Berisha në Shkodër: Shqiptarët po braktisin PS-në

50

Sali-Berisha-Mbledhje-Qeverie-29-Shkurt-2012-NOANë një bashkëbisedim me gazetarët në Shkodër, kryeministri Berisha sulmoi sërish opozitën duke theksuar se sllogani i saj është “Bashkohuni të gjitha fundërrina për të rrëzuar qeverinë”.

“Ka një optimizëm të jashtëzakonshëm të shqiptarëve në këtë fitore. Ka një besim të madh, një atmosferë fitoreje në të gjithë vendin sa nuk gjen një fushatë me këtë start sa më të shkëlqyer. Fushatat janë në rrafshin e mjedjes dhe të shpirtit. Nëse ti shpall si moto të mbledhim ata që do të rrëzojmë Berishën në fund ke një kosh të madh.  Nuk ka ndodhur kurrë në histori një sllogan që të bashkohen të gjithë fundërrinat për të rrëzuar një qeveri” tha Berisha.

Kryeministri Berisha theksoi se programi i Partisë Socialiste ka në themel ristaurimin e bllokut, prandaj sipas tij dhe shqiptarët po e braktisin.

“E nisi me sheshe e përfundoi me salla, e nisi me trumbeta e përfundoi me dajre. Asgjë e mirë nuk ka ndodhur këto 4 vjet në Shqipëri sipas tij. Sipas tij autostrada që inagurojmë që lidh Shqipërinë me Malin e Zi është një gjë e keqe. Sipas tij fakti qëSshqipëria nuk ra një krizë është një gjë e keqe” shtoi Berisha.

Ai theksoi se lideri i PS-së nuk ka program tjetër, përveç rritje taksash dhe rikthim të bllokmenëve.

“Ky zotëri me një grup neobllokmenësh futi bilbilat në parlament në kohën e marrëveshjes më të rëndësishme me BE, me një akt shumë të paimagjinueshëm, të dejonizonte me cdo kusht shqiptarët, që tu thoshte se këta nuk kanë parlament, por një vathë bagëtish, të njëjtën gjë bënë me NATO,  i njëjti qëndrim është mbajtur për liberalizimin e vizave, bllokim i flaktë. Programi i tyre është kaotik, për të mbrojtur taksën progresive shkoi në Bullgari e na solli një akademik, e nxori para gazetarëve dhe akademiku bëri të kundërtën, ai ska asnje program tjetër përvec rritjes së taksave dhe restaurim te bllokut si platforme” tha ai.