Ambasadori i OSBE-së: duhet një KQZ e plotë

54

50486fbb35a6dAmbasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth është shprehur pas reagimit të Ambasadorit të SHBA Arvizu në lidhje me gjëndjen e krijuar në KQZ. Wollfarth deklaroi, se çështja e KQZ-së duhet të jetë në axhendën kryesore të partive duke shpresuar në një vendim të shpejtë për riformulimin e saj.

E kam përmendur se të pasurit një KQZ-je të plotë duhet të jetë në krye të axhendës së partive. Ajo ç’ka është me ë rëndësishme është se ndjej të ketë një lloj sensi konstruktiviteti në këto ditë afër zgjedhjeve. Sigurisht që zgjedhjet dhe përgatitja e zgjedhjeve janë një element që përfshijnë KQZ. Por ajo çka ndihmon shumë është që partitë politike apo liderët politikë të flasin për atë çka do të ndodhë pas 23 qershorit. Unë uroj që të ketë një vendim sa më herët që të jetë e mundur nga parlamenti, duke pasur parasysh sa e rëndësishme është hapja e rrugës drejt BE-së dhe për këtë duhet një lloj stabilizimi institucional. Unë do të doja të theksoja se kjo është më tepër një dëshirë nga unë, si një mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe jo një apel. Gjithçka, çdo lloj vendimi që do të merret në parlament, jam i bindur se do të jete vendimi i duhur, vendim sovran dhe do të jetë në të mirë të Shqipërisë. Sigurisht që miratimi i tre ligjeve është i rëndësishëm por po aq i rëndësishëm është edhe lufta ndaj korrupsionit krimit etj. Kjo ndjesia e një lloj konstruktiviteti bëhet gjithnjë e më e dukshme dhe unë thjesht do të doja të shihja më shumë”, – deklaroi Wollfarth.