Tërheqja gati surreale e detit për shkak të stuhisë ka nxjerrë në dritë rrënjët e pemëve të një pylli antik 5-mijë vjeçar.
Pamjet e mrekullueshme i përkasin bregut pranë fshatit Borth, Ceredigion në Wells, ku sipas legjendës, një fshat i tërë bashkë me pyllin janë zhdukur nga faqja e dheut në mënyrë mistike mijëra vjet më parë pasi u përfshinë nga uji.
Ekzistenca e këtij pylli 5-mijë vjeçar ishte e njohur për arkeologët, por asnjëherë nuk ishte parë prej tyre.