Zjarr në një lokal në zonën e Ish-Bllokut në Tiranë

zjarri1-280x200Një lokal është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Mësohet se një lokal pranë fakultetit të drejtësisë ka marrë zjarr në rrethana ende të panjohura.

Sipas informacioneve zjarri ka përfshirë katin e parë dhe të dytë të ndërtesë ku ndodhej lokali duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar 6 zjarrëfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e flakëve.

Nuk dihen ende arsyet e rënies së flakëve por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes

BE: hapen negociatat e aderimit me Shkupin, Bosnja ngelet mbrapa

rubon18Dy votime të veçanta në Parlamentin Europian kanë konkluduar, se ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë është gati të fillojë negociatat e aderimit, ndërsa Bosnjë-Hercegovina vlerësohet të jetë larg plotësimit të kushteve për hyrjen në fuqi të Stabilizim Asocimit me BE-në. Eurodeputetët kanë insistuar që të gjithë vendet kandidate ose potencialisht kandidate të trajtohen sipas meritave të tyre.

Sipas raportueses Doris Pack, Bosnjë–Hercegovina (BH) vëren një vonesë në raport me vendet e tjera të rajonit. Pack thekson se për të dalë nga kjo situatë, nevojitet një angazhim dhe një vullnet i hekurt i elitave politike me qëllim përqendrimin e përpjekjeve të tyre, për një vizion të qartë të drejtimit të përgjithshëm, që duhet të marrë vendi. Ajo ka nënvizuar gjithashtu, se duhet luftuar me më shumë vullnet kundër korrupsionit, për të mirën e qytetarëve.

Theksi mbi rezolutë, vihet mbi reformat e domosdoshme kushtetuese, të cilat janë më se urgjente, si në nivel federal, po ashtu dhe në nivel lokal, në mënyrë që Bosnja të shndërrohet në një demokraci krejtësisht funksionale. Vendi duhet gjithashtu të aplikojë vendimin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut të 2009-s, që ka lidhje me të drejtat e barabarta përballë minoriteteve. Elementë të tjerë, që vërehen, janë ofrimi i mundësive për veprim ndaj grave dhe të rinjve, reformimi i administratës publike dhe mirë përgatitja për aderimin e Kroacisë në BE.

Ndërkohë për ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, negociatat do të fillojnë përpara korrikut. Sipas raportuesit mbi ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Richard Howitt, drejtuesit kanë treguar kurajën, që nevojitej për një marrëveshje midis Athinës dhe Shkupit. Ai u kërkoi Shteteve Anëtare të fillonin, menjëherë negociatat e aderimit me Shkupin.

Rezoluta vlerëson, se fillimi i negociatave të aderimit, mund të jetë një faktor evoluimi në raport me gjendjen aktuale, t’i japë një impuls pozitiv reformave të ardhshme dhe të përmirësojë marrëdhëniet me vendet fqinje. Teksti nënvizon gjithashtu, se çështja e emrit duhet të zgjidhet pa vonesë dhe precizon, se gjithë forcat politike duhet të respektojnë parlamentin kombëtar si një institucion demokratik esencial.

 

 

 

 

Rama: Sot Rilindja në Tiranë

edi-rama-autobusNë një mesazh të publikuar në rrjetin social “Facebook” kryesocialisti Rama ka ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë sot në pallatin e sportit “Asllan Rusi” ku Rilindja prezanton kandidatët e saj për Tiranën.

“Sot në 18.00 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, prezantojmë superskuadrën e Rilindjes për Tiranën. Me shumë kënaqësi ftoj të gjithë ndër ju që e keni mundësinë të na bashkoheni, të vini dhe të ndajmë bashkë çastet e bukura të një momenti si ky. Kjo fushatë për ne s’është vetëm betejë po edhe festë. Eshtë një festë që na mbledh së bashku si lumenj njerëzorë në hapësirat publike, për të afirmuar fuqinë e ëndrrave dhe shpresave tona. Për të bashkuar zërat tanë në korin e madh të shumicës që kudo nëpër Shqipëri, kërkon rilindje pas vitesh të tëra rrënim. Për të bërë që era e ndryshimit të fryjë përditë e më fort në të katër anët e vendit dhe të nxjerrë nga çdo shtëpi shqiptare Votën për Rilindjen” shkruan Rama.

Kryesocialisti Rama nuk ka lënë pa sulmuar edhe mazhorancën që sipas tij i mbush sheshet me punonjës të administratës.

“Edhe këtu ndryshimi mes nesh e atyre është i madh: Ata i pushtojnë sheshet me trupat e robërve të pushtetit në administratë. Ne i mbushim hapësirat publike me energjinë e jashtëzakonshme të popullit opozitar. Që në 23 qershor të marrë fund edhe robërimi politik i shërbëtorëve të shtetit shqiptar” shton më tej Rama.

Femrat më të pushtetshme në botë

Ky është klasifikimi i ‘Forbes’ për femrat më influente në botë./foto Reuters/

 

Angela-Merkel-Kancelarja-Gjermane
Angela-Merkel-Kancelarja-Gjermane

 

Dilma Rouseff Presidente e Brazilit
Dilma Rouseff Presidente e Brazilit

 

Melinda Gates Bashke Presidente e Fondacionit Bill dhe Melinda gates
Melinda Gates Bashke Presidente e Fondacionit Bill dhe Melinda Gates

 

Michelle Obama
Michelle Obama

 

Hillary Clinton
Hillary Clinton

 

Sheryl Sandberg- Drejtorja e Pergjithshme e Facebook
Sheryl Sandberg- Drejtorja e Pergjithshme e Facebook

 

Christine-Lagarde-Drejtorja-e-FMN
Christine-Lagarde-Drejtorja-e-FMN

 

Janet-Napolitani-Sekretarja-Amerikane-e-Sigurise-se-Brendshme
Janet-Napolitani-Sekretarja-Amerikane-e-Sigurise-se-Brendshme

 

Sonia Gandhi Sekretarja e Partise Indiane te Kongresit
Sonia Gandhi Sekretarja e Partise Indiane te Kongresit

 

Oprah Winfrey Animatore dhe gazetare amerikane
Oprah Winfrey Animatore dhe gazetare amerikane

 

Aung San Suu Kyi Shefja e opozites ne Birmani
Aung San Suu Kyi Shefja e opozites ne Birmani

 

 

Beyonce Knowles
Beyonce Knowles

 

Mbreteresha Elizabet
Mbreteresha Elizabet

 

Anna Wintour Kryeredaktore e Vogue amerikan
Anna Wintour Kryeredaktore e Vogue amerikan

 

Lady Gaga
Lady Gaga

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Berisha në Kukës: Të hënën në Parlament për të votuar 3 ligjet

May-21-21-59-46foto8Nga qyteti i Kukësit ku prezantoi kandidatët e PD-së për këtë qark, kryeministri Berisha theksoi se të hënën do të mblidhet Parlamenti për të votuar 3 ligjet  e statusit por ka kërkuar që bashkë me to të miratohet edhe ligji për amnistinë.

“Ditën e hënë do mblidhet Parlamenti shqiptar për të votuar ligjet. Por aty ne shkojmë ballë hapur sepse bëmë gjithçka për të merituar statusin e vendit kandidat, sepse në çdo ditë kërkuam votimin e ligjeve, ndërsa ti mjeran vjen në Parlament me çelsin në qafë. I bëj thirrje të votojë amnistinë fiskale nga viti 2011 gjer më sot për të gjthë shqiptarët. Se ti zotëri kishe amnistuar Koçon. Ti që i jepje Koços 80 % të tenderave të Bashkisë, të gjithë reklamat e kryeqytetit, ti që i llogarisje bulevardin për sheshe ndërtimi refuzove e amnistinë fiskale, ndaj të votojmë sëbashku me ligjet amnistinë fiskale që nuk e votove dhe të marrësh në 23 qershor fundin që meriton”, është shprehur Berisha.

Gjithashtu Berisha u ka kërkuar sot qytetarëve të votojnë numrin 44 të fletës së votimit ku renditet Partia Demokratike.

“Po shkojmë më 23 qershor pasi me punën tuaj, djersën tuaj, kemi ndryshuar Kukësin dhe Shqipërinë. Sot Kukësi dhe Shqipëria janë anëtare e NATO-s. Sot Kukësi me Tiranën lidhen me një nga autostradat më të bukura të rajonit dhe më gjerë. Sot Kukësi ka të ndërtuara dhe të rindërtuara qindra dhe qindra km rrugë, qendra shëndetësore, ujësjellësa, kanalizime. Ne shkojmë drejt 23 qershorit për të votuar numrin 44, numrin e artë, Partinë Demokratike pasi në Kukës dhe në mbarë Shqipërinë kemi dyfishuar bizneset. Në këtë qark kemi krijuar ferma të reja, kemi subvensionuar mbi 600 ha drurë frutore. Kukësi ka sot universitetin e tij” tha Berisha.

Kreu i qeverisë ka sulmuar  kryesocialistin Edi Rama dhe alternativën e PS-së duke theksuar se ajo është alternativa e poshtërimit të shqiptarëve.

“Alternativa tjetër është alternativa e akuzave, poshtërimit të shqiptarëve. Njeriu që pak vite më parë do të shkruante për vendin e tij me fjalë më të ndyra. Le ti themi këtij shoku se natyrisht për ty e bukur ishte Shqipëria e etërve të tu ndërsa për shqiptarët është e bukura e dheut, është Amerika e tyre, është parajsa e tyre tokësore. Shqipëria për ty është sot e shëmtuar por jo për shqiptarët. Për shqiptarët ajo pavarësisht se është dekada larg Amerikës ajo është Amerika e tyre. Nëse ti nga autobusi mavi do e shpallësh Shqipërinë spital psikiatrik, mjekohu, qetëso nervat, disfata të pret, 23 qershori po vjen” tha Berisha.

Kreu i qeverisë është ndalur edhe tek deklaratat e kryesocialistit Rama në Kosovë ku ka thënë se kosovarët e marrin Berishën për Skënderbeun.

“Edvin Kristaq Rama na shkoi në Kosovë dhe u tha kosovarëve se ju Sali Berishën e merrni për Skënderbeun, tani nga Kukësi do ti them dy fjalë shokut Edvin. Kosovarët më shumë se gjithë të tjerët, kushdo në Evropë kanë faktuar me gjak lirinë e tyre, ata e dinë se Skënderbeu pas Zotit është Krishti dhe Muhameti i gjithë shqiptarëve, ata Skënderbeun nuk e ngatërrojnë as me Ibrahim Rugovën, as  me Adem Jasharin e as njeri tjetër, por problemi yt është ky, në një kohë kur në Kosovë nënat dhe motrat kosovare ishin të hapura rrobat e gjakut të fëmijëve të tyre ti Edvin dekoroje në Tiranë i dorëzoje censin e artë Gordanit, për marshet mbi shqiptarët. Ndaj dhe ty jo Kosova, po çdo shqiptar që i thotë vetes shqiptar, nuk mund të pranojë kurrë, Kosova e njeh njëmijë herë më mirë se ti Skënderbeun por Kosova s`të fal ty” tha ai.

Nishani: Media duhet të monitorojë me transparencë zgjedhjet

Bujar NishaniKreu i shtetit Bujar Nishani ka zhvilluar një takim me drejtues të medias në vend të cilëve u ka kërkuar monitorim transparent të zgjedhjeve.

Nishani e ka cilësuar median si një pushtet real, kreu i shtetit ka kërkuar kujdes edhe me çështjet emocionale, evitimin e sjelljeve të panevojshme gjatë këtij procesi, që mund të kthehet në kosto të panevojshme për vendin.

“Mora edhe këtë inciativë për të kërkuar ndihmën tuaj, për të kërkuar kontributin tuaj përgjatë kohës së fushatës dhe ditës së zgjedhjeve, së pari për të monitoruar ecurinë e procesit zgjedhor, për të pasqyruar mënyrën e realizimit të zgjedhjeve në Shqipëri, të plotësimit të standarteve, por edhe të sjelljes së aktorëve gjatë procesi zgjedhor” i është drejtuar presidenti Nishani drejtuesve të mediave në vend.

Gjithashtu kreu i shtetit theksoi gjithashtu se roli i medias do të jetë parësor për imazhin e vendit duke kërkuar nga mediat që t`u kushtojnë vëmendje mënyrës së dhënies në informacionit.

“Shqetësim më i madh që është evidentuar më parë kanë qënë incidentet pas procesit zgjedhor ku roli i partive ka qënë më i drejtëpërdrejtë se roli i qytetarit. Duke pasur parasysh këtë emancipim shoqëror them se me këtë që kemi mbërritur në tërësinë e saj dhe kjo është një garanci e madhe. Por nuk mjafton që kjo sjellje e qytetarëve të forcojë më shumë atë që ne kemi nevojë më shumë se kurrë, të imazhit të vendit, të shtetit dhe të qeverisë sonë. Ju keni rol parësor. Qytetarët shqiptar edhe nga opinionet e mbledhura po ndjekin më mënyrë të kujdesshme, televizionin dhe gazetat. Prandaj kjo vëmendje është jashtëzakonisht maksimale prandaj ky kontribut dhe ky ofrimi i mendimit, opinionit, adresimit që vjen nga ju që jeni përditë në misionin tuaj” tha Nishani

Filmi “Martesa” ndër 17 fitues të Paris Projects

foto koha ditoreFilmi i ardhshëm i metrazhit të gjatë i regjisores Blerta Zeqirit ka hyrë në mesin e 17 projekteve për film të gjatë që do të kërkojnë producentë francezë përmes Paris Projects që do të ndodh prej 20 qershorit deri më 3 korrik në Paris. Në mesin e 17 fituesve ka edhe fitues të mëparshëm të festivalit të Kanës dhe Berlinit. Lajmërimi i listës së filmave të zgjedhur u bë  këtë javë në Festivalin e Kanës nga Festivali Paris Cinema. Këtë vit për Paris Project kishin konkurruar 400 regjisorë nga e mbarë bota me projektet e tyre të ardhshme.

“Kemi pranuar 400 projekte, 30 për qind më shumë se vitin e kaluar… kemi tentuar ta arrijmë një baraspeshë në mes filmbërësve të njohur dhe talenteve të reja”, ka deklaruar Vanja Kalidjercic, Kryesuesja e Paris Projects. Filmi i ardhshëm i metrazhit të gjatë i fitueses kosovare të festivalit më të madh të filmit të  pavarur në SHBA, Sundance Film Festival, do të quhet “Martesa” dhe flet për një trekëndësh në mes dy shokëve dhe të fejuarës së njërit prej tyre. Treshen e filmit me skenar të Blerta Zeqirit dhe Keka Kreshnik Berishës do ta luajnë Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu./koha ditore/

Londra tronditet nga një masakër e përgjakshme

Un-soldat-massacré-à-la-machette-en-pleine-rue-de-Londres-par-deux-hommes-noirs-«se-déclarant»-musulmansMasakrohet për vdekje në një rrugë të Londrës një person. Autorët e sulmit u arrestuan pasi u plagosën nga të shtënat e policisë. Policia përforcon masat e sigurisë në kazermat ushtarake.

Në lindje të kryeqytetit britanik dy sulmues kanë vrarë për vdekje me thikë dhe armë të tjera të ftohta në mes të ditës një person në moshë të re, që ka gjasa të jetë një ushtar i forcave të armatosura britanike. Kjo ngjarje e ditës së mërkurë (22.05) ka shokuar gjithë opinionin britanik. Kryeministri britanik David Cameron dhe kryebashkiaku i Londrës Boris Johnson u shprehën për një akt me sfond terrorist duke dyshuar se autorë të këtij krimi mund të jenë islamistët radikalë. Televizioni britanik ITV transmetoi një video amatore pamjet e së cilës tregonin një burrë me ngjyrë, i cili mbante në duart e tij të përgjakura një sopatë dhe një thikë. “Sy më sy, dhëmbë për dhëmbë”, betohej sulmuesi në shenjë hakmarrjeje dhe kërcënoi: “Njerëz, ju kurrë s’do t’jeni të sigurtë”.

Identiteti i sulmuesve ende i paditur

Policia britanike në vendngjarje

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kishin treguar se kishin parë në rrugë në mes të ditës dy persona të armatosur me thika dhe kama, të cilët iu vërsulën barbarisht një të riu duke e goditur atë dhjetra herë në trup, ndërsa në fund i kishin prerë edhe kokën. Atentatorët u qëlluan dhe u plagosën nga policia që kishte mbërritur menjëherë në vendngjarje. Dëshmitarët bëjnë të ditur po ashtu se autorët e sulmit nuk ishin përpjekur të arratiseshin pas aktit të tmerrshëm që kryen ndaj të riut. Madje sipas dëshmitarëve, dy personat pasi kanë masakruar njeriun, kanë qendruar të përgjakur në vend duke u kërkuar kalimtarëve që t’u bënin foto dhe filmime. Deri tani ende nuk ka të dhëna mbi identitetin e dy personave, pasi ata ndodhen në spital, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Sulmi, në prag të finales së Ligës së Kampionëve

Ministrja e Brendshme, Theresa May zhvilloi një mbledhje urgjente me Komitetin e Sigurisë për të diskutuar për rastin në fjalë. Ky sulm ndodhi edhe tre ditë para zhvillimit të finales së Ligës së Kampionëve në Londër dhe ku priten dhjetra mijëra vizitorë nga Gjermania. Sipas burimeve zyrtare të qeverisë, viktima është një ushtar britanik dhe për këtë arsye janë përforcuar masat e sigurisë në kazermat ushtarake. Për herë të fundit, Britania e Madhe u trondit nga katër sulme vetvrasëse nëpër metrotë dhe autobusët në korrik të vitit 2005, ku si pasojë humbën jetën 52 njerëz dhe qindra të tjerë mbetë të plagosur./dw/

 

 

Tenton të vrasë bashkëshorten, arrestohet 49-vjeçari

manettebNjë 49-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Alikok ku Gëzim Selimi ka goditur me mjete të forta bashkëshorten e tij L. Selimi pas një zënke për motive të dobta.

Menjëherë e plagosura është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës dhe sipas mjekëve gjendja e saj shëndetësore është e rëndë.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 A-M

Njeriu që kërkon të shesë Hënën

henaNëse dikush kërkon të shesë Hënën, ai ndoshta do të gjykohet si  një  mashtrues dhe do të mendohet se veprimtaria e tij është e paligjshme Lunar Embassy Corporation ka shitur parcela toke në Hënë, Mars dhe Venus rreth 3.7 milionë blerësve nga viti 1980 deri sot. Pronari, Dennis Hope, pretendon një autonomi ligjore, duke krijuar administrimin e vet në vitin 2004.

Juristët  nuk bien dakord për pretendimet e tij territoriale dhe mendojnë se janë të pavlefshme. Askush nuk mund të zotërojnë trupat qiellorë në bazë të Traktatit Ekstra Atmosferik themeluar në vitin 1967, në të njëjtën mënyrë si nuk mund të pretendohet pronësia e detit ose Oqeanit (per pjesën e ujërave ndërkombëtar, të paktën).

Hope, ka kërkuar autorizimin e Kombeve të Bashkuara, dhe kurrë nuk ka marrë ndonjë përgjigje: Kjo sipas tij duket si heshtje pa sens. Në çdo rast, “pasuria” i tij nuk është pjesë e Kombeve të Bashkuara, as nuk ka nënshkruar Traktatin e 1967 dhe sipas tij pretendimet janë krejtësisht të vlefshme. Traktati sipas Dennis Hope, zbatohet për kombe dhe jo për individë. “Pozita e Qeverisë Galaktike nuk është për tu larguar nga qeveritë e tjera. Unë dua vetëm të pranohet dhe të njihet, në mënyrë që të punoj në mënyrë konstruktive “, tha Hope.

Juristët nuk pajtohen me këtë terminologji: si një qytetar amerikan, Hope duhet t’iu nënështrohet ligjeve të SHBA-së, dhe për këtë arsye edhe Traktatit të nënshkruar nga SHBA.

www.next.com