Bushati-Venizelos: Çështja e toponimeve po zgjidhet

58

largea_bushati-venizelos-jpg1380102134Shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, deklaroi se është arritur një zgjidhje me palën greke për çështjen problematike të toponimeve”

Bëhet fjalë për të gjithë ata qytetarë shqiptarë që jetojnë në Greqi, por që pengohen të lëvizin pasi kanë në pasaportë vendin e lindjes të shkruar në gjuhën shqipe.

“Kemi gjetur gjuhën e përbashkët në parim për të konsideruar çështjen e toponimeve si një çështje të një karakteri të qartë teknik dhe kjo çështje, përsa na takon, do të trajtohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, u shpreh sot Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me zv/kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Evangelos Venizelos.

Nga ana e tij, Ministri Venizelos u shpreh se, “çështja e toponimeve nuk është politike dhe nuk duhet konsideruar e tillë. Më vjen mirë që dhe z Bushati nuk e karakterizoi të tillë”.