Berisha, Ramës: Shqipërinë do e bëjmë Amerikë

berisha beratPartia Demokratike ka çelur fushatën elektorale në Librazhd, ku prezantoi dhe kandidatin e saj për deputet për këtë rreth, Eduart Selamin. Berisha u bëri thirrje banorë të kësaj zone të të gjitha bindjeve politike të bashkohen për integrimin. Shefi i qeverisë ndërkaq i ka kthyer përgjigje edhe rivalit të tij politik lidhur me deklaratën e bërë gjatë takimit me banorë të Kombinatit se qeveria është investuar e tëra në infrastrukturë.

“E dëgjuat vetë mbrëmë, zoti Rama në një bisedë me qyetarët e Tiranës u tha atyre se cfarëdo ti kërkosh Kryeministrit, të thotë rrugë. I nderuar zotëri, i ke nervat e lodhur dhe i ke të lodhur shumë nga rrugët. Jo zotëri, puna dhe punësimi janë qëndrimet e mia më madhore, fakti që në këtë rreth bizneset janë dyfishuar dëshmon se kemi nxitur dhe inkurajuar biznesin dhe zhvillimin e tij. Para se të flasësh të ftoj të ngjitesh me autobusin mavi deri në Cerbenikë, sipër do gjesh një lokal të madh ku festojnë dhe bëjnë dasmat si vend panomarik që është, qyetarët e Librazhdit. Pronari do të thotë se e bëra investimin se më erdhi rruga . Tani që deklaruam se do marrim vizat për SHBA dje deklaroi se të gjithë do shkojnë në Amerikë. Jo zotëri do shkojmë për vizitë, do ta bëjmë Shqipërinë Amerikë. Të bashkohemi për punësim, mirëqënie dhe integrim. Alternativa tjetër e shpalli Shqipërinë karrocë për invalidin, Shqipëria është anëtare e NATO-s, meritoi statusin dhe do ta marrë, ti rri në autobus me xhamat e zi.  Të bashkohemi të gjithë pavarësisht nga bindjet” tha Berisha.

BE vë nën kontroll gjithë bankat kombëtare

bankParlamenti Europian votoi këtë të mërkurë paketën legjislative, që synon vënien në jetë të një sistemi europian mbikëqyrje bankare. Sipas kësaj pakete, Banka Qendrore Europiane (BQE) do të kontrollojë direkt bankat më të mëdha të zonës euro dhe do të prononcohet gjithashtu mbi mbikëqyrjen e bankave të tjera. Gjithsesi Parlamenti do të japë akordin e tij final, në një moment të mëvonshëm me synim dhënien e kohës së duhur negocimeve paralele me Bankën Qendrore Europiane, mbi dispozitat në fushën e kontrollit demokratik.

Për deputetët që janë marrë me këto propozime legjislative, rregullat që kanë të bëjnë me kontrollin demokratik duhet të korrespondojnë me pushtetet e mbikëqyrjes të krijuara ose të transferuara në nivel Europian. BQE, si autoritet kontrolli, duhet të jetë paraprakisht e hapur dhe përgjegjëse, për sa i përket fushës së politikës monetare.

“Transferimi i pushteteve në nivel kombëtar duhet të shkojë paralelisht me krijimin e një kontrolli demokratik të përshtatshëm në nivel evropian”, -ka deklaruar Marianne Thyssen raportuesja mbi tekstin, që i akordon pushtetin e survejimit, BQE-së.

Për Sven Giegold, raportuesin e tekstit që modifikon rolin e Autoritetit Bankar Europian: “BQE nuk ka reputacionin e të qenurit djepi i demokracisë. Por, ajo duhet të mësohet me këtë funksion….Anëtarët e Parlamenteve Kombëtare presin që ne, deputetët europianë të garantojmë një kontroll demokratik të përshtatshëm për BQE’’.

Fushat kyçe për të cilat Parlamenti ka parashtruar ndryshimet :

–       Kontroll demokratik paraprak të autoritetit të supervizimit, duke përfshirë miratimin nga Parlamenti të Presidentit dhe të Zv. Presidentit të Këshillit të Survejimit dhe dorëheqjet e tyre të mundshme.

–       Një rol në rritje të parlamenteve kombëtare, duke përfshirë organizimin e audicioneve me Presidentin dhe anëtarët e Këshillit të Administratës dhe kërkesën e përgjigjeve të shkruara të BQE.

–       Një akses më i mirë ndaj dokumenteve, si për autoritetin europian të survejimit përballë bankave, po ashtu edhe për Parlamentin Europian dhe parlamentet kombëtarë përballë autoriteteve europiane të survejimit.

–       Kushte pjesëmarrje tërheqëse për vendet jashtë zonës euro me synim inkurajimin sa më shpejt të jetë e mundur në pjesëmarrje, duke limituar në këtë mënyrë rrezikun e segmentimit të tregut unik.

–       Një ndarje strikte e personelit të BQE-së në funksion të rolit të saj në fushën e politikës monetare dhe të survejimit, me synim lejimin e një kontrolli demokratik të degës së saj të supervizimit.

–       Një përforcim i Autoritetit bankar Europian, në raport me BQE dhe një përmirësim i kapacitetit të saj për të realizuar teste rezistuese dhe për të marrë informacione nga bankat dhe autoritetet kombëtare të survejimit. Autoriteti Bankar Europian (ABE) do të jetë gjithashtu i ngarkuar të zhvillojë këto praktika përputhjeje midis instancave kombëtare të supervizimit, duke respektuar shumëllojshmërinë e sektorit bankar në BE.

Sipas komunikimit për shtyp, PE duhet të aprovojë së afërmi, marrëveshjen finale. Ndërkohë parlamentet kombëtare duhet të shprehin pozicionet e tyre dhe Parlamenti së bashku me BQE duhet të kryejnë një marrëveshje ndërinstitucionale, mbi kontrollin demokratik dhe rregullat e transparencës. Për arsye juridike, detajet që kanë lidhje me pushtetet e kontrollit të Parlamentit mbi BQE si supervizuese, do të hartohen përmes një marrëveshje ndërinstitucionale.

Këto masa vijnë në një kuadër propozimesh për mbikëqyrje në nivel evropian duke pasur parasysh avancimin e krizës brenda vendeve të BE-së dhe për të krijuar një mekanizëm mbrojtje me synim mbikëqyrjen dhe parandalimin e problemeve, të cilat mund të shkaktojnë një efekt zinxhir në zonë.

 

 

 

Berisha vendos dhënien e HEC-ve të tjera me koncesion

3739berisha mbledhje qeverieKryeministri Berisha gjatë mbledhjes së kabinetit, deklaroi se qeveria vendos të hapë siparin e transformimeve të mëdha në kryeqytetin e vendit dhe kjo është një datë e shënuar në historinë e Tiranës. U veçuan nga rendi i ditës dy vendime ai për Përcaktimin e autoritetit kontraktues dhe zbatues të projektit të bulevardit verior dhe të rehabilitimit të lumit të Tiranës, të financuar nga Fondi për Zhvillim “Abu Dhabi.”

Kryeministri tha se për Tiranën fillon një epokë e re të cilën qytetarët e meritojnë plotësisht, e cila lë pas periudhën kur fondet e dhëna nga qeveria u përdorën nga ish Kryetari i Bashkisë për shndërrimin e saj në sipërmarrjen e Partisë Socialiste. “Rama iu ankua qytetarëve se qeveria nuk i dha fonde dhe unë dua ti informoj qytetarët se qeveria i dha fonde tre herë më shumë se qeveria e tij dhe këtë  e bëmë për Tiranën se ishte normale që duhet ta bënim, por fondet u bënë rroga, u bënë firma të paguara nga ai famozi nënkryetar që firmoste nga Nënkryetar Bashkie në emër të PS, pagesa për firma të ndryshme të marrëdhënieve publike të zotit Rama dhe rrugët nuk u rregulluan”,-  u shpreh kryeministri.

Kryeministri gjithashtu veçoi nga rendi i ditës disa vendime për dhënien me koncesion të disa HEC-ve si dhe vendimin “Për ngritjen e memorialit “Ushtarët amerikanë të rënë në luftë” në Republikën e Shqipërisë.

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave , Berisha kërkoi gjithashtu përgjysmim e të gjitha detyrimeve fiskalë të industrisë turistike. Duke  e vlerësuar atë si një degë kryesore të ekonomisë, kryeministri theksoi duhet bërë gjithçka për nxitjen, inkurajimin e tij gjithnjë e më të madh.“Përgjysmimi i çdo detyrimi fiskal  në industrinë turistike, do të jetë një nga masat e fuqishme nxitëse për këtë industri dhe për zhvillimin e mëtejshëm”,- u shpreh kryeministri./en.ko/

 

Territori nën Ministrinë e Mbrojtjes, i dhurohet Myftinisë së Elbasanit

Sali-Berisha-Mbledhje-Qeverie-29-Shkurt-2012-NOAKëshilli i Ministrave mori sot në shqyrtim dhe miratoi vendimin “Për kalimin në pronësi, pa shpërblim, të Komunitetit Mysliman, për Myftininë Elbasan, të sipërfaqes 5902 metra, nga trualli i pronës nr.278, me emërtim “Reparti ushtarak nr.5012/31”, me vendodhje në Zaranikë, Elbasan, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes dhe për një ndryshim në vendimin “Për miratimin e Listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi  administrimi Ministrisë së Mbrojtjes” të ndryshuar.

Me kete vendim, sipërfaqja e tokës prej 5902 metrash në Zaranikë të Elbasanit, e cila ishte në administrim të Ministrisë Mbrojtjes i kalon tashmë në pronësi Komunitetit mysliman për tu përdorur për nevoja të Myftinisë së Elbasanit.

PS: Berisha e trajton pasurinë kombëtare si plaçkë lufte

besnik-barePartia Socialiste në një Konferencë për Shtyp, përmes deputetit Besnik Bare, denoncoi situatën dramatike të keq shfrytëzimit të vlerave të Biodiveristetit. PS akuzoi Kryeministrin për dështimet e bujshme me mjedisin, duke e bërë atë përgjegjës për mosinvestim në këtë sektor dhe për keqinformim të publikut. PS akuzoi Berishën për shfrytëzim të paligjshëm të pasurive kombëtare dhe për degradimin e gjendjes së tyre.

‘’Kombet e Bashkuara e kanë shpallur 22 Majin si Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit, ndërsa vitin 2013 si Viti Ndërkombëtar i Bashkëpunimit për Ujin. Edhe pse jemi vendi i dytw në Europë për nga pasuria ujore, edhe pse kemi patur një biodiversitet shumë të pasur, situata sot është dramatike për sa i përket keqshfrytëzimit dhe shkatërrimit të këtyre vlerave. Shqiptarët janë dëshmitarë të dështimit të bujshëm të kryeministrit, të 100 dështimeve me mjedisin, mbrojtjen e bio-diversitetit në kuadër të garantimit të një zhvillimi të qëndrueshëm për ne sot e për fëmijët tanë nesër’’, – theksoi deputeti Bare.

Partia Socialiste ka denoncuar edhe shitjen e pasurive kombëtare dhe trajtimin e tyre si plaçkë lufte, nga Kryeministri Berisha.

‘’Verbëria e pushtetit dhe etja për përfitime ka vënë në rrezik si sasitë e ujërave por edhe larminë dhe pasuritë e shumta ujore të vendit tonë. Këto pasuri kombëtare janë shitur e plaçkitur si të ishin plaçkë lufte. As pushtuesit e huaj nuk janë sjellë kaq barbarisht me burimet natyrore shqiptare. Ne Krujën, Lurën, planet për diga tek kanionet Përmet – Skrapar i quajmë shkatërrim, Saliu i quan zhvillim. Ky është ndryshimi i madh midis nesh. Kjo qeveri në këto 8 vite ka dështuar në mbrojtjen e natyrës sepse asgjë nuk është bërë për të mbrojtur pyjet, ligatinat, burimet ujore, lumenjtë, liqenet, lagunat dhe mjedisin në përgjithësi’’,- denoncoi Bare.

Deputeti Bare denoncoi dhe situatën aktuale mbi shpyllëzimet dhe degradimet e lumenjëve, të cilët po shfrytëzohen barabarisht duke mos njohur ndalje.

‘’Ka vite që vihet re një shpyllëzim i egër, sepse druvarë politikë janë vënë të ruajnë mushkëritë e Shqipërisë. Sali Berisha premtoi rritjen e nivelit të  zonave të mbrojtura, mbrojtjen e pyjeve nga prerjet pa asnjë kriter. Ndërkohë sot që po flasim Lura dhe mjaft zona të mbrojtura janë në gjendje dramatike. Eksporti i druve të zjarrit e qymyrit të drurit lulëzon në kurriz të kësaj pasurie natyrore të rrënuar. Dhe pema që nuk pritet, digjet. Vetëm në vitet 2007  dhe 2012  janë djegur rreth 100 mijë ha pyje. Rritja e sipërfaqeve të zhveshura nga bimësia ka shtuar rrezikun e erozioneve. Sot kemi erozionin më të lartë në Europë, 20 deri 40 t/ha në vit dhe situata përkeqësohet nga dita në ditë.

‘’Lumenjtë, jo larg zyrës së kryeministrit pësojnë një shfrytëzim barbar. Po dëmtohen lagunat dhe liqenet. Rast simbolik është ai i Liqenit të Ohrid, nga më të vjetrit në botë dhe me shumë specie endemike. Një gjatësi prej 10 km e bregut të tij, është në rrezik nga  hedhja e inerteve të nxjerra gjatë punimeve për rrugën. Po ndërhyhet në habitatin natyral të liqenit pa asnjë kriter e pa asnjë masë mbrojtjeje, ndërkohë që Korani është drejt zhdukjes së plotë. Lidhur me faunën e egër, situata është alarmante. Gjuhet jashtë zezonit, pa kriter dhe ka specie të zhdukura apo në rrezik zhdukje’’– tha Bare./en.ko/

 

Sloganet: Thirrjet e Klaneve për Luftë

sloganet

Nga Alban Blushi

Zgjedhja e sloganit është një nga pikat më problematike të fushatës, kjo për faktin se ai nuk është thjesht një përbërje fjalish, por se ai duhet të ndërthurë në mënyrë perfekte shumë elementë. Nga njëra anë, slogani duhet të përfshijë filozofinë politike të forcës përkatëse, idenë e saj kyçe dhe nga ana tjetër të bëjë të mundur, që nëpërmjet thelbit dhe formës të arrijë të penetrojë tek publiku, pra të bëjë të mundur lëvizjen e masave. Thelbi është po aq i rëndësishëm, sa edhe forma. Formula duhet të jetë konçize, goditëse, duhet të memorizohet lehtë dhe të ngjallë polemika. Duhet të përmbajë ritëm dhe të rimojë. Duhet edhe që të llogaritet që të komunikohet lehtësisht, nëpërmjet platformave publike.

Rëndësia e sloganit si koncept është shumë e vjetër, thuhet se shkon thellë në gjuhën e vjetër skoceze ku ’sluagh-ghairm’ ishte thirrja e luftës së një klani. Megjithëse publikisht është njohur si ekskluzivitet komercial, shekulli i 19-të e bëri të shndërrohej në një devizë të famshme politike elektorale. Vitet ’30 shënuan një përdorim të pastër politik, ku sistemi nacional-socialist, filloi të përqasej ndaj teknikave të publicitetit, me synimin e vetëm, propagandën ndaj masave.

Dy formula, nga dy kampe kryesorë të skenës politike. Kampi blu me sloganin ”Ne jemi ndryshimi! Përpara!” dhe kampi rozë me ”Rilindje! Viti 2013, viti i ndryshimit”

Slogani i kampit blu ”Ne jemi ndryshimi! Përpara!”, është një slogan që kategorizohet për nga zgjedhja e fjalëve, në një model slogani imponues, në konfirmim absolut. Pra e thënë ndryshe, kampi blu, nëpërmjet leximit të këtij slogani të jep të kuptosh, se kjo gjë nuk duhet të vihet në diskutim, sepse oferta më e mirë janë vetëm ato, duke shkuar edhe më tej dhe duke i sugjeruar të tjerëve të shkojnë në rrugën, që ato kanë zgjedhur, pra ’’Përpara!’’. Mirëpo, slogani komunikon me publikun në forma të ndryshme, ai aktivizon domethënie të shprehura dhe të pashprehura, që janë ndërtuar mbi dijen e përbashkët, mbi eksperiencën dhe besimet e përbashkëta.

Një qeverisje 8-vjeçare, e cila është karakterizuar nga probleme, që kanë tronditur vendin si nga ana politike po ashtu dhe nga ana juridike, është larg zgjedhjes së duhur me këtë slogan. Kjo, sepse, slogani duhet të përfaqësojë idenë filozofike të brendshme të forcës politike, që do të thotë se zgjedhja e një togfjalëshi ’Ne jemi ndryshimi’ në formë konfirmimi imponues, krijon analogji me ’ndryshimet’ e hidhura të para ’live’ vit pas viti, gjatë qeverisjes së gjatë. Pra, raporti i krijuar është dyfish rëndues, sepse konfirmon atë çka për të tjerët nuk shikohet aspak si ndryshim pozitiv, përkundrazi ka konotacion negativ, dhe shkohet më tej akoma në konfirmimin imponues, se duhet të ecim, ’Përpara’. Zgjedhja e pjesës së dytë, e rëndon më shumë konotacionin e togfjalëshit të parë. Një zgjedhje ideale, do të ishte një përqasje më shumë midis një fjalie, e cila do të shprehte ’modesti’ me finesë, po ashtu dhe premtim të fuqishëm për mirëqeverisje. Slogani i zgjedhur, shpreh më shumë dëshirë në rrafsh pasional, duke iu larguar racionalitetit dhe logjikës. Prova logjike në të, mungon.

Një nga zgjedhjet më të goditura të kampit blu, ka qenë slogani ’me duar të pastra’, sepse për sa i përket formës ishte i thjeshtë, konçiz, memorizohej lehtë dhe më e rëndësishmja për sa i përket thelbit përfaqësonte filozofinë e brendshme partiake, që kërkonte të ofrohej si zgjidhje politike ndaj korrupsionit qeveritar të kampit rozë. Një formulë e gjetur bukur, goditëse dhe që krijoi lidhje me publikun duke dhënë dhe rezultatin transformues.

T’i kthehemi kampit rozë. Formula ”Rilindje. Viti 2013, viti i ndryshimit”, është një formulë e cila në thelb përfaqëson idenë filozofike politike të opozitës.

Që një slogan të jetë efektiv duhet të përmbajë në vetvete logjikën dhe provën e kësaj logjike. Slogani e shtyn forcën e tij të bindjes dhe joshjes dhe nëpërmjet asaj që publiku arrin të lexojë nëpërmjet rreshtave dhe jo thjesht sloganin, si fjalë më vete. Ai ka aftësinë të penetrojë në një skemë komunikimi me publikun duke u ndërthurur me domethënie të pashprehura, që mbështeten mbi dijen e përbashkët dhe besimet e ndara mes njerëzve.

Zgjedhja e fjalës ’Rilindje’, është gjetje e duhur pasi termi në vetvete ka konotacion shumë të rëndësishëm në mendjen e publikut, pra është ofruar Logjika. Prova logjike e aktualizimit ofrohet, me zgjedhjen e ’2013’, si ’Vit i Ndryshimit’. Ajo çka i mungon është ritmi, harmonia në rimë. Ka pasur shumë fokus në logjikë dhe aktualizim të logjikës, duke anashkaluar disi formën. Gjithsesi, në një logjikë krahasuese, duket se slogani rozë është më në përputhje me filozofinë e brendshme politike të forcës që përfaqëson, me programin e saj dhe me aktualitetin politik në te cilin u shpalos.

Efikasiteti i përdorimit të tyre sigurisht do të shënjohet dhe nga rezultatet përkatëse elektorale dhe analizat paszgjedhore, që detyrimisht nuk mund të anashkalojnë ’thirrjet e klaneve’ ose të ashtuquajturat slogane.

Tempulli i Bardhë, religjioni i së ardhmes

Tempulli Wat Rong Khun, njihet më tepër si Tempulli i Bardhë, i cili është një Tempull Budist jokonvencional në Chiang Rai të Tajlandës. I dizenjuar më 1997, ky tempull që përfshin një kombinim elementësh nga arkitektura tradicionale me elementët surrealist është ngjyrosur me të bardhë për të simbolizuar pastërtinë hyjnore të Budës dhe tempulli është mbuluar gjithashtu me copëza pasqyre të cilat reflektojnë fuqishëm në diell. Përreth tempullit vërehen kompleks skulpturash djajsh, koka të prera duar dhe objekte shumë të çuditshme.

Tempulli është akoma nën ndërtim dhe do të ndryshojë akoma në vitet e ardhshme. Planifikohen të ndërtohen  edhe 9 godina të tjera me funksione të ndryshme në këtë tempull./stumbleupon/

temple
Tempulli i Bardhe

 

Tempulli i Bardhe, Tajlande
Tempulli i Bardhe, Tajlande

 

Tempulli i Bardhe, Tajlande
Tempulli i Bardhe, Tajlande

 

Tempulli i Bardhe, Tajlande
Tempulli i Bardhe, Tajlande

 

Tempulli i Bardhe, Tajlande
Tempulli i Bardhe, Tajlande

 

Tempulli i Bardhe, Tajlande
Tempulli i Bardhe, Tajlande

 

Tempulli i Bardhe, Tajlande
Tempulli i Bardhe, Tajlande

 

Tempulli i Bardhe, Tajlande
Tempulli i Bardhe, Tajlande

 

Tempulli i Bardhe, Tajlande
Tempulli i Bardhe, Tajlande

 

temple_12

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SHBA, kalohet reforma për emigracionin

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Ka vite që ata luftojnë për ndryshimin e statusit të tyre dhe legalizimin e qëndrimit të tyre. Tani ëndrra e mbi 11.5 milionë të huajëve që jetojnë pa dokumente në SHBA po realizohet ngadalë.

Riorganizimi i ligjeve të imigracionit ishte shpallur nga presidenti amerikan Barack Obama si një nga prioritetet e mandatit të tij të dytë presidencial. Tani projekti ka kaluar pengesën e parë të rëndësishme. Komisioni i drejtësisë në senatin amerikan në Uashingon dha dritën jeshile për një projekt-ligj i cili do t’i hapte një shteg miliona emigrantëve të paligjshëm që të fitojnë të drejtën e qëndrimit dhe përfundimisht edhe marrjen e shtetësisë amerikane. Pas nje debati që zgjati disa javë dhe kërkesave për ndryshimin e mbi 200 amandamenteve, për reformën kanë votuar tre republikanë të opozitës dhe dhjetë demokratë, pesë senatorë votuan kundër saj.

Pamje simbolike

Reforma prek rreth 11.5 milionë njerëz, kryesisht meksikanë që jetojnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara. Kushte për marrjen e një leje qëndrimi ndër të tjera janë edhe mosvarja nga ndihmat sociale dhe një kontroll policor. Pas 13 vitesh është e mundur të bëhet kërkesa për marrjen e nënshtetësisë.

Gjithashtu pritet që përmes ligjit të ri të reformohet praktika e dhënies së vizave dhe lejeve të punës. Skema e re duhet të tërheqë më shumë punëtorë të kualifikuar, por në varësi të situatës së tregut të punës edhe punëtorë të thjeshtë që mund të kontribuojnë në fushën e bujqësisë apo sektorin e ndërtimit.

Kontrolle më të forta kufitare

Republikanët angazhohen ndër të tjera që paralelisht me reformën të ashpërsohet edhe vëzhgimi i kufirit me Meksikën. Bëhet fjalë për shtimin e objekteve për sigurinë kufitare dhe rekrutimi i më shumë rojeve kufitare. Përveç kësaj kërkohet edhe përdorimi i teknologjive të reja për identifikimin e vizitorëve të cilëve u ka skaduar afati i vizës. Nga ana tjetër me ndihmën e një banke të të dhënave punëdhënësit duhet të sigurohen që në të ardhmen të mos angazhojnë punonjësit ilegalë në Shtetet e Bashkuara.

Obama është i kënaqur

Pamje simbolike

Projekt-ligji u hartua nga politikanët republikanë dhe demokratë. Obama përshëndeti votimin në komisionin bipartizan dhe i bëri thirrje Senatit të miratojë reformën edhe në seancën plenare. “Asnjë nga anëtarët e komisionit nuk mori tërësisht atë që donte, e as unë”, tha presidenti. Ai iu referua dëshirës së kampit demokratik, që edhe çiftet e homoseksualëve me një partner të huaj të kenë të drejtat e bashkimit familjar njëjtë si heteroseksualët. Demokratët kishin tërhequr kërkesën e tyre për shkak se ajo kishte hasur në kundërshtim te pjesa më e madhe e republikanëve.

Në fillim të qershorit në senat do të fillojë debati për reformën e imigracionit. Atje, demokratët e Obamës kanë shumicën. Për miratimin e tekstit nevojiten votat e 60 nga 100 deputetëve sa ka senati amerikan. Pastaj reforma kalon për miratim në Dhomën e Përfaqësusëve të dominuar nga republikanët./dw/

Flamengoja amerikane

tumblr_lgh446UtCF1qgxkg8o1_500
Foto ilustruese

Në një vend imigrantësh me një kulturë të shumëllojshme, nuk është e papritur që muzika amerikane të jetë gjithashtu një përzjerje ndërkombëtare. Kjo është veçanërisht e vërtetë për flamengon që e sollën në shekullin e 18-të në Spanjë romët e Indisë Veriore dhe që luhet nga një kompleks i Kalifornisë që ka në repertorin e tij motive arabe dhe të tjera nga vendet islamike, nga Turqia, Deti i Zi, Irani dhe Afrika e Veriut.

Tingulli i pagabueshëm i flamengos, kitara spanjolle dhe takat, është transformuar nga anëtarët e kompleksit të San Franciskos, La Ruya.

Një nga anëtarët që kanë themeluar grupin është Sam Foster. Ai është baterist i rrokut dhe xhazit, i cili është mahnitur nga perkusioni arab dhe turk, dhe më pas me flamengon. Ai solli në grup kërcimtaren dhe koreografen e flamengos, Melissa Cruz, dhe muzikantë të tjerë për të krijuar tingullin e veçantë të La Ruya-s

“Ne marrim motive dhe në disa raste këngë nga rajone të tjera të botës dhe i ndërthurim ato me motivin flamengo, duke krijuar diçka të re, një tingull që nuk e kemi dëgjuar më parë. Kemi në grup instrumente nga lindja e mesme, natyrinsht edhe flautin, baterinë latino-amerikane dhe të tjera”.

Ndërsa Melissa Cruz thotë se ata kanë edhe palmas.

“Palmas janë kapse për përplasje duarsh. Tipikisht janë këngëtari dhe kërcimtari i flamengos që i përdorin ato”. 

Kudo që jep shfaqje La Ruya, audienca e pret me mirënjohje.

“Unë e ndjej në çdo moment praninë e audiencës kur kërcej dhe madje më pëlqen të kërcej edhe me të pranishmit. Kjo më ndihmon të realizoj atë që dua të krijoj në ato momente. Kjo është një përvojë komplekse komunikimi mes artistëve dhe audencës”. 

Disa thonë se flamengoja tradicionale duhet të mbetet siç ka qënë. Të tjerë thonë se stili arabik i La Ruya-s sjell motivet origjinale të kërcimit në Gadishullin Iberik, morishin spanjoll.

“Flamengoja është në fakt improvizuese, për të nuk ka rregulla strikte. Qëllimi është të krijohet një pjesë muzikore kohezive”.

Melissa Cruz thotë se flamengoja e stilit të La Ruya-s, me ritmet dhe instrumentet morish dhe arabik, nuk po e ndryshon flamengon, përkundrazi, po e sjell atë në formën e saj origjinale./VOA/

Berisha: Rama e shndërroi parlamentin në një stallë kafshësh

May-21-21-59-46foto8Kryeministri Berisha ka qenë dje në Lezhë për një tubim elektoral, ku ka sulmuar sërish opozitën socialiste dhe liderin e saj Rama. Ai e konsideroi liderin opozitar, një piktor të dështuar nga selia mavi, që kërkon të nxjerrë teorinë e Shqipërisë së gënjeshtërt. Ai e akuzoi Ramën se ka marrë peng statusin e vendit kandidat, për ligjet dhe se e ka shndërruar parlamentin shqiptar në një stallë kafshësh dhe jo deputetësh.

‘’Në parimet tuaja nuk ekzistojnë qëndrime antieuropiane. Ato qëndrojnë vetëm në mendjen, shpirtin e atij që ka uzurpuar kreun e Partisë Socialiste. Sot , i madh e i vogël, i djathtë dhe i majtë, pa parti, cilido qoftë konstaton se në selinë mavi ka lumenj fjalësh, ka lumenj shpifjesh, ka lumenj trillimesh dhe mashtrime, por nuk ka një gjë, nuk ka lider, nuk ka ide ,nuk ka vizion. Ky piktor i dështuar ka nxjerrë tani teorinë e Shqipërisë gënjeshtër. Sipas tij, shtëpitë që ju keni ndërtuar janë të gënjeshtërta, energjia që s’ndërpritet është gënjeshtër, rrugët e reja që inaugurojmë janë gënjeshtër, miliona turistë që vijnë janë të gënjeshtër. Po perse të dashur qytetarë të gjitha këto? Sepse ai jeton prej vitesh në autobusin mavi, me xhama të zeza dhe nuk sheh asgjë përreth.

Në një akt, më të papërgjegjshmin, në një akt që nuk e ka bërë kush në Evropë, Edi Rama mori peng statusin e vendit kandidat për ligjet. Ai pasi bëri gjithçka për të bllokuar marrëveshjen e stabilizim asociimit, pasi futi në parlament  trumbeta, zile, këmbore  e bilbila, për ti thënë Evropës se parlamenti i Shqipërisë është një stallë kafshësh dhe jo deputetësh”,- deklaroi Berisha.

Lideri demokrat akuzoi gjithashtu liderin opozitar se ai ka bërë gjithçka për të penguar aderimin e Shqipërisë në NATO dhe për të bllokuar marrjen e vizave dhe se ka privuar shqiptarët nga miliona euro investime.

“Ai bëri gjithçka, sajoi dhe trilloi të pengonte anëtarësimin në NATO, por dështoi. Ai bëri çdo gjë të shkelmonte mbi vizat tuaja që ju të mos lëvizni të lirë në Evropë, dërgoi me qindra letra dhe e-mail, mashtroi evropianët, u përpoq ti mashtronte se 800 mijë shqiptarë do të derdhen mbi ju, por dështoi. Me tre ligje që mbajte peng ti privove shqiptarët nga pasaporta e qytetarëve të vendit me status, për vend anëtar të BE. Ti privove fermerët shqiptarë nga dhjetëra e dhjetëra milion euro subvencione për fermat e tyre. Ti privove qytetarët shqiptarë nga dhjetëra e dhjetëra, milion euro investime për shkolla, spitale, ujësjellës, infrastrukturën e  tyre”,- theksoi Berisha./al.bl/