Nano: sot do thyej armëpushimin tim me PS-në

57

FATOS-NANO-800x533Në një intervistë për News 24, Fatos Nano ka reaguar në lidhje me lënien jashtë listës së deputetëve të z. Arben Malaj. Ai theksoi, se kishte pritur me maturi që PS të bënte detyrën opozitare, me të gjithë seriozitetin e duhur.

‘’Unë nuk kam ndërhyrë në fushatë, jo thjesht për të mos dhënë ndonjë shembull të karakterit Islami, por jam i bindur që vendi ka nevojë për rotacion, por kaq nuk mjafton, duhet ndryshim i madh në axhendën politike dhe tek përfaqësuesit. Ka një filament që nuk duhet të digjet. Largimi i profesionistëve dhe politikanëve nga listat e zgjedhjeve, është një filament i djegur dhe unë këtu thyej çdo armëpushim me PS dhe familjes socialiste që i përkas. Z. Malaj është më socialist se unë, më socialist se Edvin Rama dhe Koço Kokëdhima, dhe i pavarur’’,- ka deklaruar Nano.

Ai theksoi gjithashtu, se do të mbështesë deri ne fund Malaj dhe se mund të dalë së shpejti në një konferencë shtypi, në krah të tij.