Rama nga Belsha: Do të zhvillojmë bujqësinë

58

rama njerezKryesocialisti Rama ne takimin e sotëm në zonën e Elbasanit  akuzoi qeverinë se ka shpenzuar më shumë nga sa ka ndërtuar rrugë.

“Sot pas 4 vjetësh ka më shumë gropa në këtë rrugë, ka më shumë zymti në këtë vend ku ka mbetur vetëm shpirti i mirë i njerëzve por nuk ka asgjë tjetër përveç rrënimit, asnjë ndryshim për mirë.  Vetëm rrënim nga të katër anët, gropa dhe braktisje. Ky është realiteti.  Qeveria thotë kemi bërë rrugë dhe Sali thotë kemi shpenzuar shumë për rrugët dhe  këtu fillon arsyeja për ta ndëshkuar këtë qeveri se ka shpenzuar më shumë para se sa kanë shtruar rrugë” tha Rama.

Rama u ka premtuar sot banorëve të Belshit se PS-ja do ta shkallmojë monopolin e duhanit që qeveria ka vënë aty dhe do të zhvillojë bujqësinë, për të zhdukur zymtësinë dhe rrënimin, që u rri si re e zezë mbi kokë, belshiotëve.

“Atje në fushëku sot ju rri si një re e zezë mbi kokë, një monopol mbi duhanin. Një monopol që ne do ta shkallmojmë, siç do të shkallmojmë të gjitha monopolet në Shqipëri për t’i hapur rrugë konkurrencës së lirë dhe për t’i dhënë mundësinë çdo njeriu të zakonshëm që me talentin dhe vullnetin e vet të bëhet sipërmarrës i suksesshëm, pa gjetur përpara muret e monopoleve dhe barrikadat e klientëve të pushtetit. Ne kemi një program, që është në radhë të parë programi i Rilindjes së fshatit. Sepse ne besojmë që nga rilindja e fshatit, nga rritja e prodhimit të tokës fillon mirëqenia për fshatin, por siguron dhe mirëqenien për qytetin”, theksoi kreu i PS-së.

Ndërsa u kërkoi votën qytetarëve të Belshit, kryesocialisti Rama theksoi se vota për PS-në në 23 qershor është për t`i hapur rrugë ndryshimit të jetës së tyre.

“Unë jam shumë krenar që bashkë me Benin dhe me Qazimin kemi ardhur këtu për të folur me ju duke pasur privilegjin e madh që në emër të PS-së të mbështesim me gjithë zemër një socialist 24 karat dhe një deputet të përkushtuar si Musa Ulqini, si dhe njerëz të zgjedhur këtu prej jush, si Mediun dhe Altinin, që plotësojnë më së miri këtë skuadër të vogël, që do të jetë kontributore e shkëlqyer e PS-së në 23 qershor” tha Rama.