Lulëzim Basha, qytetar nderi i Prishtinës

Lulzim_Basha_mPropozim vendimi për shpalljen e z. Lulzim Basha, Kryetar i Bashkisë së Tiranës, Qytetar Nderi i Komunës së Prishtinës, është në axhendën e mbledhjes së sotme të Kuvendit të Komunës së Prishtinës – kryeqytetit të Kosovës.

Këtë e konfirmoi pak më parë për ATSH-në zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Asdren Osaj.
Po ashtu, tha ai, më parë, në mbledhjen e gjashtë të Komitetit për Politikë dhe Financa u votua pro propozimit që kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Lulzim Basha, të shpallet Qytetar Nderi i Prishtinës. Ky vendim, kryetarit Basha do t’i prezantohet më 11 Qershor, kur për nder të Ditës së Prishtinës pritet të qëndrojë për një vizitë në Prishtinë.

Sipas zyrtarëve komunalë të Prishtinës, Kryebashkiaku Lulzim Basha ka reflektuar interesim të veçantë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Tiranës dhe Prishtinës, në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.
Nga zgjedhja e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës, janë intensifikuar marrëdhëniet me Prishtinën dhe është rritur bashkëpunimi i ndërsjelltë, vlerëson Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Avdullah Hoti.

“Z. Basha ka reflektuar përkushtim dhe përkrahje të pareshtur gjatë procesit të Pavarësisë dhe ndërtimit demokratik të Kosovës, sidomos në periudhën e pasluftës, kur ai qëndroi dhe punoi një kohë të gjatë në Kosovë dhe në Prishtinë. Ka qenë dhe është përkrahës i integrimeve evropiane të Kosovës dhe i njohjes së saj nga shumë shtete në Evropë dhe në botë”, thonë zyrtarë të komunës së Prishtinës.
Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Asdren Osaj, tha se “propozimi që Basha të shpallet Qytetar Nderi i Komunës së Prishtinës, është një gjest i respektimit të punës dhe vlerave të tij si Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe të një personaliteti, i cili në të gjitha pozitat politike që ushtroi dha kontribut të pakursyer për Kosovën dhe Prishtinën”./ballkanweb/

Berisha: Rama ka ngelur në autobus edhe kur ecën në rrugët e shtruara të qeverisë

berisha beratKryeministri Sali Berisha, gjatë përurimit të rindërtimit të segmentit Fier- Levan, ka sulmuar sërish liderin opozitar, për prezantimin e tij në Vlorë. Ai iu drejtua Rames, duke i thënë se Aleancën e 1 prillit, e ka shndërruar në aleancë të shkuljes së veshit. Gjithsesi Berisha siguroi, se ai nuk do të merrej me këtë aleancë, pasi do të fokusoheshin në shndërrimin e Shqipërisë, në një vend të zhvilluar.

Gjatë premtimit përpara qytetarëve të Fierit, në lidhje me projektet që do të zhvillojnë këtë zonë, ai iu drejtua sërish liderit socialist Rama, duke i thënë se ka mbetur në autobus edhe kur ecën në rrugët e shtruara të qeverisë.

“Rrugët janë komunikim, zotëria thotë janë izolim dhe shkoi me hartë në sqetull e tregonte rrugët që kemi ndërtuar ne. Ai është në autobus, pavarësisht se ecën në rrugë ai mbetet në autobus. I them t’i lerë sharjet, nuk janë qytetërim, të lërë dëshpërimin, po pse hyri në garë. Ti kishe arkivin më të rëndë në Europë për humbje, edhe po s’deshe ti ai humbet vetë. Ne kërkojmë votën e qytetarëve jo për këto që kemi bërë, por për projektet e 4 viteve që vijnë. Ne kemi bërë gjithçka që të ecim përpara në rrugën e integrimit”, deklaroi Berisha.

Berisha rikonfirmoi edhe njëherë marrjen brenda një viti të statusit për anëtarësim,  në Bashkimin Europian pavarësisht se Rama, sipas tij, po bën gjithçka për ta bllokuar atë./al.bl/

Ramadan Gjanaj: Në ’91 s’gjetëm Shqipërinë e ëndërruar. Ka mbetur njëlloj

100_9916Bruksel/Intervistë për jetën, familjen, punën dhe si e sheh vendin e origjinës dekani i Universitetit Libre International

Për të takuar Ramadan Gjanën në Bruksel nuk është e thjeshtë. Dekani shqiptar i dy prej fakulteteve të Universitetit të Lirë International në kryeqytetin e Europës, është gjatë gjithë kohës i zënë nga punët e shumta. Madje edhe të shtunën. Duhet të kalonte ora 16:00 për ta kapur atë në telefon dhe më pas të linim një takim në Schaerbeek, lagjen ku ai banon. Me një shqipe të kulluar dhe zhdërvjelltësinë e profesionit, Gjanaj u rrëfye në një intervistë të gjatë për Albaniaplus.

Kush është Ramadan Gjanaj?

Unë kam lindur në vitin 1967 dhe jam djali i pestë, apo i gjashti i fëmijëve të dy bashkëshortëve të arratisur nga fshati Bicaj i Kukësit më 1956. Kemi qenë 7 vëllezër dhe një motër, por dy vëllezër na kanë vdekur. Kam kryer studimet në Shkencat Politike për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Lirë të Brukselit. Jam diplomuar në vitin 1994 dhe me pas për dy vjet kam kryer edhe një shkollë tjetër pasuniversitare. Në 2010 kam marrë doktoratën për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Temën e diplomës e kam pasur për çështjen e kufijve shqiptarë, “Kosova midis konferencave ndërkombëtar në fillim të shekullit XX”. Bashkëshorten e kam me origjinë shqiptare, nga Kosova. Ajo ka edhe nënshtetësinë saudite. Kemi dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Aktualisht menaxhoj pjesën universitare të Universitetit Libre International. Kam postin e dekanit për dy fakultete, atë të Shkencave të Menaxhimit dhe atë të Komunikimit të Bizneseve (Communication d’entreprise.red). Është një institucion arsimor i financuar nga Bashkimi Europian për arsimimin e zonës frankofone në Afrikë. Do të hapim edhe një strukturë në Kinshasa, kryeqytetin e Kongos. Rektori im është nga Burkina Faso. Ai e njeh Shqipërinë shumë mirë dhe e ka vizituar disa herë. Gjatë një konference shqip në Universitet ai ju drejtua të pranishmëve: “Unë jam shqiptar me shumë sesa disa nga juve”, dhe kishte të drejtë sepse e njeh vendin tonë shumë mirë.

Cila është lidhja juaj me Shqipërinë? Çfarë ju bën që të flisni shqip?

Në fakt kur dolën prindërit tanë nga Shqipëria, kishin shpresën se do të ktheheshin shpejtë. Ata kishin përcaktuar ditën e Shën Gjergjit, që i bie më 6 maj, si ditë rikthimi. Kështu që kthimi pritej çdo Shën Gjergj, duke bërë që kjo ditë të kthehej në ditë mërzitjeje. Kjo vazhdoi deri më 1986 kur vdiq gjyshi. Pas kësaj shpresat u shuan deri diku, pasi kishim jetuar me ëndrrën e kthimit. Gjithsesi ëndrra u realizua në vitin 1991. Në ditët e para të shembjes së komunizmit babai, nëna dhe një nga vëllezërit e mi, Sulejmani, shkuan në fshatin e origjinës, Bicaj në Kukës. Kur vajtën, panë se ata njerëz që kishim lënë atje nuk ishin si ne dhe ne jo si ata, ishim të ndryshëm. Pra, dy botë të ndryshme, kishin kaluar mbi 40 vite dhe ishim zhvilluar krejt ndryshe. Babai nuk i gjeti shokët dhe miqtë e vet të fëmijërisë dhe rinisë. Disa prej tyre kishin vdekur, disa ishin larguar në internim në Lushnjë, apo të tjerë të zhvendosur në Tiranë, Laç e Shkodër. Familja jonë shkoi edhe në varrezat e dëshmorëve ku prehet gjyshi nga nëna, Nuhi Lala, i pushkatuar nga partizanët e Brigadës së Pestë Sulmuese, në fshatin Buzëmadhe në vitin 1944. Historiani Uran Butka ka nxjerrë dokumente se ka qenë urdhër i Mehmet Shehut për të ekzekutuar 22 vetë, pasi ishte gjetur i vrarë afër fshatit Hisen Cino, nip i Shefqet Peçit. Ndërkohë, nëna ime, e cila ka qenë 8 vjeç e gjysmë atëherë, tregon se ishte festa e Bajramit dhe se partizanët kanë darkuar nëpër shtëpitë e fshatarëve, ndërsa të nesërmen i vranë. Kur janë zgjuar nga gjumi në mëngjes fshatarët kanë vënë re se shulet e armëve u ishin hequr, ndërsa 22 burrat që u kapën u pushkatuan. E vërteta është se fshati Topojan ka zhvilluar luftë me Hisenin, ndoshta pasi e vranë, kufomën e tij e nxorën në bjeshkët e Buzëmadhes. Kjo, puna e vrasjes së tij nga Topojani, nuk dihet mirë, pasi, nuk ekzistojnë prova dhe dokumente për këtë, por është e qartë se vrasja e tij u përdor si pretekst i mirë nga partizanët, për ekzekutimet në Buzëmadhe. Ndërkohë si provë, u mor edhe fakti që një djalë i ri nga Buzëmadhja, kishte një shenjë nxirjeje poshtë syrit. Në fakt ai e kishte që nga lindja atë, por partizanët pretenduan se i ishte shkaktuar nga të qëlluarit me armë gjatë vrasjes së Hisenit. Historiani Butka pretendon se më tepër se kaq ishte një urdhër i Mehmet Shehut, për të shkelur në zonën që kontrollohej nga Muharrem Bajraktari.

Kur është larguar familja juaj nga Shqipëria?

Më 1956 u arratisën gjyshi im së bashku me gjyshen dhe dy djemtë dhe nuset. Nga fshati shkuan te stani në bjeshkë, ku i ndihmoi një komunist, i cili ishte i afërmi ynë dhe njëkohësisht mik i Kadri Hazbiut. Ai i drejtoi që të kalonin kufirin pa hasur në patrullën e rojave. Familja jonë kaloi tre vjet e gjysmë në Kosovë, në një fshat të Ferizaj, derisa u kapën nga serbët dhe u dërguan në një kamp refugjatësh në Gerova në Kroaci. Fati solli që pas dy vjetësh të tjerë aty, më 1962, të mbërrinin punonjësit e KARITAS-it Katolik, të cilët kishin shkuar për emigrantët e arratisur nga Hungaria, dhe kur kishin gjetur edhe shqiptarët aty, i morën të gjithë me vete dhe i sollën në Belgjikë. Është fakt se shumica e shqiptarëve të mërgatës së vjetër në Belgjikë, vijnë nga Gerova.

ramadan gjanaKur e keni vizituar për herë të parë Shqipërinë?

Shqipërinë e vizitova për herë të parë më 1993. Ishte moment emocionues, isha student akoma dhe këtu në Belgjikë nuk e njihte askush Shqipërinë, për më tepër nuk e dinte kush që gjendej në Europë. Kur na pyesnin, ne u thoshim që jemi albane (albanian-frengjisht,red), ndërsa njerëzit na ngatërronin me Libanin. Shpesh kjo merrej edhe si shaka, derisa me 1990-‘91 shqiptarët u bënë të njohur anë e mbanë botës pasi hynë nëpër ambasada apo shkuan me anije në Itali.

Në ato 26 vite si ka qenë Shqipëria në mendjen tuaj? Çfarë prisnit dhe çfarë gjetët atje?

E mendonim një vend shumë të bukur dhe të mirë, ndërsa shqiptarët që vuanin në një burg të madh dhe në izolim total. Qanim hallin e vendit tonë të origjinës pasi e donim me shpirt dhe zemër, ndërsa ishte e ndaluar për ne. Me thënë të drejtën atëherë shqiptarët na u dukën shumë mikpritës. Tani është futur pak më tepër individualizmi pasi është logjike se njerëzit kanë punët dhe hallet e veta. Shkoj shpesh në Shqipëri pasi kam njërin nga vëllezërit që banon aty, Sulejmanin, të cilin e vizitoj shumë herë. Sulejmani ka qenë shef për shtypin e huaj këtu në Bruksel, por la gjithçka dhe u vendos në Tiranë për të dhënë kontributin e vet në Shqipëri.

Kur ishte vizita e fundit në Shqipëri?

Pak kohë më parë, tjetra do jetë nesër. (Të dielën.red).

Ishit në Shqipëri për 100 vjetorin e Pavarësisë?

Po isha në Tiranë.

Sipas jush ka diçka që duhet ndryshuar në Shqipëri?

Duhen reforma të thella në arsim, shëndetësi dhe çdo sektor tjetër që ka lidhje me shërbimet publike. Që gjërat të funksionojnë mirë, gjithçka duhet të jetë e bazuar në drejtësi. Duhen reforma të thella, në mënyrë që t’i jepet drejtësia si atij qytetarit pa përkrahje dhe atij që është pjesë e nomenklaturës. Shkurt, duhet që për çdo kënd të zbatohet ligji me drejtësi. Po kështu duhet që edhe drejtësia të mos zvarritet. Ajo që nuk më pëlqen aspak është zbatimi i Kanunit të Lekë Dukagjinit. Kanuni, ishte një ligj i shkruar, dhe në shkencat politike sqarohet se është më mirë një ligj i keq sesa pa të fare. Mua personalisht nuk më pëlqen Kanuni i zbatuar. Në të shpjegohet qartë se gjaku merret te familja e vrasësit dhe jo tek gjithë fisi si sot. Kanuni thotë se nëse vrasësin e sheh me petka gruaje dhe i shoqëruar me fëmijë nuk të jepet e drejtë ta vrasësh. Por a ndodh sot kjo!? Kjo tregon mungesë totale të shtetit.

Ndoshta kjo vjen nga mosinformimi i njerëzve rreth Kanunit?

Duhet një studim psikologjik që ta sqarojë saktë këtë. Mendoj se diçka është edhe ndikim nga komunizmi, pasi atëherë praktikohej penalizmi i gjithë familjes së dikujt që kryente një krim. Ndërkohë në kohët e sotme vihet re se vrasësit largohen jashtë kufijve dhe familja e viktimës hakmerret ku të mundet, duke i bërë në një farë mënyre presion vrasësit. Nuk mund të pranoj individualisht, që të jetë normale mbyllja e një fisi të tërë pasi dikush nga ata ka vrarë dikë në një zonë tjetër. Kjo tregon mungesën e shtetit.

Problemi i gjakmarrjes është bërë shkak që shumë shqiptarë të kërkojnë azil, edhe këtu në Belgjikë, si e gjykoni këtë?

Me thënë të drejtën kam punuar për 5 vite në Zyrën për të Huajit dhe e them me kompetencë që azil për gjakmarrje nuk është dhënë. Thjesht azilantët janë marrë në mbrojtje provizore dhe gjatë kësaj kohe atyre u është dhënë e drejta të bëjnë rregullarizim dokumentacioni.

Të huajt flasin shpesh për probleme të Shqipërisë. Gjithë defektet që nxirren në pah, ju bëjnë të ndiheni keq?

Po. Fatkeqësisht të gjitha raportet e BE flasin për politesë e kortezi për përparime, por vënë në dukje për 20 vjet të njëjtat probleme: korrupsionin; kontrollin e kufijve; kanunet; krimet etj. Kur flet sot për Shqipërinë, të gjithë personifikojnë mafian dhe krimin e organizuar, kjo na brengos.

Si u përgjigjeni këtyre?

U them: Vizitoni Shqipërinë dhe shiheni vetë që Tirana është më e qetë se Brukseli. Në Shqipëri mediat shkruajnë gjithçka ndodh, ndërsa këtu gazetarët nuk i pasqyrojnë krimet pasi nuk duan që të përhapin ndjenjën e pasigurisë. Është fakt se në Shqipëri, përderisa ligji nuk zbatohet me drejtësi, qytetari që njeh dikë lart, nuk i ndalon policit në rrugë. Këtu nuk mund të krahasohemi dot me Belgjikën.

Shpeshherë e më tepër flitet për një Shqipëri etnike. Cili është mendimi juaj?

Në kushtet e sotme nuk bëhet. Mbetet veç një ëndërr dhe utopi. Sot ekziston karta e Helsinkit, e nënshkruar edhe nga Shqipëria më 1972. Aty është përcaktuar saktë për mosndryshimin e kufijve. Nëse do të ndryshohet diçka, Shqipërisë i duhet të tërhiqet nga kjo kartë ndërkombëtare, aq më tepër tani kur , por tani kur jemi edhe anëtarë të NATO. Ekzistojnë grupe që e kërkojnë Shqipërinë etnike, dhe kjo është gjë e mirë, por shteti zyrtar nuk ka të drejtë ligjore ta kërkojë.

Diçka për Maqedoninë, racizmin e shtuar tepër së fundmi ndaj shqiptarëve atje?

Përderisa partitë politike shqiptare në Maqedoni bëjnë pazare politike për karriget e veta, ajo do të ndodhë. Është padrejtësi por nuk kemi ç’të bëjmë. Faj ka edhe Tirana zyrtare që nuk u bën presion si maqedonasve, ashtu edhe politikës shqiptare në Maqedoni. Situata sipas meje mund të rregullohet vetëm në një rrugë. Duhet të ketë një platformë kombëtare të shqiptarëve, të cilët t’i bëjnë me dije maqedonasve se nëse nuk plotësohen të gjitha pikat e marrëveshjeve të mëparshme duhet të tërhiqen nga pjesëmarrja në qeverisje.

Më 23 qershor në Shqipëri ka zgjedhje parlamentare, ndërsa flitet çdo ditë për agravim situate dhe destabilitet pas votimeve. Sipas jush, si do të jetë 23 qershori dhe më pas?

Nëse nuk do të ketë probleme, kjo do të jetë hera e parë që në Shqipëri do të ndodhë një mrekulli. Mirëpo duke u bazuar në të kaluarën, them se neve kemi një periudhë pasigurie ku ka shumë pikëpyetje. Unë shpresoj dhe uroj që çdo ndryshim në Shqipëri do të bëhet në mënyrë të qetë dhe të qytetëruar. Këtu në Belgjikë ne mbetëm dy vjet pa qeveri dhe nuk ndodhi asgjë destabilizuese. Le të bëhet njëherë edhe në Shqipëri kështu.

Çfarë mund të përfitojë një turist në Shqipëri?

Sot turizmi në Shqipëri nuk të jep shumë mundësi përfitimi veç rrezeve të diellit dhe plazhit. Duhen politika shtetërore që nga turizmi të përfitojnë edhe vendasit edhe vizitorët.

Cila zonë e Shqipërisë ju pëlqen më shumë?

Padyshim jugu. Më pëlqen shumë Dhërmiu në Vlorë, Borshi në Sarandë dhe Ksamili. Jugu i Shqipërisë është më ndryshe, por edhe veriu është i bukur. Në përgjithësi në Shqipëri mungojnë investimet publike në zonat turistike.

Mendoni që mbetja e trurit jashtë, ndikon në Shqipëri?

Është një tragjedi e njohur. Ne me dashje apo pa dashje kemi mbetur jashtë pasi kemi lindur këtej, por ka mjaft studentë shqiptarë që urrejnë të kthehen pas studimeve. Normalisht, shteti i ka fajet kryesore për këtë, pasi derisa flitet për diasporën, (për mua është mërgatë), shteti shqiptar e ka për detyrë riatdhesimin, ndaj duhet të bëjë çka është e mundur për kthimin e diasporës në vend. Po kështu, ka ndikim qeveritar për mbetjen e studentëve jashtë, pasi në Shqipëri nuk zbatohen kriteret e Bolonjës për punësimin e tyre.

Juve personalisht, nëse do të kishit një thirrje nga një universitet shqiptar apo politika, do të ktheheshit për të dhënë kontributin tuaj?

Hipoteza pranohet vetëm në aspektin mësimor dhe vetëm për Universitetin e Tiranës. Jashtë tij, jo. Kjo për faktin se ai institucion është potencial.

Kur djali 10 vjeç të pyet për Shqipërinë si ia shpjegoni?

I rikujtoj gjithmonë vlerat tona që prindërit na i kanë trashëguar. I them që ne shqiptarët jemi atdhedashës, të ndershëm, të besës, bujarë dhe mikpritës.

Çfarë ju ka mbetur nga tradita shqiptare?

Çdo të premte takohemi familjarisht. Adetet i bëjmë më shumë neve sesa shqiptarët e rinj. Për shembull në ditën e Shëngjergjit, i zgjojmë fëmijët me ujë dhe sapo hapin sytë, u thyejmë në kokë një vezë të zierë. Për ditë vere gatuajmë një fli. 28 nëntorin e festojmë gjithmonë.

SHBA dënon Rusinë për furnizim me armë të Sirisë

2478384671Furnizimi i Sirisë me raketat e tipit “Janchot” të Rusisë dënohet nga SHBA. Ndërkohë ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle shprehet skeptik për suksesin e konferencës për Sirinë.

SHBA kanë dënuar furnizimin që i bëri Rusia Sirisë me raketat mbrojtëse detare. Komandanti i shtabit të përgjithshëm, Martin Dempsey tha në Uashington se furnizimi me raketat me një teknologji mjaft të zhvilluar do të inkurajojë qeverinë siriane në luftë kundër rebelëve dhe do të ndezë vatra të reja zjarri në Siri. Një aksion i tillë është “më së paku një vendim i pamenduar mirë”. Gazeta amerikane “New Jork Times” kishte raportuar se Rusia ka furnizuar Damaskun me raketa të tipit “Jachont”, të cilat mund të vihen në përdorim kundër anijeve.

Reagon Rusia

Një furnizim i tillë mund të vështirësojë edhe më tej një bllokadë të mundshme detare kundër Sirisë. Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov hodhi poshtë kritikat kundër furnzimit me armë të Sirisë dhe theksoi se Moska furnizon vetëm me armë që përdoren për mbrojtje. Qeveria e presidentit Bashar Al-Asad nuk fiton me këtë furnizim asnjë lloj avantazhi kundër kryengritësve sirianë.

Ndërkohë ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle u shpreh skeptik lidhur me suksesin e konferencës ndërkombëtare që planifikohet me qëllim arritjen e paqes në Siri. “Kjo konferencë ndërkombëtare do të jetë shumë e vështirë, tha ministri i Jashtëm gjerman gjatë një vizite në rajonet palestineze. Politikani liberal gjerman është skeptik mbi mundësinë e paqëtimit të palëve në konfliktin e përgjakshëm, i cili deri më tani ka kushtuar mbi 80.000 jetë njerëzish. “Mbajtja e një konference të tillë është shumë e rëndësishme. Por është shumë e pasigurtë nëse ajo do jetë e sukseshme”, tha Westerwelle./dw/

Franca legalizon martesat e të njëjtit seks

foto ilustruese
foto ilustruese

Franca u bë vendi i 14 që legalizoi martesat e të njëjtit seks.

Presidenti Francois Hollande e nënshkroi ligin sot, një ditë pasi Këshilli Kushtetues hodhi poshtë një sfidë ligjore nga opozita e krahut të djathtë – partia UMP e ish presidentit Nicolas Sarkozy.

Dje, udhëheqësi francez tha se ai do të sigurojë që ligji të zbatohet në mbarë vendin, dhe nuk do të pranojë asnjë përçarje.

Ministrja franceze e drejtësisë, Christiane Taubira tha muajin e kaluar se projektligji nuk heq të drejtën e askujt, ndërsa u jep të drejta të tjerëve. Ajo tha se martesat e para mes homoseksualëve mund të ndodhin në fillim të qershorit./voa/

Alban Meha do të qëndrojë 6 javë jashtë fushave

sport

Florjan Behlula Mesfushori shqiptar që luan në Bundesligën 2 gjermane me Paderbornin, Alban Meha, duhet të presë gjashtë javë për t’u kthyer në fushën e blertë, pas dëmtimit që pësoi pak ditë më parë dhe ndërhyrjes kirurgjikale që kreu.

Lajmi është bërë nga mediat gjermane, të cilat i vlerësojnë paraqitjet e tij me fanellën e Paderbornit dhe kombëtares shqiptare. Mesfushori pësoi një dëmtim në gju në ndeshjen e parafundit të Bundesliga 2 me Mynchen 1860 (Paderborni fitoi 2-0), ku pasi dha asistin për golin e parë, në minutën e 23-të u detyrua të lërë fushën e lojës.
Mesfushori ka kryer operimin dhe sipas mediave gjermane, ai do të kthehet sërish pas 6 javësh, pak a shumë në momentin kur Paderborni do të nisë fazën përgatitore për sezonin e ardhshëm.
Kjo do të thotë se fantazisti do të mungojë në ndeshjen e rëndësishme të Shqipërisë kundër Norvegjisë, e cila zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Brazili 2014” në Tiranë më 7 qershor.
Ky sezon ka qenë problematik për Mehën, i cili në fakt e nisi mirë, por u dëmtua në ndeshjet e kombëtares. Pas rikuperimit, ai shkëlqeu në fazën përgatitore të dimrit, duke shënuar rregullisht në ndeshjet miqësore me Paderbornin, por në fund vjen përsëri ky dëmtim, që do ta lërë jashtë përfaqësueses në sfidën me norvegjezët

Edi Rama shpërthen në Vlorë: Demokratë vlonjatë, asnjë votë Saliut

rama6Edi Rama, u prezantua si kandidat për deputet në qytetin e Vlorës, duke udhëhequr listën për këtë qark.

Nga pallati i sportit “Flamurtari”, kryesocialisti Rama e ka komentuar kandidimin e tij në qytetin e Vlorës, me faktin se Vlora është kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve.

Hapja e fushatës së Partisë Socialiste në Vlorë u bë me nga një fjalim të shkurtër që mbajtën me radhë kandidatët e PS-së për deputetë në këtë qark, më pas u transmetua në projektor një dokumentar i shkurtër kushtuar kreut të PS-së Edi Rama.

Në përfundim të dokumentarit, fjalën e mori vetë Rama. Ai u ndal tek lidhja e tij e vecantë me Vlorën që në fëmijërinë e hershme, ndërsa më pas u ndal tek situata aktuale në këtë qark. Rama tha se në 8 vitet e qeverisjes së Sali Berishës, qyteti i Vlorës ka marrë më pak fonde edhe se Kamza, ndërsa ironizoi me moratoriumin e skafeve teksa deklaroi se “për 8 vite PD i vuri çelësin detit”. Në fjalën e tij Rama iu është drejtuar demokratëve vlonjatë për të mos i dhënë asnjë votë Sali Berishës, ai i ka ftuar të votojnë për Vlorën e lënë në harresë.

“Para sesa të filloj dua të ndaj me ju dicka familjare. Dua t’ju tregoj disa fotografi lakuriq që nuk i ka parë njeri deri më sot. Në fakt ngaqë nuk kam pasur kohë të merrem dhe me prezantimin, ato lakuriq i paskan hequr, janë fotografi në plazhin e Skelës në vitet 60’, të një kohe kur unë e kisha Vlorën ëndrrën e gjithë vitit dhe kur gjithë viti me kalonte duke shkuar në shkollë për të marrë 10, pasi Aneta më thoshte vetëm po dole me të gjitha 10 mund të bësh pushime në Vlorë. Vlora, ishte vendi ku ndjehesha i lirë. I lirë dhe pjesë e një bote që gjatë vitit të shkollës unë nuk e njihja. Bota e djemve të skelës, bota e peshkatarëve, bota e notit. Vlora e vajzave të Flamurtarit, Vlora ku shkonte e gjithë Tirana dhe e mundte”.

“Unë kam bërë shumë fjalime, para njerëzve, por asnjëherë si sot nuk kam ndjerë emocione të jashtëzakonshme si par jnë provimi. Ju e dini që unë mund ta vendosja emrin tim për të qenë deputet kudo dhe ju siguroj se vendimi për të vendosur emrin tim në Vlorë nuk ka qenë për t’ia bërë vetes më të lehtë, por për të marrë përgjegjësinë e përfaqësimit të kryeqyteti të historisë së shqiptarëve”.

Ashtu sikundër dihet tashmë, lista e PS-së në Vlorë kryesohet nga Edi Rama, pasohet nga Valentina Leskaj, më pas Koço Kokëdhima, Luiza Xhuvani, Fatmir Toçi, Andrea Marto, Edmond Leka, Shuaip Beqiri dhe Mira Shehu.

Përpara mijëra të pranishmëve në mitingun e Vlorës, është shfaqur një dokumentar për jetën e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama. Rrëfime prekëse të nënës, djalit dhe bashkëshortes Linda, por edhe vetë Rama në një version ndryshe.

Meta nga Durrësi: I thoni “Jo” sukseseve imagjinare të Berishës

ilir-meta22LSI prezantoi pasditen e sotme kandidatët për deputet në Qarkun e Durrësit. Kreu i LSI-së Ilir Meta, gjatë prezantimit të kandidatëve, theksoi se do të fillojë rruga e zhbllokimit drejt integrimit në BE. Meta theksoi se 23 qershori është një ditë e rëndësishme pasi shqiptarët do të marrin vendimin përfundimtar për situatën e tyre ekonomike dhe sociale.

Kreu i LSI-së, sulmoi sloganin e koalicionit të djathtë, ‘Aleanca për Mirëqenie, Punësim dhe Integrim”, duke theksuar se në të ndodhen 3 problemet më të mëdha që qeveria i shkaktoi shqiptarëve.

“23 qershori është ditë e rëndësishme që i fton qytetarët e shoqërisë për reflektim dhe para se të marrin një vendim përfundimtar në 23 qershor do pyesin vetën nëse ndihen me mirë për veten e tyre, familjet e tyre, komunitetin e tyre dhe të gjithë Shqipërinë. Tre problemet kryesore që keni ju dhe gjithë qytetarët e Shqipërisë, janë të gdhendura në sloganin e PD, që tregojnë plagët kryesore të akumuluara nga qeverisja e saj, ata kanë punësimin, por shqetësimi më i madh për ju është papunësia. Ata kanë mirëqenien, por problemi kryesor është rrijta e cmimeve dhe rënia e fuqisë blerëse. Ata kanë integrimin, por javët e fundit demonstruan intolerancë të jashtëzakonshme, duke refuzuar propozimin që bëra për miratimin e ligjeve brenda përfundimit të legjislacionit së Parlamentit dhe futjen në fuqi në parlamentin e paszgjedhjeve”, theksoi Meta.

Meta kritikoi deklaratat kryeministrit për rritje ekonomike dhe zhvillim duke i kërkuar shqiptarëve ti thonë ‘JO’, sukseseve imagjinare të Berishës. “Më 23 qershor kemi shansin të votojmë për realitetin Evropian që duam”, tha Meta.

“Për kryeministrin tonë vetëm në fjalime dhe mitingje qytetarët janë të parët, por për të, të parët janë fishekzjarret. Qeveria është kudo në festë dhe qytetarët janë kudo me halle, ndaj më 23 qershor Durrësi dhe gjithë Shqipëria do i thonë mjaft sukseseve epike të qeverisë që do largohet. Durrësi dhe Shqipëria do zgjedhin rotacionin dhe jo ngërcin ku jemi. Do zgjedhin punësimin dhe jo stanjacionin, shtetin ligjor për të gjithë dhe jo për të gjitha pushtet në dorën e një njeriu të vetëm. Më 23 qershor kemi shansin të votojmë për realitetin Evropian që duam”, shtoi Meta.

Meta tha se pas 23 qershorit, Shqipëria do të ecë më shpejt drejt rrugës së integrimit në BE, jo vetëm për të zhbllokuar statusin, por edhe investimet që do përfitojë vendi.

Ilir Meta duk bërë një pasqyrim të realitetit, tha se ekonomia po vuan dhe po tregon shenja të qarta të krizës, teksa akuzoi qeverinë se ka 500 milionë euro të papaguara ndaj biznesit. Kreu i LSI-së shpaloi edhe platformën e partisë që ai drejton për zgjidhjen e situatës.

Zbardhet vrasja e Valiasit, autor i biri i viktimës

policia-e-tiranesPolica e Tiranës ka zbardhur të shtunën ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e të premtes në Valias, ku u raportua fillimisht për një 56-vjeçar që ishte vetëvrarë teksa ndodhej në gjendje të dehur.

Nga hetimet e policisë rezultoi se ai nuk i kishte dhënë fund jetës, por ishte vrarë nga i biri. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të premtes rreth orës 22:30 në Valias ku 56-vjeçari Rasim Leka mendohej se ishte vetëqëlluar me armë zjarri në gjendje të dehur në prani të motrës së tij.

Sipas të dhënave të uniformave blu, rezulton se Rasim Leka është ekzekutuar nga djali i tij, E.Leka pas një konflikti familjar.

56-vjeçari ka qenë i pari që i ka drejtuar armën tip automatik të birit pas konfliktit mes tyre dhe ky i fundit ka mundur që t’ia rrëmbejë dhe ta qëllojë për vdekje.

Policia ka arrestuar djalin e 56-vjeçarit, E. Leka dhe ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.

Ujëvarat me të bukura në botë

Këto janë disa nga ujëvarat më interesante në botë. Disa prej tyre gjenden në disa pozicione, që është vështirë të depertosh për t’i parë./stumbleupon/

Dragon-Falls, Venezuela- foto Dmitry Moiseenko
Dragon-Falls, Venezuela- foto Dmitry Moiseenko

 

Tad-Sae, Laos- foto Greg Hayter
Tad-Sae, Laos- foto Greg Hayter

 

Wall-of-Tears, Puu Kukui, Hawai- foto Jurvetson
Wall-of-Tears, Hawai- foto Jurvetson

 

Salto-Grande, Kili- foto Aztlek
Salto-Grande, Kili- foto Aztlek

 

Devils-Mouth Karnataka, India foto Vramak
Devils-Mouth, India foto Vramak

 

Wallaman-falls, Australia foto Paul Bica
Wallaman-falls, Australia foto Paul Bica

 

Sunwapta-Falls, Kanada foto-Alaskan Dude
Sunwapta-Falls, Kanada foto-Alaskan Dude

 

Elakala-Waterfalls, West Virginia foto Nature pictures, Forest Wander
Elakala-Waterfalls, West Virginia foto Forest Wander

 

Sawkill-Falls, Pensilvani foto NicholasT
Sawkill-Falls, Pensilvani foto NicholasT

 

Multnomah-Falls, Oregon- foto Kunome
Multnomah-Falls, Oregon- foto Kunome