Juventusi shpallet kampion i Italisë

67

JuventusJuventusi siguron titullin kampion në Serie A tre javë përpara përfundimit të kampionatit. Bardhezinjve u ka mjaftuar një fitore minimale 1-0 me Palermon, për të festuar trofeun numër 29 sipas Federatës Italiane të Futbollit, por të 31-in sipas tyre.

Ndaj sicilianëve të besuarve të Antionio Kontes i mjaftonte edhe një barazim, por Vidal me 11-metërsh në pjesën e dytë i siguron skuadrës së tij fitoren e ndeshjes dhe në fund ka festë. Lojtarët gëzojnë së bashku me rreth 40 mijë tifozët e pranishëm në “Juventus Stadium” titullin e dytë kampion radhazi.

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera të rëndësishme të ditës së sotme, Milani ka mundur Fiorentinën 1-0, duke konsoliduar vendin e tretë, ndërsa Napoli mposht Interin 3-1 dhe e sheh veten të kualifikuar për në Champions League.