Topalli: prej Ramës humbën statusin e vendit kandidat

54

Jozefina Topalli -2_5Kryetarja e Kuvendit në  një Deklaratë për shtyp, ftoi liderin opozitar Rama që të votohen 3 ligjet, që sipas saj kërkohen nga Brukseli, që prej një viti. Ajo theksoi se, 3 ligjet të cilat kanë një vit që qëndrojnë në agjendën e parlamentit, prej disa muajsh janë mbajtur të bllokuara nga opozita. Ajo e ka ftuar liderin opozitar Rama që të lejojë deputetët e tij të miratojnë tre ligjet duke iu bashkuar në këtë mënyrë deputetëve të shumicës që presin në sallë. Topalli theksoi se, Rama është ai që pikërisht bëri që Shqipëria të humbte statusin e vendit kandidat, duke realizuar në këtë mënyrë qëllimin e tij.