Krasniqi: Nuk kërkoj mbështetje dhe përkrahje nga askush

47

krasniqiKreu i Kuvendit të Kosovës reagoi ditën e sotme lidhur me akuzat për krime lufte ndaj tij. Ai shkroi në rrjetin social “Facebook” se, nuk do të kërkojë mbështetje dhe as përkrahje nga askush, për ato që i cilësoi si shpifje dhe kurdisje të pista të organizatave mafioze.

“Jam më se i bindur se, në asnjë fazë të veprimit tim politik, përfshirë edhe veprimet e mija në luftën çlirimtare, nuk ka patur dhe nuk mund të gjendet asnjë veprim që ka rënë ndesh me ligjet ndërkombëtare të luftës, apo normën e traditës sonë kombëtare”, shkruan Krasniqi.

Ai shtoi më tej se vitet e burgut i kanë forcuar humanizmin dhe dhembshurinë, duke u zotuar se i ka shërbyer kombit dhe atdheut me devotshmërinë më të madhe.