LSI prezanton deputetët në Gjirokastër

71

ilir-metaLëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar, dje një takim në qytetin e Gjirokastrës, në të cilin është prezantuar ekipi i 5 kandidatëve për deputetë në Qarkun e Gjirokastrës. I pranishëm në këtë takim, Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi se 23 qershori është një ditë e madhe, është një garë historike, është në garë e shkuara me të ardhmen, e vjetra me të renë, ngërçi politik dhe ekonomik me zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.

’Shqipëria ka nevojë për një lidership që i kupton dhe i jep zgjidhje sfidave delikate ekonomike me të cilat përballet vendi, sidomos sot kur Evropa është në një krizë serioze financiare. Nxitja e zhvillimit ekonomik dhe krijimi i vendeve të punës ka nevojë për një program konkret siç është plani i punësimit me 5 pikat për punësimin i Lëvizjes Socialiste për Integrim që do të jetë nga dita e nesërme në dorën tuaj dhe të çdo qytetari shqiptar’’,- ka deklaruar kreu i LSI-së Ilir Meta.

Në këtë prezantim ka folur edhe kryesuesi i listës së LSI-së për Gjirokastrën, Vangjel Tavo. Ai deklaroi :

’Ne i takojmë Partisë Socialiste Evropiane dhe jemi gjithmonë dhe kurdoherë në shërbim të popullit shqiptar. Duke votuar për LSI-në, Aleanca për Shqipërinë Evropiane do të fitojë. Asnjë zemër nuk do të ndihet e tradhtuar. Asnjë apo bashkëqytetarët e majtë dhe sigurisht edhe ata të djathtë. Prandaj pas çdo gare elektorale shton zemrat që lidhin fatin e tyre dhe të vendit me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Motra dhe vëllezër më lejoni që të tregoj publikisht edhe sekretin apo çelësin e fitores sonë në 23 qershor. Ne nuk jemi si disa të tjerë që punojnë me moton “secili për vete dhe zoti për të gjithë”. Nuk jemi as si disa bizantinë politikë të cilët në çdo fushatë elektorale thurin intriga dhe bëjnë pazare të tipit “armiku i armikut tim është miku im”. Ne si Lëvizje Socialiste për Integrim në Qarkun e Gjirokastrës kemi punuar, po punojmë dhe do të vazhdojmë të punojmë nën moton “të gjithë për një dhe një për të gjithë”. Duke votuar në 23 qershor për Lëvizjen Socialiste për Integrim shoqëria dhe njerëzia do të ecin më shpejt përpara. Fitore, fitore! Rroftë populli evropian i Gjirokastrës’’,- ka deklaruar Tavo gjatë fjalës së tij.