Engel: Të gjithë të interesuar për zgjedhjet në Shqipëri

65

eliot-engelEliot Engel, kongresmeni amerikan,  thekson rëndësinë e zgjedhjeve të 23 qershorit për Shqipërinë. Në një intervistë për radion “Evropa e Lirë”, Engel është shprehur se këto zgjedhje do të kenë ndikim të madh në anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.

“Shpresoj që zgjedhjet të ecin mbarë dhe shpresoj që kushdo që fiton të jetë fitues dhe të mos ketë mashtrime. Shqipërinë, e cila sot është një anëtare krenare e NATO-s, isha shumë i lumtur ta shihja duke hyrë në NATO dhe do të doja ta shihja që të anëtarësohet edhe në BE.

Shpresoj që mosmarrëveshjet që ekzistojnë tani në Shqipëri  me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe mosmarrëveshjet tjera do të adresohen. Shpresoj që kushdo që fiton, të ketë një fitore që do të respektohet nga të gjithë.

Bashkimi Evropian do t’i vëzhgojë këto zgjedhje dhe do të vendosë nëse Shqipëria është kandidate për anëtarësim në BE, bazuar në masë të madhe në mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Shqipëria duhet ta dëshmojë se e meriton t’i bashkohet BE-së dhe zgjedhjet do të zënë një pjesë të madhe në gjykimin e BE-së për kandidaturën e Shqipërisë. Unë mendoj se Shqipëria duhet të jetë kandidate.

Do të doja të shihja si Shqipërinë, ashtu edhe Kosovën, por për Shqipërinë këto zgjedhje janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe mbarë bota i ka sytë nga këto zgjedhje”, shprehet Engel për REL.