10 kështjellat më të bukura në Itali

Nga Castello Sforzesco e Milanos tek Rocca Borromeo e Angera, nga Castel Sant’Angelo në Romë tek Castello Aragonese e Tarantos. Një udhëtim në mrekullitë e Italisë.

Kështjella Miramare Trieste
Kështjella Miramare Trieste

 

Kështjella e malit, Andria
Kështjella e malit, Andria

 

Kështjella Sforcesko, Milano
Kështjella Sforcesko, Milano

 

Kështjella Montexhironi, Siena
Kështjella Montexhironi, Siena

 

Kështjella Sant Angelo, Roma
Kështjella Sant Angelo, Roma

 

Kështjella Aragoneze, Taranto
Kështjella Aragoneze, Taranto

 

Kështjella Konti, guidi
Kështjella Konti, guidi

 

Kështjella Grada, Pesaro
Kështjella Grada, Pesaro

 

Kështjella Skalixhero, Sirmione,
Kështjella Skalixhero, Sirmione,

 

Kështjella Roka, Borromeo
Kështjella Roka, Borromeo

 

Milan, Hernanes përforëcim për Champions

hernanes3Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani, e ka bërë gati listën e lojtarëve që do të sjellë në skuadër nëse sigurohet pjesëmarrja në ChampionsLeague. Kështu, “Djalli” e ka gati planin për sezonin e ardhshëm. Për të luftuar për titullin kampion dhe për të qenë konkurrues në Champions, është e nevojshme që të ketë përforcime. Për më tepër, kjo është një mënyrë që të mund të bindet edhe trajneri Massimiliano Allegri që të qëndrojë në Milano. Por gjithçka do të vendoset pas takimit ndaj Sienës.

Emri i parë në listën e administratorit është braziliani Hernanes. Mesfushori ka edhe dy vite të tjera kontratë me Lazion, ndaj bardhëkaltrit kanë provuar që t’i ofrojnë atij rinovimin deri në vitin 2017, mirëpo ai u ka thënë jo. Menaxheri i tij, Josep Le, ka një klauzolë prej 10% të çmimit të shitjes të lojtarit. Presidenti Claudio Lotito kërkon 30 milionë euro, por te Milani shpresojnë që të mund të gjendet një zgjidhje me një çmim më të ulët.

Hernanes ka bërë një sezon shumë të mirë, duke rifituar Kombëtaren braziliane dhe synon që këtë ecuri pozitive ta vazhdojë edhe më tej. Një klub që do t’i garantonte pjesëmarrjen në Champions League dhe luftën për titullin kampion, për të s’do të ishte aspak keq.

Kryediplomati gjerman nga Serbia në Kosovë

FDP-BundesparteitagMinistri i jashtëm gjerman Guido Westerwelle  vazhdon vizitën në Serbi, ku pritet të  takojë sot   presidentin dhe kryeministrin e Serbisë, Tomisllav Nikolliç dhe  Ivica Daçiç.

Më pas, Westerwelle pritet të udhëtojë drejt Kosovës, ku në Prishtinë do të bisedojë me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj.

Westereelle, dje ka bërë thirrje për zbatimin e marrëveshjes, e cila parashikon normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Plani i zbatimit për marrëveshjen e Brukselit është kushti kryesor për përparimin e mëtejshëm të Serbisë në rrugën evropiane”, ka theksuar  Westerwelle.

Marrëveshja është arritur muajin e kaluar midis kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, me ndërmjetësim edhe të Bashkimit Evropian.

Pas dy raundesh bisedime midis delegacioneve nga Kosova dhe Serbia, nuk është arritur pajtimi për planin zbatues të marrëveshjes.  Palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për këtë dështim.

Nga ky zbatim varet nëse Serbisë t’i jepet data e fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosovës ajo e negociatave për marrëveshjen e stabilizim asocimit.

Kina i kërkon bashkëpunim Indisë

china-indiaKryeministri i Kinës, Li Keqiang, ka thënë se vendi i tij do që të ndërtojë bashkëpunim dhe besim të ndërsjellë me Indinë.

“Paqja në botë nuk mund të bëhet realitet pa bashkëpunimin strategjik midis dy vendeve më të populluara të botës”, ka thënë Keqiang.

Ai i ka bërë këto komente në Nju Delhi, ku po qëndron për vizitë zyrtare.

Vizita e tij vjen në kohën kur dy fuqitë fqinje kanë shtuar përpjekjet për të zgjidhur një mosmarrëveshje kufitare, të vjetër me dekada, si dhe për të forcuar lidhjet ekonomike.

Mosmarrëveshja kufitare është rindezur muajin e kaluar, pasi India ka akuzuar trupat kineze se kanë kaluar kufirin de facto të vendeve në Himalaje.

Mosmarrëveshja për territorin në rajonin Ladakh datojnë që në vitet 1950.

Zhvillohet gjyqi ndaj Dritan Dajtit, avokati kërkon 200 mijë euro

dritan-dajti-gjyq_16Gjykata e Krimeve të Rënda ka nisur procesin gjyqësor ndaj Dritan Dajtit.

Në seancën e sotme, avokati Ndue Pjetri kërkoi 200 mijë euro për mbrojtjen e Dajtit dhe 30 ditë kohë për tu njohur me aktet.

Por kjo është kundërshtuar nga prokurori i cili ka theksuar se avokati kërkon të bëhet palë me Dritan Dajtin për të zvarritur procesin gjyqësor.

Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka mundur të zhvillojë prej më shumë se 1 viti  asnjë seancë gjyqësore ndaj të dyshuarit si autor të masakrës së Durrësit.

Shumë nga avokatët e caktuar nga trupi gjykues, kanë refuzuar ta mbrojnë Dajtin, ndërsa të tjerë nuk kanë preferuar të paraqiten fare në proces.

Ndërkohë që procesi gjyqësor ndaj Dritan Dajti shënon një prej rekordeve më të mëdha të zvarritjes së një procesi, vetë i pandehuri ka zgjedhur të largohet seance pas seance nga salla duke “ia lidhur” në këtë mënyrë duart drejtësisë.

Nishani: Transparencë në emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Adminitrative

Këshilli i Lartë i Drejtesisë ka nisur mbledhjen e sotme me fjalën e presidentit Bujar NishaniBujar Nishani.

Kreu i shtetit premtoi transparencë në emërimin e gyqtarëve të Gjykatës Administrative.

“Në vijimin e një procesi transparent  duhet të përcaktojmë qartësisht jo vetëm për gjyqtarët  por edhe për opinionin publik të gjitha procedurat e emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Administrative” theksoi Nishani.

Ndërkohë një nga pikat e mbledhjes së KLD-së është diskutimi për vendet vakante për kandidatët magjistratë për shkollën e magjistraturës për vitin që vjen akademik.

Konventa e PS, Rama: Fitorja jonë, plebishitare

rama-meta-aleatetPartia Socialiste ka mbledhur sot Konventën Kombëtare ku ka prezantuar aleatët e saj.

Konventën e përshëndeti përmes një letre edhe shkrimtari i njohur Dritëro Agolli i cili kërkoi rrotacion dhe fitoren e opozitës së bashkuar më 23 qershor.

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama u shpreh se më 23 qershor do të mbyllet kapitulli i rrënimit. Ai ka theksuar se bashkimi i së majtës do t`i kthejë vendit të drejtën e qeverisjes nga shumica.

“ Ky bashkim ka vullnetin për të garantuar ndryshimin më 23 qershor dhe pas 23 qershorit. Zgjedhjet e 23 qershorit janë po aq historike e 22 marsit të 1992. Më 22 mars populli shqiptarë i dha një votë plebishitare ndryshimit  rrënjësorë për të mbyllur një epokë dhe hapur një kapitull të ri. Me një votë plebishitare populli shqiptarë do ta mbyll kapitullin e rrënimit me një votë plebishitare për Aleancën për Shqipërinë Evropiane. Për ne është e rëndësishme, të mos harrojmë se 23 qershori, bashkimi ynë do t’i kthejë të drejtën natyrale për tu qeverisur nga shumica dërrmuese, dhe për të mos mbetur peng i një pakice” tha Rama.

Edhe ish-presidenti Rexhep Mejdani po ashtu kërkoi rrotacion politik dhe ndryshim më 23 qershor, pasi sipas tij, pas 8 vitesh në pushtet, maxhoranca është konsumuar.

“Kjo konventë le ti shërbejë objektivit të madh për rotacionin e qeverisë dhe ndryshimin e madh politik, që është më urgjente në këtë fazë të tranzicionit. Kërkohet një rinovim të energjisë pas një stërlodhje. Kërkohet një vendimmarrje e përbashkët politike për çështje kyçe, si punësimi, taksat, edukimi shëndetësia. Shqipëria ka nevojë për një politikë të tillë.  Bëhet më e domosdoshme vota e shqiptarëve për të realizuar këtë rotacion, dhe një bazë qeverisëse më solide, për të mos lejuar që ky vend të shndwrrohet në një vend varrezë plehrash” tha Mejdani.

Shitet kitara e Lennon për 408.000 dollarë

LennonKitara, me të cilën ka luajtur John Lennon dhe George Harrison nga grupi The Beatles, është shitur për 408,000 dollarë në një ankand.

Instrumenti i ndërtuar në vitin 1966 nga kompania VOX është blerë nga një blerës i paidentifikuar amerikan në Nju Jork.

Harrison ka luajtur me të këngën “I am the walrus” në skenën e një turenu më 1967, ndërsa Lennon e ka përdorur atë në videon për këngën “Hello, goodbye”, në po të njëjtin vit.

 

 

 

Bill Gates, ende më i pasuri në botë

gatesBill Gates është një nga sipërmarrësit, programuesit më të njohur në të gjithë botën. Gates është bashkëthemeluesi dhe presidenti i Microsoft i cili vazhdon të mbaj vendin e parë në klasifikim e njerëzve më të pasur në botë (http://www.bloomberg.com/billionaires/2013-05-16/aaa), ku i dyti renditet sipërmarrësi meksikan Carlos Slim Helù (me një pasuri të llogaritur rreth 73 miliardë dollarë nga revista ameriKane Forbes). Pasuria e Gates është 79 miliardë dollarë.

Historia e jetës së tij nis në  shkollën e njohur Lakeside, ku për herë të parë Gates përdor një kompjuter DEC PDP-11,i cili shënon fillimin e një epoke të re për Billin dhe për shokët e tij ( Paul Allen,Ric Weiland,Kent Evan), të cilët sot janë të punësuar nga Microsoft.  Viti 1975 nxjerrë në treg Micro-soft Company, kompania e informatikës më e rëndësishmja në botë( me vendndodhje në Redmond-Washington).

Jemi duke folur për një njeri, i cili nuk është bërë i famshëm nga pasuria e tij, por nga zemërgjerësia e tij. Billi nuk ja ka lënë gjithë pasurinë tre fëmijëve të tij (Jennifer Katherine,Rory John,Phoebe Adele), por e ka shpërndarë atë në fondacione bamirësie.  “Creative capitalism” shprehje e shpikur nga Bill,ku progreset teknologjike të kompanive (të ardhurat) duhen të përdoren edhe për mirëqenien e vendeve në nevojë. Fondacioni “Bill&Melinda Gates Foundation”  I themeluar nga Bill dhe nga gruaja e tij Melinda, për çeshtje umanitare dhe shëndetesore,të cilës I është dhuruar nga Bill shuma e 28 miliardëve.

Gates rrëfen : “ Kur vendosa të krijoj Microfost, nuk mendova për të pasur një karrierë të suksesëshme. Unë dhe Allen ishim të magjepsur se po punonim për fillimin e një risie. Ku më pas arritëm të punësojmë persona fantastikë. Dhe sigurisht vantazhi ynë ishte se ishim ne të parët e sjelljes së kësaj teknologji”.

Mbi të gjitha Gates ka arritur të bindi kolegët miliarderë, si Larry Ellision, Ted Turner, Michael Bloomberg, qe te dhurojnë për bamirësi një pjesë nga pasuria e tyre. Ndoshta zemërgjerësia e tij rështë trashëguar nga familja e tij : Mary, nëna e tij, ishte presidente e filialit “Seattle e United Way International”, organizatë bamirësie e rëndësishme, babai i tij Bill aktulisht është duke promovuar një fushatë për  të rritur taksat e njerëzve të pasur në Washington, ndërsa gruaja e tij Melinda i kushtohet me pasion punës së saj në fondacion.

Por nismat e Gates nuk mbarojnë këtu, është i shqetësuar edhe per ambientin, ku mbështet risitë në fushën e energjisë së rinovushme,energjisë diellore dhe bërthamore. Ku sigurisht pyetja mund të shtrohet në industrializimi i shpejtë i Kinës,mund të jetë një katastrofë për mjedisin, përgjigja e Billit është e thjeshtë: “Duke përjashtuar mundësinë e një lufte, zgjidhja më e mirë do ishte, të gjihen forma të reja për të rinovuar energjinë”.

Gates thotë : “If you are born poor,it’s not your mistake. But if you die poor,it’s your mistake” – “Në ke lindur i varfër nuk është faji yt. Por nëqoftëse ti vdes i varfër,është faji yt”.

Berisha nga Vlora: Dokumentari i Ramës si “Kujtimet e Vegjëlisë” të diktatorit Hoxha

albaniaBerishaKryeministri Sali Berisha nga Vlora ka sulmuar kreun e PS-së Edi Rama, duke e ka krahasuar dokumentarin e tij me librin “Kujtimet e Vegjëlisë” të diktatorit Hoxha.

Në një bashkëbisedim me gazetarët në qytetin bregdetar, Berisha sulmoi edhe biznesmenin Koço Kokëdhima, duke thënë se kandidimi i tij në Vlorë është problem për të majtën.

“Vlora e di mirë historinë e dajave të tij. Rama prezantoi në Vlorë fëmijërinë e tij dhe i ofendoi vlonjatët se janë të izoluar. Si janë të izoluar vlonjatët kur ata udhëtojnë në rrugë moderne. Ata që e ndjejnë veten të izoluar të mos e votojnë Sali Berishën. Mund të thuash që ka njerëz të varfër, por jo që janë të izoluar. Vlora nuk ka nevojë për kujtimet e Ramës apo të Berishës, ka nevojë për shkolla, rrugë, turizëm. Ramën këtu e solli Koçoja sepse ai është menaxheri dhe truri ekonomik i tij. Lidhjet e tyre me njëri tjetrin kanë kufi vetëm qiellin. A e patë ju mënyrën se si e paraqiti Koçon në konventë? Shpëtimi është lule nga çfarë është Koçoja” tha Berisha.

Kreu i qeverisë ka vlerësuar kontributin që ka dhënë Arben Malaj në Partinë Socialiste por u bëri thirrje demokratëve të mos japin asnjë votë për të.

“Arben Malaj ka qënë konstant në qëndrimet e tij për procesin e integrimit dhe ka bërë thirrje për miratimin e 3 ligjeve. Malaj u largua nga PS-ja sepse do integrimin evropian. Por Malaj nuk është një aleat, prandaj u bëj thirrje mbështetësve që të mos hedhin asnjë votë për të. Zero vota për Arben Malajn” tha Berisha.

Berisha premtoi se gjatë 4-vjeçarit të ardhshëm do të krijohen 250 mijë vende pune.

“Asnjë zhvillim, asnjë rezultat sesa punësimi nuk është në një shoqëri. Ne do krijojmë 250 mijë vende pune dhe këtë e bazojmë në realitetin se kemi krijuar 200 mijë vende pune gjatë 4-vjeçarit që lamë pas” tha Berisha.

I pyetur në lidhje me akuzuat e PS-së për festimet e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, kryeministri Berisha theksoi se Rama bëri një fushatë përçarëse të padenjë.