9531 familje shqiptare pa tualet ne shtëpi

53
foto ilustruese
foto ilustruese

Censusi i popullsisë, ndërmjet të tjerave ka shtruar edhe dy pyetje që kanë lidhje me pasjen e një tualeti në shtëpi dhe nëse ai ndodhet brenda apo jashtë shtëpisë. Gazeta Panorama shkruan sot se, rreth 9531 familje kanë konfirmuar se, në shtëpitë e tyre nuk ndodhet një tualet. Nuk konfirmohet gjithashtu edhe fakti, se kujt studimi do t’i referohen të dhënat e mbledhura, por ajo që konstatohet si vërtetë e pabesueshme është fakti që mijëra familje shqiptarë, po përballen me një standard jetese përtej normave normale.

’Qarku më problematik është Shkodra, e cila renditet e para në listën e 12 qarqeve që janë bërë pjesë e censusit. Në këtë qark, plot 2336 familje nuk kanë banja në shtëpitë e tyre. Pjesa më e madhe jetojnë në zonat rurale. Surpriza nga këto të dhëna është qarku i Tiranës, ku 1567 familje gjithashtu nuk kanë tualet në shtëpitë e tyre. Banesa të tilla i gjen jo vetëm në zonat rurale, por edhe brenda qytetit të Tiranës, në periferi. Gjirokastra është qarku që duket se i ka dhënë zgjidhje me kohë këtij problemi, e fundit në listë, ka vetëm 180 familje, të cilat nuk kanë tualet brenda në shtëpitë e tyre’’,- thotë Panorama.

Problematika tjetër lidhet me faktin, se duke parë të dhënat ku edhe uji i rrjedhshëm mungon, këto familje nuk arrijnë dot as të kenë një higjienë personale, as të lahen dhe as të kryejnë nevojat e tyre personale, në kushtet më minimale higjenike çka mund të precipitojë në gjenerime sëmundjesh të ndryshme, shkruan Panorama sot.