Avokati i Popullit kërkon iniciativë legjislative për hapjen e dosjeve

igli totozaniInstitucioni i Avokatit të Popullit kërkoi sot  ndërmarrjen e një iniciative legjislative me qëllim hartimin dhe miratimin e një ligji për hapjen e dosjeve.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e këtij institucioni, Elona Demollari, u shpreh se “Institucioni i Avokatit të Popullit, në kuadër të mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut, nisur nga ankesa të paraqitura nga individë ish të persekutuar politikë, por edhe në një kuadër më të gjerë angazhimi institucional për krijimin e standardeve të mirëqeverisjes, ka vlerësuar dhe vlerëson se, shoqëria jonë meriton të kete një proces transparent të hapjes së dosjeve”.

“Ky proces gjykojmë se është një nga çështjet e vonuara dhe ende të pazgjidhura të shoqërisë sonë, duke kërkuar ndarjen  nga e kaluara totalitare dhe antivlerat e saj, si dhe nxjerrjen e drejtësisë historike nepermjet transparencës në jetën publike”, u shpreh Demollari.

Sipas saj, “përpjekjet e bëra deri tani në këtë drejtim kanë rezultuar të pasuksesshme në kuadër të respektimit të normave, parimeve dhe vlerave demokratike të shtetit të së drejtës”.

“Kjo gjë evidentohet që nga ligji nr.8043 datë 30.11.1995 “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik”, dhe hyrja në fuqi më pas, e ligjit nr.10034 datë 22.12.2008 “Për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve”, i cili me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr.9 datë 23.03.2010, të bazuar edhe në opinionin e kërkuar të Komisionit të Venecias, u shfuqizua si i papajtueshëm me Kushtetutën. Ky proces i brendshëm, i bazuar edhe në një Rezolutë të Kuvendit të Shqipërisë, të datës 30.10.2006, “Për dënimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist në Shqipëri”, është komplementuar paralelisht në koncept dhe ide me akte të organizmave ndërkombëtarë, anëtare e të cilave është edhe Shqipëria, sikundër Rezoluta 1096 (viti 1996), e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, apo përsëritja e saj në thelb në një formë më të zgjeruar, me Rezolutën 1481 (25 Janar 2006), por nuk ka mundur të nxjerrë një produkt të gjithëpranuar, përmes miratimit të një ligji gjithëpërfshirës e të mbështetur në parimet ekzistenciale të një shoqërie demokratike, për hapjen e dosjeve”, theksoi Demollari.

Sipas saj, “situata e krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr.9 datë 23.03.2010, ka krijuar një ngërç institucional dhe ligjor, i cili afekton të gjithë jetën politike, sociale dhe psikologjike të shoqërisë shqiptare, për shkak të mungesës së një filtri ligjor, që përputhet me një qëndrim parimor në këtë çështje, për të ditur se cilët janë në raport me të shkuarën, individët politikëbërës, drejtues dhe vendimmarrës, apo përfaqësues”.

Avokati i Popullit, Igli Totozani

Ne, vijoi Demollari, “gjykojmë se, një ligj për hapjen e dosjeve, për më tepër pas kaq vitesh tranzicion, nuk duhet të kthehet në një ligj “represiv” ndaj individëve të caktuar, por në një mundësi reflektimi për shoqërinë në tërësi”.

“Një raport i drejtë midis të drejtës së publikut për të marrë informacionin dhe interesit publik për të ruajtur të rezervuara disa të dhëna duhet të përbëjë edhe thelbin e konceptimit të këtij ligji”, theksoi zëdhëësja e AP.

“Sa më sipër, me qëllim kryerjen e një procesi real të hapjes së dosjeve në vend, si një element i rëndësishëm i respektimit të të drejtave të njeriut, në kuadër të shtetit të së drejtës, kemi sugjeruar nevojën e realizimit të iniciativës legjislative për miratimin e një ligji për hapjen e dosjeve, sipas standardeve më të mira ndërkombëtare.Rekomandimi per ndermarrjen e kesaj inisiative u eshte derguar Kryetarit te Parlamentit, kryeministrit, kryetareve te grupeve parlamentare dhe deputeteve te pavarur. Gjithashtu Avokati i Popullit ka negociuar dhe me grupet e interesit ne lidhje me kete rekomandim kaq te rendesishem per shoqerine tone”, përfundon deklarata e Institucionit të AP.

Ukrainë, largohet kryetari i parlamentit

Volodymyr RybakDorëhiqet kryetari i parlamentit të Ukrainës Volodymyr Rybak.

Një sekretar i parlamentit ka thënë se Rybak ka paraqitur dorëheqjen e tij të shtunën, ndërsa si shkak për largimin e tij ka cituar “arsye shëndetësore”.

Gjatë seancës së sotme parlamentare, lideri i opozitës Vitali Klitschko ka dorëzuar një rezolutë me të cilën i bëhet thirrje presidentit Viktor Yanukoviç që të dorëhiqet “menjëherë” për shkak të dhunës që policia ushtroi ndaj protestuesve opozitar.

Klitschko ka thënë se Yanukoviç ka ikur nga kryeqyteti, dhe se “sot parlamenti është trupi i vetëm legjitim me pushtet”.

Washingtoni ka thënë se Yanukoviç është larguar nga Kievi “për një takim” në qytetin lindor Kharkiv.

Mediet ukrainase raportojnë se Yanukoviç  ka një takim me Frontin Pan-Ukrainas të Sindikatave Publike, – një grup i afërt me Partinë e Rajonit në pushtet.

Protestuesit anti-qeveritar në Kiev kanë hedhur poshtë planin e kompromisit politike, dhe kanë kërcënuar se do t’i vërsulen pallatit presidencial ukrainas nëse Yanukoviç nuk dorëhiqet.

Vazhdon protesta e furgonëve, drejtuesit: Nuk tërhiqemi

furgonatVazhdojnë protestat e drejtuesve të furgonëve 8+1.

Ditën e sotme kanë qenë drejtuesit e furgonëve në aksin rrugor Tiranë – Elbasan, ata të cilët janë mbledhur dhe kanë protestuar  kundër vendimit të marrë nga qeveria mbi transportin e shërbimit 8+1.

Drejtuesit shprehen të bindur se protesta e tyre jo vetëm që do të vazhdojë, por do të përshkallëzohet me çdo lloj forme të mundshme, nëse gjen zbatim vendimi për largimin e shërbimit 8+1 dhe kthimi i tyre në vendet e nisjes pa pasagjerë.

“720 drejtues furgonësh në prefekturën e Tiranës të linjave me qytete të ndryshme ende nuk kanë nisur punën. Më 26 shkurt do të zhvillojmë një grevë dhe më pas do të vendosim për grevën e përgjithshme. Gjendja ekonomike është rënduar, kërkojmë të punojmë, të ikim e të kthehmi me furgonët me pasagjerë”, u shpreh njëri nga protestuesit.

Drejtuesit I kanë kërkuar qeverisë që të luftojë informalitetin dhe te lejojë drejtuesit me liçencë dhe që paguajnë taksat që të vazhdojnë punën e tyre.

“Punën tonë e kemi gjetur vetë, nuk na e ka gjetur shteti, ne i paguajmë shtetit detyrimet që na kërkon”, u shprehen drejtuesit.

Shqipëria ikën pa bujë nga Soçi

suela mehilliShqipëria i ka mbyllur Lojërat Olimpike dimërore të Soçit pa lënë asnjë gjurmë. E gjithë vëmendja ishte përqendruar te Suela Mëhilli, pas dëmtimit të Erjon Tolës, por edhe kjo e fundit nuk arriti t’i thyente pritshmëritë.

Pas prezantimit të dobët në garën e parë në ski për disiplinën slalom gjigant, ku u rendit në vendin e 60-të, Mëhilli u skualifkua në garën e dytë që në raundin e parë të kësaj disipline.

Mëhilli e përfundoi garën në raundin e parë në vendin e 56, 18 sekonda më shumë  se amerikania Shifrin. Sipas gjyqtarëve të garës shqiptarja bëri një gabim teknik në portën nr 4, gabim ky që solli edhe skualifikimin e saj nga gara.

Vodhi dyqanin me armë, arrestohet

policiaPolicia e qytetit të Tepelenës ka arrestuar paraditen e sotme një 24-vjeçar, pasi ky i fundit akuzohet nga policia e këtij qyteti për vjedhje me armë të një dyqani.

Arrestimi i shtetasit, Oltion Zeka u bazua mbi disa prova dhe fakte të arkivuara nga specialistët e Drejtorisë së Krimeve të Rënda të qarkut Gjirokastër.

Ngjarja ka ndodhur në muajin korrik të 2013-ës, ku 24-vjeçari Oltion Zeka ka vjedhur me armë zjarri dyqanin e shtetasit A.G në qytetin e Tepelenës.

Nis aksioni për pastrimin e rrugëve nacionale

USHTRIA_PASTRIMTask Forca e kryesuar nga Inspektorati i Mjedisit, në bashkëpunim me  Ministrinë e Mjedisit kanë nisur fazën e tretë të aksionit për pastrimin e rrugëve nacionale.

Bëhet me dije se kjo nismë do të inspektohet nga ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Në operacionin e pastrimit do të angazhohen 1 250 forca dhe 90 mjete dhe do të pastrohen 6 akse rrugore, rreth 120 km.

Aksioni do të përfshijë pastrimin e akseve të mëposhtme rrugore:

– Aksi rrugor Aeroporti “Nënë Tereza” – kryqëzimi i Fushë Krujës (rruga e vjetër, 10 km )

– Aksi rrugor Vorë – Porti Durrës ( të dy krahët e autostradës, 21 km)

– Aksi rrugor Elbasan-Librazhd (47 km)

– Aksi rrugor (Pika kufitare Kapshticë- Korçë) ( 28 km )

– Aksi rrugor Pogradec-Korçë (vetëm fillimi dhe mbarimi i Qafë Plloçës) (5 km)

– Aksi rrugor  (Pika kufitare Qafë Than)

Shpallet fituesi për projektin “Lungomare”

lungomare ramaJuria përzgjodhi ditën e sotme si fituese të projektit “Lungomare” për vijën bregdetare të Vlorës, studion blege XDGA, mes 5 projekteve finaliste. Projekti, sipas zv/kryeministrit Niko Peleshi pritet të fillojë të zbatohet në vjeshtën e këtij viti. Në vendin e dytë, juria ka renditur studion HHF dhe në të tretin projektin e LUC të Parisit. Ndërsa studioja lokale, që do të bashkëpunojë me projektin XDGA do të jetë “Metropolos”.

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni vlerësoi se ky projekt është modeli i parë, i cili do të zbatohet edhe për qytete të tjera të Shqipërisë. “Mendoj se ky është fillim i mbarë. Pas këtij konkursi, qytetarët do të ndjejnë ndryshimin dhe Vlora do të jetë modeli i parë i Rilindjes, një projekt  që do të aplikohet edhe për qytete të tjera”, -tha Gjermeni, ndërsa rekomandoi që të 5 projektet, të përzgjedhura si më të mirat, të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për një projekt më të plotë të vijës bregdetare të Vlorës.

Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e mbrëmshme

makinalas.jpg-500Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së dyfishtë të dy të rinjve nga Fushë-Kruja. Sipas policisë, autori është Odise Verboshi.

Ky i fundit dyshohet se ditën e djeshme ka ekzekutuar dy të rinjtë nga Fushë-Kruja, Albert Kasallën, 34 vjeç dhe Shaban Babasin, 27 vjeç.

Dyshohet se ekzekutimet kanë ndodhur pas prishjes së një pazari droge. Autori i ka vrarë dy shtetasit në shtëpinë e tij në Shkozet të Durrësit dhe më pas i dogji trupat e viktimave brenda një automjeti, rreth 3 km larg banesës së tij. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, teksa automjeti i shkrumbuar u gjet nga policia në orën 22:45.

Vrasja e dy të rinjve, ekzekutim mafioz

Ata fillimisht janë marrë peng, më pas janë dërguar në një banesë në Shkozet ku janë vrarë me nga një plumb në kokë dhe më pas janë dërguar në zonën e ish-Kënetës bashkë me automjetin e tyre ku u është vënë flaka.

Sipas policisë, për vrasjen e dy të rinjve nga Fushë-Kruja, Artur Kasalla dhe Shaban Babasi, 34 dhe 27 vjeç, kanë bashkëpunuar katër persona, dy prej të cilëve janë shoqëruar në polici, ndërsa dy të tjerët janë shpallur në kërkim.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të përplasjes mes trafikantëve të drogës, pasi Kasalla dhe Babasi ishin nga policia si të dyshuar për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të trafikimit të drogës.

Nga të dhënat e para nga hetimet e kryera, mësohet se 34 dhe 27-vjeçari ishin të skeduar për vepra penale të mëparshme. Kështu, Babasi rezulton ish-i dënuar për trafik droge në Itali ku dhe ka kryer dënim me 3 vjet burg. Kurse Kasalli rezulton i skeduar për transport narkotikësh

Policia ka zbuluar banesën ku është kryer ekzekutimi dhe ka gjetur gjurmë gjaku, gëzhoja, dhe drogë. Në banesën që i prekët një prej personave të shpallur në kërkim, dyshohet se dy të rinjtë para ekzekutimit me plumb në kokë janë torturuar.

Sipas policisë dyshohet se prishja e pazareve të drogës ka qenë arsyeja e vrasjes makabre. Policia thotë se kemi të bëjmë me një konflikt mes dy palëve, ndoshta për prishje pazaresh, që ka nisur disa kohë më parë dhe që ka precipituar në ngjarjen e djeshme.

Ngjarja 

Policia bëri të ditur se rreth orës 22:15 mori njoftimin për makinën tip “Mercedes-Benz” me targë AA 930 BJ po digjej. Fillimisht u dyshua për një ngjarje aksidentale, por vetëm pas shuarjes së flakëve u zbulua dhe krimi makabër.

Fakti që njëri prej viktimave ndodhej në bagazh ka ngritur menjëherë dyshimin se bëhet fjalë për vrasje të qëllimshme dhe të mirorganizuar.

Një viktimë në sediljen e parë, ndërsa një tjetër në bagazhin e një “Benzi” u zbuluan mbrëmë të pajetë, pasi zjarrfikësja shoi flakët që i ishin vënë mjetit.

Dy kufomat u gjetën në zonën pranë ish-Vaskave të Peshkut, në një zonë të banuar mes dy lagjeve informale në Durrës, asaj të Spitallës dhe ish-Kënetës.

Ekspertëve i është dashur më shumë se dy orë për të nxjerrë nga makina trupat e karbonizuar. Puna e ekspertëve ka qenë e vështirë për shkak se kemi të bëjmë me një zonë të errët dhe pa ndriçim.

Pas orës 01:00 të mesnatës është bërë e mundur nxjerrja e trupave nga automjeti. Mësohet se familjarët ndodhen në morgun e spitalit të Durrësit për të tërhequr trupat.

Venizelos: Shqipëria e meriton statusin

venizelos konference per shtypNë përfundim të takimit me krerët e politikës shqiptare, shefi i diplomacisë greke, Evangelos Venizelos, dha një konferencë për shtyp, ku deklaroi se në fund të muajit prill do të mbahet një samit i BE-së në Selanik, i cili do të jetë një shans për autoritetet shqiptare, për të prezantuar më mirë angazhimet e ndërmarra për çështjen e statusit kandidat, dhe për t’i dhënë një shtysë qëllimit të Shqipërisë, jo thjesht për marrjen e statusit kandidat në qershor, por edhe për hapjen e shpejtë të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Ministri i Jashtëm grek, theksoi se takimi me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, dhe takimi me homologun e tij Bushati, ishin një “Mundësi i shkëlqyer për të bërë të mundur që çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve të zgjidhen në mënyrën më të mirë”.

Duke iu referuar çështjes së marrëveshjes detare, numri dy i qeverisë greke deklaroi se kjo do të bëhet në respektim të standardeve të BE-së dhe ligjeve ndërkombëtare për hapësirën detare, por se kjo çështje nuk do të ndikojë në vullnetin e Greqisë për të mbështetur Shqipërinë për marrjen e statusit. “Ne kemi mbështetur dhënien e statusit kandidat që në mbledhjen e dhjetorit, dhe mendojmë edhe sot që Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat, madje duhet të ecet përpara për synimin final që është anëtarësimi i plotë”, -theksoi ministri i Jashtëm i Greqisë.

Venizelos, duke përmbledhur turin e zhvilluar në gjashtë vendet e Ballkanit, theksoi se “Në Serbi situata është e mirë dhe klasa politike është e bindur të ecë përpara në aspiratën evropiane, duke vazhduar përpara në dialogun e rëndësishëm me Prishtinën”. Ndërsa nuk la pa përmendur as gjendjen në Bosnjë-Hercegovinë, ku sipas tij gjendja është më e brishtë se në vendet e tjera të Ballkanit.

Për sa i përket Kosovës, Venizelos tha se në takimin që zhvilloi me kryeministrin Thaçi biseduan për marrëdhëniet dypalëshe, të cilat ai i cilësoi shumë të mira, dhe theksoi se Greqia do të mbështesë aspiratat evropiane të Kosovës.

Përplaset autobusi, plagosen 7 persona

1-autobusi-athine-tirane-u-qellua-tp-27-janar-2014-425x270Një autobus është aksidentuar pasditen e sotme, duke shkaktuar disa persona të plagosur. Mësohet se autobusi i përket linjës Tiranë-Elbasan dhe aksidenti ka ndodhur në dalje të Tiranës. Deri tani raportohen 7 të plagosur, ndërsa viktima fatmirësisht nuk ka.

Sipas informacioneve të para aksidenti ka ardhur për shkak të përplasjes së autobusit targa AA 955 HDG me një mjet tip “Benz” TR 2011, por ende nuk dihet nëse ka qenë faji i shoferit të autobusit për përplasjen, apo ka qenë shkaktare makina tjetër. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur edhe shoferi i autobusit, pasi autobusi ka rënë nga krahu i këtij të fundit, ndërsa mjeti tip “Benz” ka pasur dëmtime, por nuk ka të lënduar nga personat që ndodheshin brenda.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit. Ndërkohë pesë të plagosurit janë nisur menjëherë drejt Spitalit Ushtarak për të marrë ndihmën mjekësore, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.