Berisha akuza Krye Bashkiakut të Durrësit

52

sali-berisha-2011-5-19-14-1-48Kryeministri Sali Berisha, përuroi sot portin e peshkimit në Durrës. Ai deklaroi para të pranishmëve, se fajin për bllokimin e punimeve e ka Kryetari i Bashkisë, Vangjush Dako, i cili ka bllokuar këtë projekt në mënyrë të çuditshme. Berisha deklaroi se, nëse ky projekt do të ecte normalisht atëherë ai do të ishte aty për ta përuruar atë. Ai akuzoi edhe njëherë kryebashkiakun e Durrësit Dakon për betonizim të qytetit.

Zhvillimi i kësaj ekonomie i takon qyteteve bregdetare,  pasi u arrit të sheshohen të gjitha kundërshtitë. Bashkë me këtë port është bërë edhe Plani Rregullues i Durrësit, për aq sa ka mbetur nga betoni i Vangjushit.”- tha ai.

Berisha me vajtjen e tij në Durrës, prezantoi edhe deputetët që do garojnë për këto zgjedhje. Dje me prezantimin në Tiranë të deputetëve që do kandidojnë për qarkun e Tiranës u bë edhe çelja zyrtyare e fushatës për Partinë Demokratike.