Berisha takohet me Ministrin e Mbrojtjes së Maqedonisë, Talat Xhaferi

57

May-14-16-23-20A77R4366Kryeministri Berisha priti sot në një takim ministrin e Mbrojtjes së Maqedonisë, zotin Talat Xhaferi, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë.

Pasi i uroi mirëseardhjen, Kryeministri Berisha i shprehu ministrit të Mbrojtjes së Maqedonisë përshëndetjet ndaj Kryeministrit Gruevski dhe zotit Ali Ahmeti për procesin e suksesshëm zgjedhor që realizuan, ndërsa theksoi se qeveria shqiptare ka gatishmërinë e plotë për bashkëpunim të gjithanshëm me Maqedoninë, veçanërisht në fushën e mbrojtjes.

Kryeministri Berisha tha se për Tiranën Maqedonia është de facto vend anëtar i NATO-s, ndërsa premtoi se Shqipëria si vend anëtar i NATO-s do të ndihmonte pa asnjë rezervë që vendi fqinj të bëhej i tillë edhe de jure. Bashkëpunimi mes dy ushtrive tona, – tha Kryeministri Berisha, – veç pjesëmarrjes në misione të përbashkëta në shërbim të paqes, duhet të shtrihet edhe në stërvitjet e përbashkëta për përballimin e fatkeqësive natyrore e deri në furnizimin e përbashkët me mjete ushtarake të dy ushtrive.

Ministri i Mbrojtjes të Maqedonisë, zoti Talat Xhaferri, e falënderoi Kryeministrin Berisha për mikpritjen dhe veçanërisht për mbështetjen që Shqipëria po i jep integrimit euroatlantik të vendit të tij, ndërsa përkrahu idenë e Kryeministrit Berisha për të riparë të gjitha marrëveshjet e vjetra mes dy vendeve, duke filluar me atë të ujërave dhe lidhjen hekurudhore të Tiranës me Shkupin.

Zoti Xhaferri tha se ne Shkup ishte mirëpritur ndryshimi i toponimisë në zonën ku jeton pakica maqedonase, ndërsa, sipas tij, perceptimi për turizmin në Shqipëri ishte shumë pozitiv.

Kryeministri Berisha  dhe ministri  Mbrojtjes i Maqedonisë ndanë të njëjtin mendim se zbatimi serioz i marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit do të kishte një ndikim afatgjatë në paqen dhe sigurinë e rajonit.

Ministri Xhaferri tha se ata që vijnë nga jashtë i dallojnë shumë më shpejt ndryshimet  e mëdha që janë bërë në Shqipëri. Ai i uroi Kryeministrit Berisha suksese në zgjedhjet e 23 qershorit, për të cilat Kryeministri tha se do të jenë shumë të mira e në zbatim të ligjit që vetë opozita e ka hartuar.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Berisha inauguron terminalin e doganës së re të Tiranës, në Vorë

 

 

Kryeministri Berisha inauguroi sot paradite terminalit e doganës së re të Tiranës, në Vorë – Rinas. Dogana e re, investim me vlerë 25 milionë dollarë, shtrihet në një sipërfaqe prej 75.500 m², në të hapen si fillim 400 vende të reja pune, me perspektivë shtese rreth 120 persona në vit.

Kapaciteti përpunues ditor i saj është 420 kamionë, 120 furgonë dhe aktualisht përpunohen rreth 200 kamionë në ditë. Në mjediset e saj, krahas të gjithë ambienteve sociale, janë akomoduar 44 agjenci doganore, si dhe banka, shoqëri sigurimesh, shërbime postare, shërbime të kontrollit sanitar, kimik, etj. Terminali është siguruar 100 përqind me kamera kontrolli dhe magazina doganore me sipërfaqe 10.000 m².

Avantazhet e këtij investimi janë se rrit besueshmërinë e biznesit ndaj administratës doganore dhe përmirëson ndjeshëm imazhin e saj; minimizon shfaqjet korruptive dhe rrit efektivitetin e luftës kundër kontrabandës; ulet koha e qëndrimit të subjekteve në doganë, pasi terminali i ri siguron 13 kontrolle fizike njëherësh; mundëson mbrojtjen e markës dhe patentës, shëndetit publik dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Vendosja e terminalit jashtë qytetit të Tiranës, gjithashtu, lehtëson dhe përmirëson  ndjeshëm qarkullim e mjeteve në hyrje të Tiranës