Clegg del kundër kryeministrit

56

Liberal Democrats leadership contestZv.kryeministri britanik, Nick Clegg, ka dalë kundër vendimit të qeverisë së Londrës për të marra masa akoma më të ashpra kundër emigrantëve. Ai ka deklaruar se nuk do të tolerojë shtrëngime të tjera ndaj emigrantëve nga Bashkimi Evropian, sa kohë që ai do të jetë në zyrë si zv.kryeministër.

Lideri i liberaldemokratëve ka këmbëngulur se shtrëngimet e propozuara për emigrantët janë të mjaftueshme për të mbrojtur Britaninë nga fluksi i madh i emigrantëve që mund të vijë nga Evropa Perëndimore. Ai ka paralajmëruar se nuk do të ketë negociatat të tjera me kolegët e Partisë Konservatore, përpara vitit 2015.

Në një intervistë për “The Sunday Times” ai shprehet: “Ky është caku deri ku mund të shkojmë”, duke nënkuptuar se nuk do të shkojë më thellë kundër emigrantëve.

Ky reagim i Clegg-ut vjen dy ditë pas deklaratës së kryeministrit të Britanisë, David Cameron në Bruksel, i cili tha se Britania e Madhe do të mbështesë çdo lloj ekspansioni të Bashkimit Evropian për emigrantët, derisa të vendoset një kontroll tepër i rreptë mbi emigrantët.