Basha: Aleancë të re mes qytetarëve dhe opozitës

58

basha2-1024x694Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi sot për mediat se dje u inicua një aleancë e re mes qytetareve dhe opozitës ndaj arrogancës së qeverisë”.

Duke iu referuar protestës së djeshme përara Kryeministrisë, Basha theksoi se “kjo qeveri do të duhet t’i bëjë llogaritë me marshimin e polit të ri të opozitës në vend”.

“Jemi të vetëdijshëm për të adresuar me urtësi dhe modesti Shqipërinë në protestë për pritshmërinë ndaj qeverisë shqiptare”, tha Basha, duke shtuar se “dyshja Rama-Meta janë paralajmëuar dje se populli nuk harron, nuk gënjehet, nuk e dorëzon demokracinë”.

Kreu i PD-së i bëri thirrje qeverisë “të tërheqë projektligjin famëkeq, që synon shkeljen e ligjit konsensual “Për nëpunësin civil” dhe të marrë parasysh vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që e quan si të paligjshëm këtë akt normativ. Të ndalë sulmin ndaj institucioneve të pavaruara, siç ndodhi dje me shkarkimin e kreut të ILDKP-së. Të bashkëpunojë me opozitën për të hartuar një plan masash për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE sa më parë”.

Basha theksoi se “protesta e djeshme do të pasohet me protesta të shumta përballë paligjshmërisë”.