PS prezanton skuadrën e Rilindjes në Tiranë

56

rama liveVetëm një ditë pas startit zyrtar të nisjes së fushatës elektorale për forcat politike, Partia Socialiste ka celur fushatën elektorale në kryeqytet, ku prezantoi kandidatët për deputet në qarkun më të madh në vend. Në një miting festiv në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, skuadra e Rilindjes për kryeqyetin ,apeluan për një votë pro Rilindjes dhe PS. I pranishëm kreu i PS, Edi Rama, ndërsa e vlerësoi kryeqyetin si zemrën e Shqipërisë e cila ushqehet me gjakun e të gjitha rretheve, garantoi legalizim të banesave për të gjithë qytetarët, që vazhdojnë të jenë të privuar nga e drejta mbi banesat e tyre.

“Ky është takimi më entuziast që kam parë në Tiranë që nga viti 2000. E keni bërë pallatin e Sportit zemrën e PS. Ju sot po shpërndani në gjithë Tiranën dhe Shqipërinë fuqinë e jashtëzakonshme të Rilindjes. Tirana është zemra e gjithë Shqipërisë, zemra e cila merr gjak nga të gjitha rrethet e vendit. Kjo është Tirana ku gjithë shqiptarët ëndrrimtarë erdhën dhe ndërtuan një Amerikë të vogël. Ata presin që shteti ti kthejë në pasuri të patundshme të tyre. Zotohem para jush se në 23 qershor duke marrë një copë letër dhe duke shënuar një kryq te numri 29 te PS do ti kthejë vetes shtëpinë e tij përjetësisht në një pasuri të patundshme” tha ai.

Rama më tej ka premtuar heqje të taksës për biznesin vogël dhe clirim të administratës publike nga duart e pushtetit. Edhe pse ironizoi sërish Kryeministrin Berisha lidhur me infrastrukturën, ai shtoi se në programin e PS nuk mungojnë edhe projekte infrastrukturore.