FRD: 3000 lekë dëmshpërblim, sa çmimi i një vote të pushtetit në tregun e zgjedhjeve

57

DSC0536-600x398Me cilësinë e kandidatit për deputet të partisë Fryma e Re Demokratike për qarkun Shkodër, Fatlum Nurja, denoncoi atë që tre ditë me parë u quajt si dhënie e këstit të parë të dëmshpërblimit për banorët e zonave të përmbytura. ”Ashtu edhe siç filloi tre vite më parë ashtu dhe po vazhdon, ky mashtrim i cili do të perfundojë më 23 qershor….”,- deklaroi Nurja.

Tre vite më parë me përmbytje të padëgjuara dhe të befasishme, sot me një shumë kesti që la të zhgënjyer banorët e komunave dhe qytetarët shkodranë të cilët në tre vite jane prekur për të gjashtën herë nga përmbytjet, po ashtu la të shokuar opinionin publik si nga vonesa në afat ashtu dhe nga sasia e dhënë. Kjo eshte ajo që quhet keqqeverisje. Qeveria u premtoi dëmshpërblim, por mbytja nga mashtrimi qënka më e rëndë se nga ujrat e lënë në qejfin e tyre të Drinit e Bunës..Shifra 200 milion leke për 7571 familje, që me një përllogaritje të thjeshtë matematikore, i bie për cdo familje kësti të mos i kalojë 3000 lekë të reja për familje…është pak a shumë sa çmimi i një vote të pamenduar në tregun e votave të 23 Qershorit”- tha Murja.

Nurja theksoi gjithashtu se, në vend që liqeni i Shkodrës dhe tërësia ujore e kësaj zone të jenë instrumente të zhvillimit ekonomik ato çdo vit kthehen në elementë fatkeqësish natyrore dhe njerëzore dhe se ato kthehen gjithashtu në element pasigurie për të nesërmen. Ai vleresoi gjithashtu se, nëse nuk merren masa efikase dhe të menjëhershme pasojat mund të jenë të papërballueshme

Sipas tij, investimet e bëra pa kriter, të pamenduara, në alarm e në panik, me njerëz të pakualifikuar dhe të korruptuar sërish nuk mundën të ndalonin as në vitin 2013 vërshimet e ujrave të kësaj nyje ujore të mrekullueshme. Ne vleresimin e Fatlum Nurja, kjo situatë e paprecedentë po bën që banorët në nervozizëm të shtrojnë pyetje për alternativa të tjera banimi.Durimi, mirekuptimi, njerzillëku në ekstrem i këtyre banorëve u mor për dobësi dhe pushteti e injoroi atë që të dëmtuarit deshën në të vërtete t’i transmetojne qeverisë së prodhuar nga vota e tyre.

Fryma e Re Demokratike dega Shkoder dënon me forcë këtë sjellje mashtruese të qeveritarëve qëndrorë dhe lokalë duke siguruar banorët e zonave të përmbytura se avokatura e kësaj force të re politike me ekspertë të kualifikuar, falë profesionalizmit, seriozitetit administrativ dhe komunikimit të vazhdueshëm me banoret e zonave do bëjnë të mundur të mos lejohet përseritja e këtyre situatave ekstreme në të ardhmen. Fryma e Re Demokratike, do marrë nisma ligjore si dhe do të prezantojë akte normative të cilat shmangin nëpërkëmbjen e qytetarëve në situata të ngjashme në të ardhmen. Qytetarët shkodranë nuk kërkojnë mëshirë por respekt, nuk kërkojne lëmoshë por zbatim të ligjit, nuk kërkojnë llogari qesharake financiare por të drejtat e tyre bazuar në aktet ligjore në fuqi”,- ka përfunduar deklarata e Nurja.