Testoni trupin, ai flet

69

corpoSytë, thonjtë dhe lëkura janë treguesit tanë që na zbulojnë sëmundjet. Mësoni se si të lexoni shenjat e tyre me anë të një kontrolli trupor.

1. SYRI SPIUN
Shikoni sytë tuaj, ata zbulojnë më shumë se 3000 gjendje shëndetsore të ndryshme si: mungesat e vlerave ushqimore, të dëgjuarit, shqetësimet e qarkullimit të gjakut dhe çrregullimet e tretjes.
• Nëse e bardha e syrit ka ngjyrë të verdhë, ju mund të vuani nga verdhëza, e cila është shenja kryesore që tregon se mund të keni probleme me mëlçinë.
• A vini re ndonjë vijë midis irisit dhe pjesës së bardhë apo ndonjë kokërr dhjamore poshtë tyre? Nëse po, kjo tregon nivel të lartë kolesteroli, i cili mund të shkaktojë shqetësimi apo goditje në zemër. Si rrjedhojë, është mirë që të bëni analizat e duhura.
• Fryrjet poshtë syve apo dridhjet e muskujve të tyre mund të jenë shenja të mungesës së magnezit. Ky mineral është i nevojshëm për të patur kocka dhe dhëmbë të shëndetshëm. Ju mund ta gjeni magnezin tek perimet me fletë jeshile, farat dhe drithërat.
• Syri i skuqur dhe i acaruar, është zakonisht simptomë e një anomalie që ka të bëjë me fryrjen e dhimbshme të shtresës së hollë që mbulon kokërrdhokun e syrit. Kjo vjen si rezultat i mungesës së vitaminave B. Këto vitamina gjenden tek drithërat si: orizi i paqëruar, embrioni i grurit dhe mëlçia.
• Të thatët në rrënjët e qerpikëve janë shenjë e sigurt se fuqitë tuaja kanë rënë.

2. TESTI I THONJVE
Kontrolloni thonjtë rregullisht! Ata duhet të jenë të fortë dhe të kenë ngjyrë rozë të çelur. Nëse keni thonj të thyeshëm dhe të valëzuar dukshëm apo me njolla të bardha, ka mundësi që gjëndra tiroide të mos jetë shumë aktive.
• Njollat e bardha mund të shkaktohen nga mungesa e kalciumit, i cili së bashku me vitaminën D nevojiten për t’i rezistuar dobësimit dhe thyerjes së kockave. Kalciumi gjendet tek produktet e qumështit, sardelet dhe peshqit e tjerë të vegjël me kocka të ngrënshme, tek perimet me gjethe jeshile dhe kokrrat e sojës.
• Trashja dhe zgjerimi i majave të gishtave mund të jenë shenjë e sëmundjeve kronike në mushkëri si rrjedhojë e anomalive të zemrës.

3. TESTI I LËKURËS
Tërheqja e lëkurës së pjesës së prapme të dorës, të jep mundësinë të kuptosh se sa je plakur. Nëse lëkura lëshohet shpejt, kjo do të thotë se keni lëkurë të shëndetshme, por Nëse ajo lëshohet ngadalë, lëkura po e humbet elasticitetin e saj. Për ta shmangur këtë sa më shumë, duhet të rrini larg diellit, duhanit dhe të pini sa më shumë ujë.
• Keni grumbullime dhjamore në pëllëmbë apo kofshë? Kjo tregon se keni nivel të lartë kolesteroli. Për këtë, duhet të bëni analizat e nevojshme.
• Ekziston mundësia që të vuani nga sëmundja që shkakton ndryshimin e ngjyrës së gishtërinjve nga e bardha në blu. Kjo ndosh për shkak të ngushtimit të arterieve të vogla të gishtërinjve. Përdorni mjetet e duhura për t’u mbrojtur nga të ftohtët dhe shmangni duhanin sepse nikotina shkakton ngushtim të enëve të gjakut.

4. NXIRRNI GJUHËN
Një gjuhë e shëndoshë duhet të jetë rozë dhe pikëlore si luleshtrydhe.
• Nëse gjuha jote ka një shtresë të bardhë, mund të keni shumë myk, i cili është shenjë e ngrënies së tepërt të produkteve të qumështit.
• Nëse ka një nuancë të verdhë apo jeshile, kjo mund të jetë shenjë se një nga valvolat e stomakut mund të mos hapet apo të mbyllet siç duhet. Ndoshta mund të jetë edhe ndonjë simptomë e një gjendjeje të caktuar të mëlçisë. Hani më shumë fruta dhe perime!
• Nëse brendësia e gojës është veshur me grumbullime të vogla të bardha, ky mund të jetë infeksion i gojws. Nëse shtrydhen, ato do të rrjedhin gjak. Kjo mund të kurohet me anën e tabletave për të rriturit dhe me pika në gojë për fëmijët.

5. ALARMI I CELULITËVE
Nëse shtrëngimi i dhjamit të kofshës shkakton shfaqjen e disa gropave, kjo do të thotë se keni celulitë. Edhe pse fjala “celulit” nuk është fjalë mjekësore, të gjithë e dimë se çfarë do të thotë. Celuliti nënkupton indin dhjamor, në të cilin qelizat dhjamore varen në konstruktin e indit të lëshuar lidhor.
Me kalimin e moshës, indi lidhor bëhet më i dobët dhe lëshohet, ndërkohë që dhjami grumbullohet për të formuar celulitin. Kjo mund të jetë shenjë e mospirjes së mjaftueshme të ujit apo mbajtjes se peshave të tepërta.

6. MATJA E PULSIT
Matni pulsin duke vendosur mbi kyç gishtin tregues dhe atë të mesit. Numëroni numrin e rrahjeve të pulsit për 15 sekonda dhe shumëzojeni me katër, për të llogaritur rrahjet për minutë. Nëse numri i rrahjeve është më i madh se 100 apo më i vogël se 40, kjo do të thotë se keni probleme.
• Rrahjet e përshpejtuara mund të jenë shenjë e ndonjë ankthi, infeksioni apo çrregullimeve të rrahjeve të zemrës.
• Rrahjet e ngadalësuara tregojnë se gjëndra tiroide nuk është shumë aktive apo se po përjetoni një gjendje të njohur si “bllokim zemre”. Gjithashtu, ka mundësi që pulsi të jetë i ulët Nëse jeni shumë të dobët.

7. HARTA E TRUPIT
Kontrolloni lëkurën rregullisht duke u përqëndruar tek pjesët që ekspozohen më shumë në diell. Kushtojuni vëmendje të veçantë nishanëve të trupit. A janë rritur në numër dhe në madhësi? Nëse jeni të shqetësuar për ndonjë nishan, konsultohuni me mjekun për t’u siguruar se nuk është ndonjë shenjë e dyshimtë kanceroze.
• Kujdes nga shenjat që fillojnë të rrjedhin gjak apo nga plagët që nuk shërohen.
• Shenjat dalluese të ndryshimeve në një lëkurë kanceroze përfshijnë nishanët që bëhen më të errët në ngjyrë dhe që kruhen.

8. DITË E KEQE PËR FLOKUN TËND
Flokët duhet të jenë të butë dhe të shndritshëm. Nëse floku yt është i thatë dhe i këputshëm, mund të keni probleme me gjëndrën tiroide.
• Nëse floku ju bie me shtëllunga, kjo mund të tregojë mungesë hekuri ose zinku. Mishi i kuq dhe perimet me fletë jeshile si spinaqi, kanë nivel të lartë hekuri, ndërsa zinku mund të gjendet tek molusqet, bizelet apo fasulet.
• Zbokthi është gjithashtu shenjë e mungesës së zinkut, por edhe mund të tregojë se nuk po merrni lyrna të mjaftueshme nga ushqimi. Ia vlen të përdorësh një shampo kundra zbokthit, por Nëse nuk bën dobi, kërkojini mjekut t’ju japë ndonjë locion që përmban kortikosteroid.

9. REAGIMI I GJURIT
Uluni në cep të tavolinës dhe testoni reflekset duke goditur këmbën poshtë kupës së gjurit, për të parë nëse ajo do të ngrihet apo jo. Kjo goditje teston sistemin nervor dhe siguron nëse sinjali përçohet nëpërmjet qelizave nervore drejt shtyllës kurrizore, duke aktivizuar një neuron lëvizës, i cili tkurr muskulin dhe bën që këmba të ngrihet lart. Ju mund t’i testoni reflekset duke gudulisur shputën e këmbës për të parë nëse dridhet gishti i këmbës, ose duke qëndruar para një pasqyre për të parë shtrëngimin e bebëzave të syve pas hapjes dhe mbylljes së tyre.
• Ndryshimet e këtyre reflekseve mund të sinjalizojnë dëmtimin e sistemit nervor. Si rrjedhojë, është i nevojshëm një ekzaminim i plotë neurologjik.

10. SËMUNDJET E FSHIKËZËS
Ekzaminoni ngjyrën e urinës Nëse ndieni dhimbje gjatë urinimit. Nëse është e turbullt, kjo do të thotë se keni infeksion në fshikëzë.
• Nëse vuani nga çisti, pini sa më shumë lëngje për të shplarë fshikëzën, e cila duhet të boshatiset sa herë që urinoni.
• Për të patur urinë bazike, hidhni një lugë çaji me bikarbonat sodiumi në ujë dhe pijeni çdo gjashtë orë. Ju mund të provoni edhe lëngun e boronicave të kuqe, i cili ndihmon në parandalimin e zhvillimit të baktereve në muret e fshikëzës.
• Nëse shfaqet infeksion, mjeku duhet t’ju këshillojë antibiotikë për të parandaluar përhapjen e infeksionit në veshka.