Berisha pas 100 ditëve të majta: Rama duhet çuar në psikiatri

53

Kryeministri Sali Berisha dhe Kryetari i PS, Edi Rama, duke hyre ne dreken e shtruar per nder te kryeministrit italian, Romano Prodi, ne Pallatin e Brigadave.Ish kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetin social facebook shprehet se kryeministri Edi Rama duhet të vizitohet te psikiatri. Sipas tij Rama ka dëmtuar rëndë imazhin e vendit në Europë dhe në botë.

POSTIMI I PLOTË
Pas aktit paranojak të mashtrimit për armët kimike siriane dhe reagimit tejet të pazakontë të kancelares Merkel, kryeministrave të Britanisë së Madhe dhe Hollandës, David Cameron dhe Mark Rutte, ndaj sulmit skizoid të Edi Ramës kundër pesë vendeve dhe udheheqësve të tyre që refuzuan statusin e vendit kandidat, vizita e Ramës tek psikiatri është jetike për të ardhmen e marrëdhënieve tona me SHBA, BE, NATO-n dhe botën.

Edi Rama duhet vizituar te psikiatri sepse ai një hark kohor tre mujor ka kryer akte të paimagjinueshme për një njeri normal, për një qeveritar normal, me të cilat ka dëmtuar rende imazhin e vendit në Europe dhe në botë. Rama duhet të vizitohet sepse në një akt paranojë, duke besuar zërat e tij të brendshëm se ai do bëhej një nga katër burrat me të rëndësishëm të tokës, mashtroi për dy muaj rrjesht partnerin dhe mikun tonë me kryesor por dhe mbarë botën për armët kimike siriane.

Edi Rama duhet vizituar sepse ai, pas refuzimit te statusit te vendit kandidat, për shkaqe të lidhura direkt me zëvendësimin e shtetit ligjor me shtetin policor, rrëzimin e neneve të Kushtetutës, ligjeve dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe gjykatave të vendit me vendime të qeverisë Rama – Meta si dhe lidhjeve të fuqishme të kupolës socialiste me krimin e trafiqet, ndërmorri një sulm të tipit skizoid me akuza ndaj qeverive te pese vendeve qe refuzuan statusin e vendit kandidat per Shqiperine. Edi Rama duhet vizituar menjëherë tek psikiatri sepse ai në një akces maniakal akuzoi Gjermaninë, Francën, Britaninë e Madhe, Hollandën dhe Danimarkën se ato refuzuan statusin e vendit kandidat për Shqipërinë për shkak të problemeve të brendshme në vendet e tyre.

Rama duhet vizituar sepse me fjalimin e tij delirant, bëri që në një akt tepër të rrallë, Kancelarja e Gjermanisë, Kryeministrat e Britanisë së Madhe dhe Hollandës të reagojnë jo me ministrat e tyre të Punëve të Jashtme, as me zëdhënësat e tyre apo të qeverive të tyre, por direkt vete dhe të hedhin poshtë akuzat e shplara të një mendje të sëmurë dhe tu deklarojnë shqiptareve se shkaqet e refuzimit nga ana e tyre të statusit të vendit kandidat për Shqipërinë nuk janë kurrë ato qe trillon me fantazinë e tij të sëmurë Edi Rama.

Kancelarja Angjela Merkel, Kryeministrat David Cameron dhe Mark Rutte, u deklaruan publikisht shqiptarëve se shkaqet e vërteta se përse ata nuk janë dakord për statusin e vendit kandidat për vendin tonë qëndrojnë në kërkesat e tyre për zbatimin serioz të ligjeve dhe reformave nga kreu i qeverisë, funksionimin e shtetit ligjor, luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Kurse për gjermanin me te rëndësishëm ne Bruksel, zotin Elmar Brook, Shqipëria do kishte marrë statusin e vendit kandidat vitin e kaluar por është vet Edi Rama dhe PS që bllokoi statusin e vendit kandidat me qëndrimin e tyre ndaj zgjedhjeve të vitit 2009 ndaj dhe tani ata duhet të japin prova. Kurse përfaqësuesi direkt i PE për Shqipërinë i kërkoi publikisht Edi Ramës të luftojë korrupsionin në Partinë e tij.

Edi Rama duhet vizituar për gjendjen e tijë psikike pasi ai po na prish me gjithë botën. Asnjë nga ne nuk ka moral e të drejtë të qëndrojë soditës ndaj rrënimit të marrëdhenieve tona me SHBA, BE, NATO-n, OKB-në. Edi Rama duhet vizituar dhe sa me shpejt, në rast se në të gjithë nuk duam të konsiderohemi nga të tjerë një komb i sëmure psikik apo qenie mjerane që i nënshtrohemi një njeriu të mjekuar për 13 vjet per psikoze bipolare. Në të tillë nuk jemi”.