Ekzekutohet para shtëpisë bizesmeni

75

POLICIA_TIRANEMbrëmjen e natës së shkuar është vrarë me armë zjarri shtetasi Ikmet Kotorri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.30 në rrugën “Ali Visha”, pranë zyrave të kompanisë së tij.

Sipas burimeve nga policia, një nga pistat e hetimit mund të jenë konfliktet e tij, por përfaqësues të kompanisë “Kotorri – SL sh.p.k.”, që drejtohej nga i ndjeri, thonë se ai s’ka pasur konflikte me askënd dhe kanë mbetur të befasuar nga lajmi.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, por ende nuk dihet asgjë për autorët e vrasjes. Ikmet Kotorri 45 vjeç është babai i tre djemve. Mësohet se viktima ka qenë duke dalë nga shtëpia në momentin që persona të paidentifikuar i kanë dalë para dhe e kanë qëlluar 4 herë me pistoletë.

Kotorri ka themeluar në Tiranë në vitin 2008 kompaninë “Kotorri – SL sh.p.k.”, e cila erdhi nga një eksperiencë shumëvjeçare në fushën e ndërtimit. Viktima është ortak edhe në dy shoqëri të tjera “Hapsira-X” sh.p.k. dhe “Destaxhei” sh.p.k. Policia bëjnë të ditur se para disa kohësh i është vendosur eksploziv në makinë ortakut të viktimës.