Serbia kërcënon Merkelin me bombën e LBD-së

55

draganLideri i partisë “Serbia Unike”, Dragan Markoviç, ka deklaruar se do t’i dërgojë një foto kancelares gjermane Angela Merkel, foto në të cilën tregohet një bombë e LBD-së, e gjetur kohë më parë në Beograd.

Markoviç, ka shtuar se foton do t’ia dërgojë për t’i dhënë mesazhin se “nëse paraardhësit e saj kanë vrarë popullin jugosllav, pasardhësit e tyre nuk duhet ta ndalojnë Serbinë në rrugën për në Bashkimin Evropian”.

Ai ka deklaruar para medieve serbe jagodinasit nuk i frikësohen askujt, pavarësisht se në Serbi nuk guxon ta thotë askush këtë gjë. Dragan Markoviç është kryetar i Kuvendit Komunal të Jagodinës, raporton “Express”.

Gjermania, përmes dokumentit “non paper”, në bashkëpunim me Londrën, ka kërkuar dhe ka këmbëngulur që në fund të procesit për anëtarësim të Serbisë në BE, Beogradi të normalizojë në tërësi marrëdhëniet me Kosovën dhe të nënshkruajë një marrëveshje detyruese me Prishtinën lidhur me këtë.