BMV-ja përplas dy policë rrugorë, njëri humbet jetën

63

policia-rrugoreNjë aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Kamëz, ku një efektiv i policisë rrugore ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.  Burime nga polica bëjnë të ditur se patrulla është përplasur nga një makinë ‘BMV X5’, e cila nuk i është bindur thirrjes së policisë për të ndaluar dhe është larguar nga vendngjarja. Efektivi i policisë S.Lena nuk ka mundur t’u rezistojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë, ndërsa efektivi tjetër P.Lleshi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Ushtarak Në momentin e aksidentit njëri nga policët kishte ndaluar një makinë me targa greke në rrugën e Kamzës. Makina ‘BMV X5’ e drejtuar nga Edmir Koleci ka përplasur të dy policët.

Policia ka vendosur 10 milionë lekë të vjetra shpërblim për cilindo që do të ofronte informacione të sakta mbi autorin e ngjarjes. Arrestimi i autorit u bë në orët e para të mëngjesit në Durrës. Edmir Koleci është emër i njohur për Policinë e Tiranës pasi është dënuar edhe më parë për vepra penale.