Londra tronditet nga një masakër e përgjakshme

63

Un-soldat-massacré-à-la-machette-en-pleine-rue-de-Londres-par-deux-hommes-noirs-«se-déclarant»-musulmansMasakrohet për vdekje në një rrugë të Londrës një person. Autorët e sulmit u arrestuan pasi u plagosën nga të shtënat e policisë. Policia përforcon masat e sigurisë në kazermat ushtarake.

Në lindje të kryeqytetit britanik dy sulmues kanë vrarë për vdekje me thikë dhe armë të tjera të ftohta në mes të ditës një person në moshë të re, që ka gjasa të jetë një ushtar i forcave të armatosura britanike. Kjo ngjarje e ditës së mërkurë (22.05) ka shokuar gjithë opinionin britanik. Kryeministri britanik David Cameron dhe kryebashkiaku i Londrës Boris Johnson u shprehën për një akt me sfond terrorist duke dyshuar se autorë të këtij krimi mund të jenë islamistët radikalë. Televizioni britanik ITV transmetoi një video amatore pamjet e së cilës tregonin një burrë me ngjyrë, i cili mbante në duart e tij të përgjakura një sopatë dhe një thikë. “Sy më sy, dhëmbë për dhëmbë”, betohej sulmuesi në shenjë hakmarrjeje dhe kërcënoi: “Njerëz, ju kurrë s’do t’jeni të sigurtë”.

Identiteti i sulmuesve ende i paditur

Policia britanike në vendngjarje

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kishin treguar se kishin parë në rrugë në mes të ditës dy persona të armatosur me thika dhe kama, të cilët iu vërsulën barbarisht një të riu duke e goditur atë dhjetra herë në trup, ndërsa në fund i kishin prerë edhe kokën. Atentatorët u qëlluan dhe u plagosën nga policia që kishte mbërritur menjëherë në vendngjarje. Dëshmitarët bëjnë të ditur po ashtu se autorët e sulmit nuk ishin përpjekur të arratiseshin pas aktit të tmerrshëm që kryen ndaj të riut. Madje sipas dëshmitarëve, dy personat pasi kanë masakruar njeriun, kanë qendruar të përgjakur në vend duke u kërkuar kalimtarëve që t’u bënin foto dhe filmime. Deri tani ende nuk ka të dhëna mbi identitetin e dy personave, pasi ata ndodhen në spital, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Sulmi, në prag të finales së Ligës së Kampionëve

Ministrja e Brendshme, Theresa May zhvilloi një mbledhje urgjente me Komitetin e Sigurisë për të diskutuar për rastin në fjalë. Ky sulm ndodhi edhe tre ditë para zhvillimit të finales së Ligës së Kampionëve në Londër dhe ku priten dhjetra mijëra vizitorë nga Gjermania. Sipas burimeve zyrtare të qeverisë, viktima është një ushtar britanik dhe për këtë arsye janë përforcuar masat e sigurisë në kazermat ushtarake. Për herë të fundit, Britania e Madhe u trondit nga katër sulme vetvrasëse nëpër metrotë dhe autobusët në korrik të vitit 2005, ku si pasojë humbën jetën 52 njerëz dhe qindra të tjerë mbetë të plagosur./dw/