Zbardhet vrasja e Valiasit, autor i biri i viktimës

83

policia-e-tiranesPolica e Tiranës ka zbardhur të shtunën ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e të premtes në Valias, ku u raportua fillimisht për një 56-vjeçar që ishte vetëvrarë teksa ndodhej në gjendje të dehur.

Nga hetimet e policisë rezultoi se ai nuk i kishte dhënë fund jetës, por ishte vrarë nga i biri. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të premtes rreth orës 22:30 në Valias ku 56-vjeçari Rasim Leka mendohej se ishte vetëqëlluar me armë zjarri në gjendje të dehur në prani të motrës së tij.

Sipas të dhënave të uniformave blu, rezulton se Rasim Leka është ekzekutuar nga djali i tij, E.Leka pas një konflikti familjar.

56-vjeçari ka qenë i pari që i ka drejtuar armën tip automatik të birit pas konfliktit mes tyre dhe ky i fundit ka mundur që t’ia rrëmbejë dhe ta qëllojë për vdekje.

Policia ka arrestuar djalin e 56-vjeçarit, E. Leka dhe ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.