndërmjet statusit kandidat dhe hapjes së negociatave, por mendoj se kjo mund të arrihet gjatë 2015-s. Për mua, nga mesi i 2015-s, nëse gjërat shkojnë mirë siç ndodhi në javët e muajt e fundit, atëherë negociatat mund të nisin me të vërtetë.

Sa i balancuar është sot Ballkani përsa i takon proceseve integruese?

Shume prej nesh do të kishin çmuar që të kishim një rajon më të balancuar përsa i takon integrimit të vendeve sllavfolëse në krahasim me ato ku nuk flitet sllavisht, veçanërisht për shqiptarët. Shpresoj që qershorin e ardhshëm të merret një vendim. Sigurisht, janë humbur shumë vite në të kaluarën e tani duhet parë nga e ardhmja dhe duhet përdorur çdo përpjekje për statusin kandidat në qershor të vitit të ardhshëm.

Përgatiti: Arta Tozaj

Berisha bëhet pishman dhe fshin statusin për Ramën nga “Facebook-u”

berisha-fbNëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”,  Berisha shprehet se pas aktit paranojak të mashtrimit për armët kimike siriane dhe reagimit tejet të pazakontë ndaj kancelares Merkel dhe pesë vendeve të tjera, që refuzuan statusin e Shqipërisë në BE, Rama duhet të shkojë të vizitohet tek psikiatri. Sipas Berishës, kryeministri Rama ka dëmtuar rëndë imazhin e vendit në Europë dhe në botë.

Por pak minuta pas këtij postimi, duket se Berisha është bërë “pishman” dhe e ka fshirë statusin nga “Facebook-u”.

Ja së çfarë shkruante Berisha në “Facebook”, përpara se ta fshinte:

Pas aktit paranojak të mashtrimit për armët kimike siriane dhe reagimit tejet të pazakontë të kancelares Merkel, kryeministrave të Britanisë së Madhe dhe Holandës, David Cameron dhe Mark Rutte, ndaj sulmit skizoid të Edi Ramës kundër pesë vendeve dhe udhëheqësve të tyre që refuzuan statusin e vendit kandidat, vizita e Ramës tek psikiatri është jetike për të ardhmen e marrëdhënieve tona me SHBA-të, BE-në, NATO-n dhe botën.

Edi Rama duhet vizituar te psikiatri, sepse ai në një hark kohor tre mujor, ka kryer akte të paimagjinueshme për një njeri normal, për një qeveritar normal, me të cilat ka dëmtuar rëndë imazhin e vendit në Europë dhe në botë. Rama duhet të vizitohet sepse në një akt paranojak, duke besuar zërat e tij të brendshëm se ai do bëhej një nga katër burrat me të rëndësishëm të tokës, mashtroi për dy muaj rresht partnerin dhe mikun tonë me kryesor, por dhe mbarë botën për armët kimike siriane.

Edi Rama duhet vizituar sepse ai, pas refuzimit të statusit të vendit kandidat, për shkaqe të lidhura direkt me zëvendësimin e shtetit ligjor me shtetin policor, rrëzimin e neneve të kushtetutës, ligjeve dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe gjykatave të vendit me vendime të qeverisë Rama – Meta, si dhe lidhjeve të fuqishme të kupolës socialiste me krimin e trafiqet, ndërmori një sulm të tipit skizoid me akuza ndaj qeverive të pesë vendeve që refuzuan statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Edi Rama duhet vizituar menjëherë tek psikiatri sepse ai në një akces maniakal akuzoi Gjermaninë, Francën, Britaninë e Madhe, Holandën dhe Danimarkën, se ata refuzuan statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, për shkak të problemeve të brendshme në vendet e tyre.

Rama duhet vizituar sepse me fjalimin e tij delirant, bëri që në një akt tepër të rrallë, kancelarja e Gjermanisë, kryeministrat e Britanisë së Madhe dhe Holandës të reagojnë jo me ministrat e tyre të Punëve të Jashtme, as me zëdhënësat e tyre apo të qeverive të tyre, por direkt vetë dhe të hedhin poshtë akuzat e shplara të një mendje të sëmurë, dhe tu deklarojnë shqiptareve se shkaqet e refuzimit nga ana e tyre, të statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, nuk janë kurrë ato që trillon me fantazinë e tij të sëmurë Edi Rama.

Kancelarja Angjela Merkel, Kryeministrat David Cameron dhe Mark Rutte, u deklaruan publikisht shqiptarëve se shkaqet e vërteta se përse ata nuk janë dakord për statusin e vendit kandidat për vendin tonë qëndrojnë në kërkesat e tyre për zbatimin serioz të ligjeve dhe reformave nga kreu i qeverisë, funksionimin e shtetit ligjor, luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Kurse për gjermanin më të rëndësishëm në Bruksel, zotin Elmar Brook, Shqipëria do kishte marrë statusin e vendit kandidat vitin e kaluar, por është vetë Edi Rama dhe PS që bllokoi statusin e vendit kandidat, me qëndrimin e tyre ndaj zgjedhjeve të vitit 2009, ndaj dhe tani ata duhet të japin prova. Kurse përfaqësuesi direkt i PE-së për Shqipërinë i kërkoi publikisht Edi Ramës të luftojë korrupsionin në partinë e tij.

Edi Rama duhet vizituar për gjendjen e tij psikike, pasi ai po na prish me gjithë botën. Asnjë nga ne nuk ka moral e të drejtë të qëndrojë soditës ndaj rrënimit të marrëdhënieve tona me SHBA-të, BE-në, NATO-n dhe OKB-në. Edi Rama duhet vizituar dhe sa me shpejt, në rast se në të gjithë nuk duam të konsiderohemi nga të tjerë një komb i sëmure psikik apo qenie mjerane që i nënshtrohemi një njeriu të mjekuar për 13 vjet, për psikozë bipolare. Ne të tillë nuk jemi”.

Berisha pas 100 ditëve të majta: Rama duhet çuar në psikiatri

Kryeministri Sali Berisha dhe Kryetari i PS, Edi Rama, duke hyre ne dreken e shtruar per nder te kryeministrit italian, Romano Prodi, ne Pallatin e Brigadave.Ish kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetin social facebook shprehet se kryeministri Edi Rama duhet të vizitohet te psikiatri. Sipas tij Rama ka dëmtuar rëndë imazhin e vendit në Europë dhe në botë.

POSTIMI I PLOTË
Pas aktit paranojak të mashtrimit për armët kimike siriane dhe reagimit tejet të pazakontë të kancelares Merkel, kryeministrave të Britanisë së Madhe dhe Hollandës, David Cameron dhe Mark Rutte, ndaj sulmit skizoid të Edi Ramës kundër pesë vendeve dhe udheheqësve të tyre që refuzuan statusin e vendit kandidat, vizita e Ramës tek psikiatri është jetike për të ardhmen e marrëdhënieve tona me SHBA, BE, NATO-n dhe botën.

Edi Rama duhet vizituar te psikiatri sepse ai një hark kohor tre mujor ka kryer akte të paimagjinueshme për një njeri normal, për një qeveritar normal, me të cilat ka dëmtuar rende imazhin e vendit në Europe dhe në botë. Rama duhet të vizitohet sepse në një akt paranojë, duke besuar zërat e tij të brendshëm se ai do bëhej një nga katër burrat me të rëndësishëm të tokës, mashtroi për dy muaj rrjesht partnerin dhe mikun tonë me kryesor por dhe mbarë botën për armët kimike siriane.

Edi Rama duhet vizituar sepse ai, pas refuzimit te statusit te vendit kandidat, për shkaqe të lidhura direkt me zëvendësimin e shtetit ligjor me shtetin policor, rrëzimin e neneve të Kushtetutës, ligjeve dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe gjykatave të vendit me vendime të qeverisë Rama – Meta si dhe lidhjeve të fuqishme të kupolës socialiste me krimin e trafiqet, ndërmorri një sulm të tipit skizoid me akuza ndaj qeverive te pese vendeve qe refuzuan statusin e vendit kandidat per Shqiperine. Edi Rama duhet vizituar menjëherë tek psikiatri sepse ai në një akces maniakal akuzoi Gjermaninë, Francën, Britaninë e Madhe, Hollandën dhe Danimarkën se ato refuzuan statusin e vendit kandidat për Shqipërinë për shkak të problemeve të brendshme në vendet e tyre.

Rama duhet vizituar sepse me fjalimin e tij delirant, bëri që në një akt tepër të rrallë, Kancelarja e Gjermanisë, Kryeministrat e Britanisë së Madhe dhe Hollandës të reagojnë jo me ministrat e tyre të Punëve të Jashtme, as me zëdhënësat e tyre apo të qeverive të tyre, por direkt vete dhe të hedhin poshtë akuzat e shplara të një mendje të sëmurë dhe tu deklarojnë shqiptareve se shkaqet e refuzimit nga ana e tyre të statusit të vendit kandidat për Shqipërinë nuk janë kurrë ato qe trillon me fantazinë e tij të sëmurë Edi Rama.

Kancelarja Angjela Merkel, Kryeministrat David Cameron dhe Mark Rutte, u deklaruan publikisht shqiptarëve se shkaqet e vërteta se përse ata nuk janë dakord për statusin e vendit kandidat për vendin tonë qëndrojnë në kërkesat e tyre për zbatimin serioz të ligjeve dhe reformave nga kreu i qeverisë, funksionimin e shtetit ligjor, luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Kurse për gjermanin me te rëndësishëm ne Bruksel, zotin Elmar Brook, Shqipëria do kishte marrë statusin e vendit kandidat vitin e kaluar por është vet Edi Rama dhe PS që bllokoi statusin e vendit kandidat me qëndrimin e tyre ndaj zgjedhjeve të vitit 2009 ndaj dhe tani ata duhet të japin prova. Kurse përfaqësuesi direkt i PE për Shqipërinë i kërkoi publikisht Edi Ramës të luftojë korrupsionin në Partinë e tij.

Edi Rama duhet vizituar për gjendjen e tijë psikike pasi ai po na prish me gjithë botën. Asnjë nga ne nuk ka moral e të drejtë të qëndrojë soditës ndaj rrënimit të marrëdhenieve tona me SHBA, BE, NATO-n, OKB-në. Edi Rama duhet vizituar dhe sa me shpejt, në rast se në të gjithë nuk duam të konsiderohemi nga të tjerë një komb i sëmure psikik apo qenie mjerane që i nënshtrohemi një njeriu të mjekuar për 13 vjet per psikoze bipolare. Në të tillë nuk jemi”.