Nishani: Media duhet të monitorojë me transparencë zgjedhjet

52

Bujar NishaniKreu i shtetit Bujar Nishani ka zhvilluar një takim me drejtues të medias në vend të cilëve u ka kërkuar monitorim transparent të zgjedhjeve.

Nishani e ka cilësuar median si një pushtet real, kreu i shtetit ka kërkuar kujdes edhe me çështjet emocionale, evitimin e sjelljeve të panevojshme gjatë këtij procesi, që mund të kthehet në kosto të panevojshme për vendin.

“Mora edhe këtë inciativë për të kërkuar ndihmën tuaj, për të kërkuar kontributin tuaj përgjatë kohës së fushatës dhe ditës së zgjedhjeve, së pari për të monitoruar ecurinë e procesit zgjedhor, për të pasqyruar mënyrën e realizimit të zgjedhjeve në Shqipëri, të plotësimit të standarteve, por edhe të sjelljes së aktorëve gjatë procesi zgjedhor” i është drejtuar presidenti Nishani drejtuesve të mediave në vend.

Gjithashtu kreu i shtetit theksoi gjithashtu se roli i medias do të jetë parësor për imazhin e vendit duke kërkuar nga mediat që t`u kushtojnë vëmendje mënyrës së dhënies në informacionit.

“Shqetësim më i madh që është evidentuar më parë kanë qënë incidentet pas procesit zgjedhor ku roli i partive ka qënë më i drejtëpërdrejtë se roli i qytetarit. Duke pasur parasysh këtë emancipim shoqëror them se me këtë që kemi mbërritur në tërësinë e saj dhe kjo është një garanci e madhe. Por nuk mjafton që kjo sjellje e qytetarëve të forcojë më shumë atë që ne kemi nevojë më shumë se kurrë, të imazhit të vendit, të shtetit dhe të qeverisë sonë. Ju keni rol parësor. Qytetarët shqiptar edhe nga opinionet e mbledhura po ndjekin më mënyrë të kujdesshme, televizionin dhe gazetat. Prandaj kjo vëmendje është jashtëzakonisht maksimale prandaj ky kontribut dhe ky ofrimi i mendimit, opinionit, adresimit që vjen nga ju që jeni përditë në misionin tuaj” tha Nishani