Kosovë: delegacioni niset për në Bruksel

55

1830552419509b6e02869d4654746107_v4bigSipas njoftimit të Kryeministrisë së Kosovës, Delegacioni i Republikës së Kosovës është nisur për në Bruksel për takimin e radhës në lidhje me planin e zbatimit të Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve Ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas këtij njoftimi, Delegacioni i Kosovës shkon me qëllimin për të arritur Marrëveshjen për Zbatimin, duke përfshirë çështjet e zbatimit dhe përcaktimet për afatet kohore, aktorët e zbatimit dhe çështjet konkrete.

Zv.Kryeministri Hajredin Kuçi, përpara nisjes ka deklaruar se, është e nevojshme që marrëveshja të zbatohet sa më shpejt, në mënyrën e paraparë në marrëveshje, për çka pala kosovare është e gatshme dhe pret një gatishmëri të tillë edhe nga pala serbe dhe faktorët ndërkombëtarë, si KFOR-i dhe EULEX-i.

Delegacioni i Kosovës kryesohet nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, në të cilin marrin pjesë edhe koordinatori për bisedime, Blerim Shala, Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci dhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni./al.bl/