Rama konfirmon kandidaturën në Vlorë

55

ramaKreu i PS-së, në një Konferencë direkt për mediet, deklaroi në lidhje me lista e deputetëve, se janë përfshirë njerëz të rinj me energji të reja. Lista, sipas Ramës, përmban më shumë gra në raport me ekipin paraardhës, në kuadër të barazisë gjinore. Kreu i PS-së theksoi, se legjislativi do të bëjë legjislativin dhe ekzekutivi do të bëjë ekzekutivin. Nuk do të ketë më ministra të cilët do të hyjnë në parlament me mandatin e dyfishtë. Ministrat do të jenë shërbëtorë te popullit shqiptarë duke i shërbyer besnikërisht kushtetutës dhe deputetët do të ushtrojnë vullnetin sovran nën kontrollin e qeverisë si edhe do të jenë trupa solide e një ekzekutivi. Duam të ndërtojmë një kulturë skuadre ku prioritetin e ka organizata dhe jo individi. Ku ajo çka mbetet si objektiv i përbashkët është vizioni dhe qëllimi që burojnë nga ai vizion dhe jo agjendat personale.

I pyetur se ku do të jetë i pozicionuar në këtë garë, Rama theksoi se një lider votohet në tërë Shqipërinë.

’Kam vendosur të jem në krye në listën e Vlorës, me një mesazh shumë të qartë,  për Tiranën, Shkodrën dhe për Prishtinën, me mesazhin e kryeqytetit të pavarësimit të shtetit shqiptar,- theksoi Rama në deklaratën e tij.