Berisha në Kukës: Të hënën në Parlament për të votuar 3 ligjet

55

May-21-21-59-46foto8Nga qyteti i Kukësit ku prezantoi kandidatët e PD-së për këtë qark, kryeministri Berisha theksoi se të hënën do të mblidhet Parlamenti për të votuar 3 ligjet  e statusit por ka kërkuar që bashkë me to të miratohet edhe ligji për amnistinë.

“Ditën e hënë do mblidhet Parlamenti shqiptar për të votuar ligjet. Por aty ne shkojmë ballë hapur sepse bëmë gjithçka për të merituar statusin e vendit kandidat, sepse në çdo ditë kërkuam votimin e ligjeve, ndërsa ti mjeran vjen në Parlament me çelsin në qafë. I bëj thirrje të votojë amnistinë fiskale nga viti 2011 gjer më sot për të gjthë shqiptarët. Se ti zotëri kishe amnistuar Koçon. Ti që i jepje Koços 80 % të tenderave të Bashkisë, të gjithë reklamat e kryeqytetit, ti që i llogarisje bulevardin për sheshe ndërtimi refuzove e amnistinë fiskale, ndaj të votojmë sëbashku me ligjet amnistinë fiskale që nuk e votove dhe të marrësh në 23 qershor fundin që meriton”, është shprehur Berisha.

Gjithashtu Berisha u ka kërkuar sot qytetarëve të votojnë numrin 44 të fletës së votimit ku renditet Partia Demokratike.

“Po shkojmë më 23 qershor pasi me punën tuaj, djersën tuaj, kemi ndryshuar Kukësin dhe Shqipërinë. Sot Kukësi dhe Shqipëria janë anëtare e NATO-s. Sot Kukësi me Tiranën lidhen me një nga autostradat më të bukura të rajonit dhe më gjerë. Sot Kukësi ka të ndërtuara dhe të rindërtuara qindra dhe qindra km rrugë, qendra shëndetësore, ujësjellësa, kanalizime. Ne shkojmë drejt 23 qershorit për të votuar numrin 44, numrin e artë, Partinë Demokratike pasi në Kukës dhe në mbarë Shqipërinë kemi dyfishuar bizneset. Në këtë qark kemi krijuar ferma të reja, kemi subvensionuar mbi 600 ha drurë frutore. Kukësi ka sot universitetin e tij” tha Berisha.

Kreu i qeverisë ka sulmuar  kryesocialistin Edi Rama dhe alternativën e PS-së duke theksuar se ajo është alternativa e poshtërimit të shqiptarëve.

“Alternativa tjetër është alternativa e akuzave, poshtërimit të shqiptarëve. Njeriu që pak vite më parë do të shkruante për vendin e tij me fjalë më të ndyra. Le ti themi këtij shoku se natyrisht për ty e bukur ishte Shqipëria e etërve të tu ndërsa për shqiptarët është e bukura e dheut, është Amerika e tyre, është parajsa e tyre tokësore. Shqipëria për ty është sot e shëmtuar por jo për shqiptarët. Për shqiptarët ajo pavarësisht se është dekada larg Amerikës ajo është Amerika e tyre. Nëse ti nga autobusi mavi do e shpallësh Shqipërinë spital psikiatrik, mjekohu, qetëso nervat, disfata të pret, 23 qershori po vjen” tha Berisha.

Kreu i qeverisë është ndalur edhe tek deklaratat e kryesocialistit Rama në Kosovë ku ka thënë se kosovarët e marrin Berishën për Skënderbeun.

“Edvin Kristaq Rama na shkoi në Kosovë dhe u tha kosovarëve se ju Sali Berishën e merrni për Skënderbeun, tani nga Kukësi do ti them dy fjalë shokut Edvin. Kosovarët më shumë se gjithë të tjerët, kushdo në Evropë kanë faktuar me gjak lirinë e tyre, ata e dinë se Skënderbeu pas Zotit është Krishti dhe Muhameti i gjithë shqiptarëve, ata Skënderbeun nuk e ngatërrojnë as me Ibrahim Rugovën, as  me Adem Jasharin e as njeri tjetër, por problemi yt është ky, në një kohë kur në Kosovë nënat dhe motrat kosovare ishin të hapura rrobat e gjakut të fëmijëve të tyre ti Edvin dekoroje në Tiranë i dorëzoje censin e artë Gordanit, për marshet mbi shqiptarët. Ndaj dhe ty jo Kosova, po çdo shqiptar që i thotë vetes shqiptar, nuk mund të pranojë kurrë, Kosova e njeh njëmijë herë më mirë se ti Skënderbeun por Kosova s`të fal ty” tha ai.