Rama: Do të anullojmë industrinë me valencë kimike

58

Albanian opposition leader Edi Rama gives a press conference February 1, 2011 in Tirana. Rama called for fresh anti-government protests in the capital on January 4th, for the third week in succession. He said the marches in the Tirana and at least four other cities were to demonstrate "peaceful resistance" to the government. Three people were killed during an anti-government protest in Tirana on January 21st. Rama said he had spoken to European Union foreign policy chief and EU enlargement commissioner who told him they were ready to mediate in the opposition's dispute with the government. AFP PHOTO / STR (Photo credit should read STRINGER/AFP/Getty Images)Ndërsa pritet mbajtja e referendumit për importin e plehrave, duket se me fitoren e PS në zgjedhjet e 23 qershorit kjo nuk do të jetë më e nevojshme pasi do ta anullojë këtë ligj. Garancia ka ardhur nga kreu i PS, Edi Rama, gjatë një konference për trajtimin e mbetjeve në qytetin e Elbasanit, një nga qytetet ku problemi i mbeturinave është një problem shqetësues.

 “Kemi përballë një panoramë katastrofike të mjedisit në Shqipëri. Një nga vendet dhe qarqet më të rëndësishme të vendit, një fushëbetejë elektorale po ashtu, ku Kryeministri është shfaqur shpesh për të propaganduar një tunel. Është një territor nën trysninë e një ndotje të pashpjegueshme. Kryetari i Bashkisë tha se 1 në 2 banorë këtu vdesin për shkak të ndotjes. Një vend që mbytet kudo nëpër plehra dhe një vend që për shkak të një vendimi absurd dhe kriminal të qeverisë importon plehra nga jashtë. Këtu fillon edhe aksioni ynë i pas 23 qershorit, me anullimin branda 100 ditëve të para të importit të plehrave në Shqipëri, do ta anullojmë ligjin dhe do vendosim bllokimin për cdo mbeturinë të importuar nga jashtë” tha Rama.

Shefi i opozitës deklaroi se Shqipëria nuk mund të bëjë përpunimin e mbetjeve të importuara nga jashtë, në një kohë që se bëjnë dot vendet më të zhvuilluara, fqinje me ne. Duke e përkufizuar të gjithë procesin të varur nga interesa të errëta kriminale, Rama tha se Shqipëria mbetet një ishull i preferuar për shkak të mungesës së standarteve dhe kontrollit të monitorimit në vend.

“Pse vendet e zhvilluara eksportojnë plehra në Shqipëri. Plehra në të cilat ka dhe lëndë kimike të rrezikshme për jetën. Është histori e njohur, historia e vendeve pa shtet, e vendeve që sundohen nga kasa të korruptuara, vende që kthehen në skena të tragjedisë humanitare. Prania e lëndëve toksike të rrezikshmërisë së lartë, bën që toka për shkak të varrosjes pa asnjë kriter të tyre të kthehet në një tokë të djegur që bëhet deri e pabanueshme. Ne smund të bëjmë dot atë që sbëjnë dot vendet pranë nesh, por i sjellin tekne. Mungesa e standarteve dhe kontrollit të monitorimit ka bërë që ato të sillen tek ne. Ne do ta zhbllokojmë të gjithë procesin e mbeturinave, Kryebashkiakët socialistë kanë projektin për mos lejimin e mëtejshëm të këtyre kodrave me plehra që digjen pranë apo në mes të qytetit. Pse këto projekte mbeten në letër, që nuk rezultojnë të kushtueshme nuk shkojnë përpara? Sa kohë skemi një përgjigje nga ata që sjapin llogari kemi një përgjigje tonën. Është një proces që bllokohet nga interesa mafioze dhe kriminale” deklaroi ai.

Kryesocialisti Rama më tej shpalosi dhe programin që PS ofron për zgjidhjen njëherë e mirë të problemit të plehrave në vend, duke garantuar zbatimin e projekteve që sipas tij mbeten në sirtarët e Kryebashkiakëve të vendit për shkak të qëndrimit bllokues të qeverisë në pushtet.

“Në 8 vjet qeverisje pasi e kishin të shkruar në programinin e tyre në 2005 se do ti jepnin fund problemit me plehrat sot nuk kanë një fushë të vetme të përpunimit të plehrave. Ka vetëm një landfill funksional në Sharrë, ka filluar falë këmbënguljes sime dhe mbështetjes së qeverisë socialiste të asaj kohe, Ministrit Bashkim Fino që ndërhyri pranë qeverisë italiane dhe filloi puna për ta financuar. Sot Sharra në Tiranë është një landfill funksional, një të dytë nuk e kemi. Po të llogarisësh paratë që duhen për të sistemuar këtë fushë janë një sasi absolutisht e përballueshme me fonde që mund të dalin fare lehtë te partneriteti publik-privat. Ka interesa të mëdha që pengojnë krijimin e tyre, është zyra e Kryeministrit që mund të kishte cliruar këto projekt duke dhënë dritën jeshile nga pikëpamja e kornizës ligjore. Nuk ka ndodhur, nuk e di cfarë mund të thotë Saliu, mesiguri e ka edhe ai një version, mund të thotë që fajin e ka opozita. Por e vërteta është që këto projekte i pengon lidhja e qeverisë me fijet e interesave kriminale dhe mafioze në këtë fushë. A është vetë Kryeministri apo njerëzit e famshëm pranë tij kjo pak rëndësi ka. Jemi të vendosur që tu krijojmë të gjitha bashkive dhe komunave kushtet që të fillojnë menjëherë nga puna për zbatimine projekteve të gatshme që kanë nëpër sirtare. Së dyti mbështetje e drejtëpërdrejt nga qeveria, qoftë me kontribute të shtetit, qoftë me mbështetje të donatorëve.Duke mbetur tek Elbasani, garantojmë që pas 23 qershorit të vdekurit e këtij qyeti nuk do jenë më nën tymnajat e reve të zeza, do ta largojmë atë mal mbeturinash nga varrezat” tha më tej kreu i PS.