Që kryetari i Kuvendit dhe i LSI, Ilir Meta ka rënë dukshëm nga pasha, këtë e kemi vënë re të gjithë.
Por sot gjatë takimit me Evangelos Venizelos, zv/kryeministër dhe ministër i Jashtëm i Greqisë, kjo u bë edhe më e dukshme.
Pranë zyrtarit të lartë grek, Meta dukej një burrë tepër elegant dhe ndoshta ndër të tjera, gjatë takimit miqësor, mund t’i ketë sugjeruar Venizelosit, dietën dhe mënyrën e përdorur, për linjat perfekte që ka arritur.



