Berisha: Rama ka ngelur në autobus edhe kur ecën në rrugët e shtruara të qeverisë

66

berisha beratKryeministri Sali Berisha, gjatë përurimit të rindërtimit të segmentit Fier- Levan, ka sulmuar sërish liderin opozitar, për prezantimin e tij në Vlorë. Ai iu drejtua Rames, duke i thënë se Aleancën e 1 prillit, e ka shndërruar në aleancë të shkuljes së veshit. Gjithsesi Berisha siguroi, se ai nuk do të merrej me këtë aleancë, pasi do të fokusoheshin në shndërrimin e Shqipërisë, në një vend të zhvilluar.

Gjatë premtimit përpara qytetarëve të Fierit, në lidhje me projektet që do të zhvillojnë këtë zonë, ai iu drejtua sërish liderit socialist Rama, duke i thënë se ka mbetur në autobus edhe kur ecën në rrugët e shtruara të qeverisë.

Rrugët janë komunikim, zotëria thotë janë izolim dhe shkoi me hartë në sqetull e tregonte rrugët që kemi ndërtuar ne. Ai është në autobus, pavarësisht se ecën në rrugë ai mbetet në autobus. I them t’i lerë sharjet, nuk janë qytetërim, të lërë dëshpërimin, po pse hyri në garë. Ti kishe arkivin më të rëndë në Europë për humbje, edhe po s’deshe ti ai humbet vetë. Ne kërkojmë votën e qytetarëve jo për këto që kemi bërë, por për projektet e 4 viteve që vijnë. Ne kemi bërë gjithçka që të ecim përpara në rrugën e integrimit”, deklaroi Berisha.

Berisha rikonfirmoi edhe njëherë marrjen brenda një viti të statusit për anëtarësim,  në Bashkimin Europian pavarësisht se Rama, sipas tij, po bën gjithçka për ta bllokuar atë./al.bl/