Berisha pret Moore: Duhet pranuar rezultati nga të gjitha palët

berisha mooreKryeministri Berisha priti Drejtorin e Zyrës për Çështjet e Europës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit te Shteteve të Bashkuara, z. Jonathan Moore, i cili shoqërohej nga Ambasadori Aleksandër Arvizu.

Kryeministri i uroi mirëseardhjen z. Moore dhe e falenderoi për ndihmën e jashtëzakonshme që qeveria e Shteteve të Bashkuara i ka dhënë vazhdimisht Shqipërisë. Z. Moore e falenderoi Kryeministrin për pritjen në këtë fazë të rëndësishme të fushatës zgjedhore dhe shprehu interesin e madh me të cilin SHBA ndjekin procesin zgjedhor.

Kryeministri Berisha nënvizoi se fushata zgjedhore ka filluar prej mëse dy muajsh dhe ka qenë një fushatë e civilizuar dhe me ecuri normale. Ai shprehu bindjen se të gjitha partitë kanë interes dhe mbështesin një proces zgjedhor me standardet më të larta dhe e garantoi z. Moore se mazhoranca ka bërë dhe do të bëjë gjithçka për të siguruar këto standarde për zgjedhjet e 23 qershorit.

Kryeministri e njohu shkurtimisht z. Moore me përgatitjet zgjedhore, ku vuri theksin në përmirësimin e madh të kornizës ligjore, infrastrukturës së votimit dhe asaj të numërimit.

Kryeministri theksoi se një mision i fortë vëzhgimi i përbërë OSBE/ODIHR, shtetet antare të OSBE, Këshilli i Evropës, Parlamenti Evropian, etj, është një garanci e madhe për transparencën e procesit dhe besueshmërinë e rezultatit zgjedhor. Në këtë kuadër, Kryeministri nënvizoi rëndësinë e pranimit të rezultatit nga të gjitha palët.

Në takim u diskutua edhe në lidhje me KQZ-në dhe nevojën për plotësimin e vendeve në të. Kryeministri Berisha shprehu gatishmërinë që kjo çështje të zgjidhet sa me shpejt në zbatim të Kodit Zgjedhor. Në këtë kuadër, Kryeministri u shpreh se, në kushtet kur

Kuvendi nuk ka marrë ende vendim për të pranuar dorëheqjet dhe shpallur vakancat e tri vendeve të opozitës në KQZ, anëtarët e dorëhequr mund të rikthehen në detyrë menjëherë. Si alternativë, Kryeministri theksoi se mazhoranca është e gatshme që, nëse opozita dërgon kandidatura të reja në Kuvend, t’i votojë ato në seancën e jashtëzakonshme të datës 30 maj.

Në takim u bisedua edhe për çështje të rajonit ku theksi u vu tek marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimit të saj.

De Biasi: Ndeshja me Norvegjinë nuk është thelbësore

de biasi 2Trajneri i kombëtares, Gianni De Biasi, ka dhënë sot një konferencë për shtyp, ku ka folur për ndeshjen e 7 qershorit me Norvegjinë. Kuqezinjtë do të luajnë në “Qemal Stafa” një sfidë tejet të rëndësishme për fatin në Grupin E eliminator të Kampionatit Botëror “Brazil 2014”, por tekniku italian nuk e quan thelbësore.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ecurinë tonë në këto eliminatore. Nuk e quaj një ndeshje thelbësore, pasi rruga është ende e gjatë. Ajo që unë kërkoj është që ta përgatisim këtë sfidë me qetësinë më të madhe të mundshme, pasi ka një vëmendje të madhe, veçanërisht nga ana e tifozerisë apo dhe vetë medias. Skuadra nuk duhet të ndjehet nën presion”, thotë De Biasi.

Më tej tekniku italian tregon se përse ka publikuar listën e reduktuar me 18 lojtarë: “Një pjesë e lojtarëve i kanë mbyllur kampionatet, ndërkohë që një pjesë tjetër ende jo. Për momentin do të publikoj një listë prej 18 lojtarësh, pra ata që do të fillojnë stërvitjen të mërkurën deri më 1 qershor.

Janë dy lojtarë të rinj në këtë grumbullim: Gjasula dhe Lullaku. Këtij grupi do t’i shtohen tetë lojtarë, nga data 3 deri më 7 qershor, ditën e ndeshjes. Emrat do të bëhen publike, më 2 qershor. Duhet të bëjmë shumë kujdes në aspektin fizik dhe se kush lojtar i ka më të karikuara bateritë në këtë moment, për të dhënë një kontribut 100 për qind e ndoshta dhe më shumë”.

Rama nga Korca: Do vemë në zbatim sistemin e meritokracisë.

rama6Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me simpatizantë dhe qytetarë të Korçës, ngriti shqetësimin e trupi diplomatik është mbushur me familjarë të pushtetarëve. Rama tha se me ardhjen në pushtet, socialistët do i japin fund dhe do venë në zbatim sistemin e meritokracisë.

“Trupi diplomatik është mbushur me kalamaj, dhëndurë halla dhe teze të atyre që janë në pushtet është shëmbëlltyra e provës se po nuk pate babain dhe tezen e duhur nuk rron dot të marrësh jo atë që të takon, por as për të prodhuar atë që të takon. Duke krijuar sistem meritokratik dhe duke e bazuar tek konkurrenca, besoj se situata mund të ndryshojë”, u shpreh Rama.

Kryesocialisti Rama, duke iu përgjigjur interesit të një vajze të re, u bëri të rinjve që më 23 qershor të çlirojnë prindërit nga ‘robëria e pushtetit’. Ndërkohë, Rama solli në vëmendje një poster zgjedhor, që i ka ngacmuar vëmendjen sot në ambasadën e SHBA-së në Tiranë ku shkruhej: Voto, respekto të shkuarën dhe lufto për të ardhmen.

“Kjo është fushata kur cdo vajzë apo cdo djalë, duhet të bëjë gjithçka për të cliruar prindërit që janë robër të pushtetit. Cdo vajzë dhe cdo djalë duhet te përfshihet në fushatë. Sot isha në ambasadën amerikane se duhet të marr një vizë dhe pashë një poster për zgjedhjet, voto respektoi te shkuarën dhe lufto për të ardhmen”, u shpreh Rama duke paralajmëruar një vizitë në Amerikë, pas takimit Drejtorin për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit të SHBA, z.Jonathan Moore sot në Tiranë.

Rama u ndal dhe tek problemi i punësimit të të rinjve, që ai e cilësoi se plaga e papunësisë duke parashtruar zgjidhjet e Partisë Socialiste.

“Problemi i punësimit e të rinjve, plaga me e madhe dhe kryesore që ka Shqipëria dhe pasoja më dramatike e një zhvillimi që nuk ka qenë model i duhur për Shqipërinë dhe një model arsimor që ka filluar tani të na tregojë se cfarë katastrofe është sistemi. Për të prodhuar diploma që në të shumtën e rasteve janë pa vlerë, që nuk i shërben të rinjve të diplomuar. Ne do hapim rrugën e arsimit profesional që ti japim të rinjve, një arsim të drejtë”, tha Rama.

Kreu i PS-së, parashtroi edhe programin e PS-së, për rekrutimin e mësuesve. “Rekrutimin e mësuesve, me borde të përbashkëta. Nuk do të zgjidhet asnjë mësues që nuk do marrë votën e prindërve, do përfshijmë prindërit në përzgjedhjen e mësuesve. Shkolla do të ketë me detyrim të informojë familjet për ecurinë e nxënësve, ne do kthejmë shkollën në një qendër komunitare nga bashkëpunimi, mësues, prindër dhe qeveri” tha Rama teka propozoi ngritjen e një salle të posaçme ku të mbahen referate të hapura në Universitete.

Lideri i socialistëve, sulmoi edhe kryeministrit Sali Berisha për infrastrukturën rrugore. Rama premtoi se PS me ardhjen në pushtet do të ndërtojë rrugë të standardeve Evropiane.

“Unë nuk jam kundër rrugëve, por problemi është se pse sot nuk kemi asnjë kilometër autostradë sipas standardeve evropiane. Ne nuk kemi 1 km të vetëm. Aksi veri jug nga Shkodra deri poshtë në Kakavijë, ka 22 standarde. Ndërkohë, nga ana tjetër shumica e rrugëve kanë mbetur rrugëve se nuk e mbarojnë dot. Kanë shpenzuar para për 10 mijë km dhe kanë ndërtuar 1 400 km. Ne do bëjmë rrugë të standardeve evropiane”, theksoi Rama.

Vritet me thikë 15 vjeçari

thikeNjë 15-vjeçar në qytetin e Cërrikut ka mbetur i vrarë me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.

Ngjarja ka ndodhur ne lokalin ngjitur me shkollen ku 15-vjeçari Valentino Roshi nuk kishte shkuar per te bere mesim,por ndaloi ne lokal ku gjate nje grindje me bashkemoshatarin Erjon Fejza eshte goditur me thike nga ky i fundit.

Per shkak te plageve te renda 15-vjeçari nuk ka mundur te mbijetoje,por humbi jeten rruges per ne spital. Policia ndaloi autorin e ngjarjes nderkohe qe po merr ne pyetje nxenesit dhe mesuesit per te mesuar shkaqet e plota te krimit. Nxenesit menjehere pasi mesuan lajmin braktisen ambientet e shkolles, ndersa me e rende ishte ngjarja per shoket e 15 vjeçarit te vrare.

Por edhe banoret te tronditur nga ngjarja kane kritikuar mungesen e sigurise ne shkolla dhe papergjegjshmerine e stafit pedagogjik qe lejojne femijet te dalin jashte ambienteve te shkolles duke rene pre e ngjarjeve te renda.

Sipas nxenesve dhe banoreve te zones, autori i krimit njihej si person me probleme mendore dhe shpesh here kishin kerkuar qe te mos lejohej te afrohej prane ambienteve te shkolles duke rrezikuar femijet e tyre.

Prokuroria: Edmir Koleci nuk akuzohet për vrasje

koleciAksidenti i ndodhur në rreth-rrotullimin e Bathores, ku humbi jetën polici Selman Lena dhe u plagos kolegu i tij Preng Lleshi nuk ka qënë i qëllimshëm nga autori Edmir Koleci. Në këtë përfundim kanë arritur ekspertët e policisë rrugore gjatë hetimeve dhe ekspertizave prej më shumë se një muaji.

Behet me dije se dosja e Kolecit tashme ka kaluar tek Prokuroria e Tiranës dhe mbi të nuk do të rëndojë akuza e vrasjes me dashje në rrethana të tjera cilësuese. Për të arritur në këtë perfundim ekspertët kanë rindërtuar të gjithë dinamikën e aksidentit, duke përfshirë pozicionet e makinave.

Një kopje e këtij raporti i është dërguar edhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda,e cila pas kësaj ia deleguar cështjen asaj të Tiranës, duke qënë se nuk është kompetencë e saj. Mbi Edmir Kolecin nuk do të rëndojë më akuza e vrasjes me dashje, por ajo e shkeljes se rregullave të qarkullimit rrugor.

Nga hetimet e organit të akuzës kjo vepër është kryer në kushtet kur Koleci ka qënë në gjendje të dehur, kjo e vërtetuar pas raporteve toksikologjike të kryera pas aksidentit dhe ngiste makinën tej normave të lejuara të shpejtësisë.

Zyrtari i DASH takohet me Ramën

Rama-MooreKryetari i Partisë Socialiste Edi Rama priti sot në takim Drejtorin për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit të SHBA, Jonathan Moore.Rama falenderoi të dërguarin e Departamentit të Shtetit për vizitën e tij në Tiranë brenda një kohe të shkurtër duke e vlerësuar atë si një shenjë konkrete të interesimit të SHBA dhe mbështetjes që ata i japin Shqipërisë dhe popullit shqiptar në këtë moment vendimtar për demokracinë dhe shtetin ligjor në Shqipëri. Ai falenderoi SHBA për kontributin e tyre të vazhdueshëm dhe konkret që japin për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri duke vënë në dukje rolin e pazëvendësueshëm që SHBA luajnë në forcimin e demokracisë në vendin tonë.

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime lidhur me rolin, gjendjen dhe funksionimin e institucioneve të pavarura të administrimit të zgjedhjeve përfshi Komisionin Qendror të zgjedhjeve dhe problematikën më të cilën ndeshet ai.

Zoti Rama ndër të tjera vuri në dukje se Partia Socialiste si promotore e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian është e gatshme të votojë për kuadrin ligjor të nevojshëm për këtë qëllim.

Moore rikonfirmoi angazhimin e vazhdueshëm të SHBA si përmes ambasadës në Tiranë ashtu edhe kontributit konkret njerëzor dhe financiar për zhvillimin e zgjedhjeve në përputhje më standardet ndërkombëtare dhe në respekt të ligjit. Ai vuri në dukje se SHBA do të ndjekin nga afër të gjithë procesin si para ashtu edhe pas zgjedhjeve duke bërë thirrje dhe shprehur besimin se të gjithë palët do të mbajnë parasysh interesat më të mira të popullit shqiptar, të respektojnë ligjin dhe të njohin rezultatin e zgjedhjeve duke theksuar se procesi zgjedhor është i një rëndësie të veçantë.

Serbët e Kosovës kërkojnë themelim të një Parlamenti krahinor

40111658950f8af5b33cd9234505209_v4 big

Serbët e Kosovës e refuzojnë normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, të arritur nën patronazhin e BE-së. Rreth 40.000 serbë, që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës, duan të themelojnë një parlament të tyre krahinor në kuadrin e kushtetutës së Serbisë, i tha të martën agjencisë së lajmeve AFP udhëheqësi i serbëve Marko Jakshiq. Jakshiq tha se ata duan të “mbrohen” kundër marrëveshjes “jokushtetuese” nga Brukseli. Jakshiq njoftoi se mbledhja themeluese e kuvendit krahinor do të mbahet në javën e ardhshme.

Marrëveshja e mesit të prillit qe një nga kërkesat kryesore të Bashkimit Evropian për një afrim të të dy vendeve me BE-në. Serbia shpreson që pas kësaj të marrë në në samitin e BE-së në qershor një datë për fillimin e negociatave për anëtarësim.

Edhe pse detajet e përmbajtjes së marrëveshjes, që u arrit me ndërmjetësimin kryediplomates së BE-së Catherine Ashton, nuk janë bërë publike nga BE-ja, në shtyp u shfaq një listë jozyrtare me 15 pika. Ndër të tjera përcaktohet se parashikohet që serbët në Kosovë të emërojnë kreun e policisë rajonale dhe mund të rregullojnë çështjet gjyqësore në ato zona, ku ata janë shumicë. Megjithatë kjo duhet të bëhet gjithmonë “në kontekstin e institucioneve ligjore të Kosovës.”/dw/

Berisha: Do të zbatoj ligjet për KQZ-në

foto VOA
foto VOA

Kryeministri Berisha, i pyetur sot nga Zëri i Amerikës në lidhje me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, u shpreh se është i vendosur të zbatojë ligjet e vendit dhe se është në konsultime te vazhdueshme me Departamentin amerikan të Shtetit në lidhje me këtë cështje. Duke folur për miratimin në parlament të tre ligjeve, zoti Berisha tha se për momentin ai nuk ka asnjë efekt pasi shqyrtimi i statusit të Shqiperisë do të bëhet në tetor ndërsa miratimi në dhjetor. Ndërkohë, në mbrëmje PD pritet të paraqesë kandidatët për deputete të Qarkut të Shkodrës, nderkohë që PS e ka bërë ketë disa ditë më parë./VOA/

Turqia, hapa para drejt BE-së

189810b4-20f1-422d-a166-3c1a82d5b718_478_318sharKëshilli i Asocimit BE-Turqi, mbajti raundin e tij të 51-të në Bruksel. BE ka mirëpritur progresin e bërë nga Turqia përballë detyrimeve të përmbushjes së kritereve të Kopenhagenit. BE inkurajoi gjithashtu Turqinë për përpjekjet në përafrimin e legjislacionit vendas me kornizën e legjislacionit të BE-së, duke theksuar se kërkohen angazhime të mëtejshme në fusha të caktuara. BE vlerësoi dhe hapjen e Kapitullit 22, që lidhet me Politikat Rajonale dhe Koordinimin e Instrumenteve Strukturorë.

Këshilli i Asocimit BE-Turqi, riafirmoi rëndësinë që BE i jep marrëdhënieve me Turqinë, vend kandidat dhe partner kyç, duke vlerësuar ekonominë dinamike të Turqisë dhe pozicionin e saj strategjik, në të njëjtën linjë me Konkluzionet e Dhjetorit 2012. Në këtë kuadër, BE ka mirëpritur progresin e fundit në hapjen e kapitullit të 22-të, Politika Rajonale dhe Koordinimi i Instrumenteve Strukturorë, duke shpresuar në negocime të mëtejshëm, për hapjen e kapitujve të tjerë.

BE duke vlerësuar rëndësinë e nivelit të duhur në këto negociata, nënvizoi se po në të njëjtën linjë me Konkluzionet e Këshillit të 11 dhjetorit 2012, vërehet me keqardhje se Turqia, ka vazhduar të refuzojë përmbushjen e detyrimeve të plota, jo-diskriminuese të zbatimit të Protokolleve Shtesë të Marrëveshjes së Asocimit, përballë Shteteve Anëtare. BE nënvizon, se arritja e këtyre detyrimeve mund t’i japë një impuls të fortë procesit të negociatave.

BE ka vlerësuar gjithashtu, rolin e rëndësishëm rajonal të Turqisë dhe përfshirjen e saj aktive në fqinjësinë e gjerë. Rasti i Sirisë citohet të jetë i rëndësishëm, për sa i përket mbështetjes së sirianëve, që i largohen dhunës duke kaluar kufirin. Ndërkohë BE vëren se, Turqia nuk ka bërë progres, kundrejt normalizimit të nevojshëm të marrëdhënieve të saj, me Republikën e Qipros.

Progresi i bërë nga Turqia, duke arritur kriteret ekonomike dhe politike të Kopenhagenit, si dhe përpjekjet e Turqisë kundrejt përafrimit me kuadrin legjislativ të BE-së, janë shqyrtuar gjithashtu. BE mirëpret procesin e Turqisë kundrejt reformave kushtetuese, i cili duhet të implementohet në të njëjtën linjë me standardet Europiane.

BE ka mbështetur gjithashtu edhe bisedimet aktuale, që synojnë dhënien fund të terrorizmit dhe dhunës në Turqinë jug-lindore, si dhe vlerësoi edhe mbështetjen publike në këtë kuadër.

BE vlerëson angazhimin e Turqisë përballë axhendës së reformës politike, si edhe një serë zhvillimesh pozitive, që lidhen me fushën e demokracisë dhe sundimit të ligjit, si krijimi i një Ombudsmani dhe Institucionit Kombëtar të të Drejtave të Njeriut, masat në fushën e barazisë gjinore dhe fëmijëve, adoptimin e paketës së tretë dhe të katërt reformuese gjyqësore dhe mbikëqyrjes civile të forcave të sigurisë. Në të njëjtën kohë, BE thekson se kërkohen përpjekje të mëtejshme dhe të vazhdueshme kundrejt përmbushjes së plotë të kritereve të Kopenhagenit, si përballë lirisë së shprehjes, lufta kundër torturës dhe keqtrajtimit,etj.

Në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë, BE ka mirëpritur adoptimin nga Turqia të ligjit mbi të huajt dhe mbrojtjen ndërkombëtare, një shenjë e qartë e përpjekjeve turke për të ndërtuar një kuadër ligjor dhe institucional për migracionin dhe azilin, në të njëjtën linjë me BE-në dhe standardet ndërkombëtare, si edhe hapat e marra së fundmi në fushën e respektimit të të drejtave të njeriut. BE nënvizoi rëndësinë që i jep marrëveshjes së ripranimit BE-Turqi dhe shpreson në nënshkrimin e saj, sa më shpejt të jetë e mundur, paralelisht me fillimin e dialogut mbi liberalizimin e vizave dhe dialogun e gjerë dhe kornizën bashkëpunuese mbi Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme.

 

Në lagjen Tavros në Athinë, Greqi

Në lagjen Tavros Athinë, në Greqi. (Yannis Behrakis, Reuters/Contrasto)
Në lagjen Tavros Athinë, në Greqi. (Yannis Behrakis, Reuters/Contrasto)