Ibrahimovic shpreh dashurinë për serinë A

68

Zlatan-IbrahimovicNë një deklaratë për mediat franceze, Zlatan Ibrahimovic, ka bërë të qartë se nuk do të bëjë më premtime për të qëndruar në një skuadër, pasi fillimi i sezonit të ardhshëm mund ta gjejë në radhët e ndonjë ekipi tjetër. Sulmuesi suedez, “i djegur” nga eksperienca e viteve të kaluara pranon se për të ardhmen asnjëherë nuk mund të jeshë i sigurt, pasi gjithmonë ekziston mundësia e surprizave.  I pyetur nëse do të dëshironte të kthehej në Itali, golashënuesi më i mirë në Francë, ka bërë të ditur se:  “Juventus, Inter dhe Milan janë tre ndër klubet më të mëdha në botë. Unë kam fituar me ata dhe e di se çfarë do të thotë të jesh futbollist në Itali, vendi më fanatik në botë pas këtij sporti. Nuk di të them nëse do të qëndroj te PSG, sepse sa herë që kam bërë një deklaratë të tillë gjithmonë jam larguar. Kam planifikuar shpesh të qëndroja për një periudhë të gjatë në një klub, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë”, ishin fjalët e Ibrahimoviç.

Suedezi është shprehur edhe në lidhje me të ardhmen e trajnerit të tij  Ançeloti. Ai thekson se nëse ai do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës franceze, dëshiron të ketë italianin në pankinën e klubit.

“Ne lojtarëve nuk na thotë shumë gjëra, është një çështje mes tij dhe klubit. Unë kam një raport të shkëlqyer me të dhe nuk dua që të largohet. Ai është një personazh pozitiv dhe ka bërë jashtëzakonisht rritje po të shohësh konfuzionin që ishte krijuar në fillimet e tij këtu. Ndërsa pyetjes kë do të dëshironte ai në vendin e tij? Sulmuesi shtatlartë është përgjigjur:  Askënd, dua të vazhdoj të stërvitem nga Ançeloti”. Me këtë deklartë, Ibra ka lënë të kuptohet se largimi i Ançelotit  mund të sjellë edhe largimin e tij nga kryeqyteti Francez