Rama: Fshati është rrënuar për shkak të keqqeverisjes

53

rama6Kreu i PS-së Edi Rama ka zhvilluar sot “Këndin e fjalës” në Rrashbull të Durrësit. Rama ka prezantuar dy kandiatët për deputetë Ilir Beqja dhe Shkëlqim Troplini.

Në fjalën e tij, kryesocialisti Rama theksoi se sot fshati është i rrënuar për shkak të keqqeverisjes ndërsa premtoi se gjatë qeverisjes socialiste do t`i jepet zgjidhje problemit të pronës.

“Per ne ju jeni të gjithë njerëz dhe ne do të kemi vëmendje për ju çdo ditë. Ne në mandatin që do të marrim nga vota e 23 qershorit do ta zgjidhim këtë çështje. Do bëjmë transparencë për atë grabitje të madhe që i është bërë pronave të shqiptarëve, pronave të përbashkëta dhe pronave private. Ata që kanë dalë pronarë me dhjetëra hektarë në breg të detit, ndërkohë që gjyshërit e tyre kanë parë malin e asnjëherë detin, ato prona do t’i marrin pronarët që e provojnë se janë pronarë me dokumente historike” tha Rama.

Sipas Ramës, Berisha i ka gënjyer prej 20 vitesh banorët të cilët e votojnë duke mos u dhënë ende letrat e legalizimit të banesave.