Arben Malaj do të kandidojë si i pavarur

76

Arben Malaj ABC_1Arben Malaj nuk do të kandidojë për Partinë Socialiste, duke dalë si deputet i pavarur. Stafi i z. Malaj ka bërë një deklarim, sot në rrjetin social Facebook: “Deputeti i PS, Arben Malaj, përfundimisht u largua nga kryesia e PS dhe do të dalë i pavarur në zgjedhjet e 23 qershorit. Nuk ishte përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë të kësaj partie. Kjo është gjëja e parë që vjen nga kryesia “Rilindje”.”

Pas kësaj deklarate vjen konfirmimi direkt nga  z. Malaj, gjatë kohës që në Partinë Socialiste, po zhvillohej Mbledhja e Kryesisë për mbylljen përfundimtare të listave, të cilat e kanë afatin deri sot, në orën 12.00. Ai  deklaroi ndër të tjera, se Neodiktaturat janë bërë të rrezikshme. Burime të ndryshme përflasin zëvendësimin e Malaj me Kokëdhimën, por nuk ka ende një konfirmim zyrtar.

Mendohet se edhe Arben Isaraj është larguar nga selia e PS-së, por nuk dihet ende arsyeja. Pritet mbarimi i mbledhjes i Kryesisë së Partisë Socialiste për më shumë informacion.