Berisha Ramës: Mos lëndo shqiptarët

berisha taksatLideri i selisë blu e ka përmbyllur aktivitetin e tij elektoral në qytetin e Kuçovës, ku dhe ka prezantuar kandidatët për deputetë për qarkun e Beratit. Berisha u shpreh se uragani madhështor i Kuçovës është një mesazh i qartë për një fitore të thellë në 23 qershor.

“Mirënjohje për këtë uragan madhështor, uragan të fitores që përcjell në zemrat e mbarë shqiptarëve mesazh të madh të Kucovës, Beratit, të të gjithë qarkut për fitimtarë me shumicë në 23 qershor. Sot jam tek ju për tu dhënë fjalën se katër vitet që vinë me deputetin tuaj do bëjmë gjithcka për të ndërtuar në Kucovë infrastrukturën më moderne. Në pak vite u bëmë anëtarë të NATO-s, aleancës më të fuqishme të kohërave, sëbashku me përpjekje të mëdha firmosëm me BE kontratën historike të stabilizim asocimit, së bashku me punën tonë, përkushtimin tonë ne ia dolëm të bindim mbarë Europën se meritonim plotësisht të lëvizim të lirë. Së bashku ia dolëm të meritojmë statusin e kandidatit, ndaj le të vazhdojmë përpara për statusin, hapjen e negociatave, Shqipërinë e integruar në BE. Të vazhdojmë përpara përpjekjen tonë fisnike për të liberalizuar vizat me vendin mik të Shqipërisë, SHBA. Në këtë vend ne kemi miqtë më të mëdhenj, që na duan, respektojnë dhe punojnë për ne, që të lëvizim të lirë në vendin e tyre” tha ai.

Duke rikujtuar investimet e bëra në këtë qark, Berisha u ka premtuar banorëve të kësaj zone investime të mëtejshme në infrastrukturë, shërbime, si dhe në zhvillimin e turizmit.

“Në të katër anët e Beratit kemi ndërtuar dhe rindërtuar qindra km rrugë. Së bashku ndërtuam dhe rindërtuar në Berat rreth 78 shkolla, të vazhdojmë përpara për të ndërtuar dhe rindërtuar cdo shkollë, të shtrijmë internetin në cdo klasë. Në pak vite ia dolëm të rrisim si asnjë vend tjetër rrogat dhe pensionet. Ia dolëm të rrisim pothajse dy herë bizneset e vogla. Reformat tona kanë funksionuar dhe funksionojnë, ulëm taksat dhe morëm në katër vite mbi 4 mln dollarë investime. Katër vitet që vinë do ti clirojmë bizneset nga cdo taksë për makineritë dhe cdo gjë tjetër që do përdorin për prodhimet e tyre, fermerëve do tu kompensojmë akcizën e naftës, TVSH për produktet bujqësore. Kucova, Berati kanë pasuri përrallore, kanë trashëgiminë kulturore ndër më të cmuarat e kësaj toke. Në këto vite Berati që merrte 30 000 turistë dhe vizitorë ka marrë 300 000, ju garantoj se katër vitet që vinë do marrin 900 000” u shpreh Berisha.

Kryeministri nuk ka kursyer sulmet ndaj kampit kundërshtar, sloganit Rilindje, dhe kandidatëve për deputetë të PS për Beratin.

“Nga Kucova, qarku i Beratit do ti kërkoj zotit Rama të mos fyejë qyetarët shqiptarë kudo që janë brenda dhe jashtë kufirit. Ke ngritur në autobusin mavi një bandë dhe e krahason atë me rilindasit. Do tu paraqesësh Beratit ti Fidelin. Mos lëndo shqiptarët. Cfarë e lidh Kokëdhimën me Naim Frashërin, Tom Doshin me Ndre Mjedën? Këtë emërtim mund ta bësh vetëm ti për shkak të trashëgimisë sate, etërit tuaj urrenin rilindjen. Ti kërkon ti poshtërosh për së vdekuri ata” tha më tej ai.

Në përfundim të takimit në Kuçovë, Berisha ka lëshuar dhe një thirrje për beratasit dhe gjithë shqiptarët nga veriu në jug:

“Thirrja ime është për cdo qyetar shqiptar, zotëria, shoku me rilindjen e bllokut hoxhist nënkupton rilindjen e etërve të tij, por ajo është një e shkuar që nuk kthehet më. 23 qershori do jetë Vaterloja e tyre. Ju ftoj të shkojmë shumicë, fitimtar në zgjedhjet e 23 qershorit. Të votojmë për rrugën tonë drejt BE, për shqirtin tonë perëndimor, aspiratën e atyre që bënë Shqipërinë- Shqipëri, të votojmë për Kucovën dhe Beratin e zhvilluar, Kucovën dhe Beratin e projekteve gjigande, boshtin e Jugut, TAP, projekte të mëdha turistike, të votojmë për platformën tonë të punësimit të qytetarëve shqiptarë, trefishimin e granteve për fermerët, rritjen e rrogave dhe pensioneve, për një sistem modern të shëndetësisë dhe arsimit, për Shqipërinë e zhvilluar dhe europiane” përfundoi Kryeministri Berisha.

Berisha: Unë kam lindur i bekuar dhe jo i skllavëruar nga Blloku Hoxhist

berisha-familjaKryeministri Berisha ka reaguar pas deklaratës së liderit opozitar Rama. Lideri demokrat deklaroi se Rama,  është i tmerruar nga disfata që lexon dhe nga braktisja, që ndjen në çdo takim nga qytetarët.

“Me këtë rast më duhet ti them Edvinit se i ka bërë një akuzë të rëndë vetes së tij! Kjo sepse një njeri normal që vlerëson familjen dhe vlerat e saj nuk mund të jetë kurresesi bir, vëlla, bashkëshort, baba apo gjysh part-time pra në gjuhën shqipe me “gjysëm kohe apo pergjysëm”,- ka deklaruar Kryeministri Berisha.

Berisha ka theksuar se ai ka lindur i bekuar dhe jo i skllaveruar nga blloku Hoxhist.

“Për sa më përket mua, gjithnjë besoj se kam lindur i bekuar! Falë Zotit dhe prindërve të mi kam gëzuar një fëmijëri “kohë plotë” dhe jo në bunker, një  rini “kohë plotë” me vite të sunduara nga përkushtimi, pasioni dhe studimi që më frymëzojnë deri sot dhe jo një rini “pa rini”, të skllavëruar nga Blloku Hoxhist dhe kompleksi i “Edipit ” i formës së pashërueshme. Kam patur vërtet fat në Jetë. U bëra një mjek kardiolog i dhembshëm dhe i apasionuar dhe jo një “dështak në profesion”. Unë ndjehem i lumtur si një burrë “kohë plotë” gjatë jetës sime dhe “jo çerek apo gjysëm burrë siç jeni faktuar dhe keni pohuar ju veten tuaj. Familja jonë ka dy femijë për të cilët kam qenë gjithë jetën e tyre baba “kohë plotë”,  kam bërë gjthçka për edukimin e tyre. Ata në asnjë rast nuk kanë ndjerë braktisjen time dhe më së fundi “më të ëmbëlit mbi tokë” – femijët e fëmijëve të mi”, – ka theksuar Berisha.

“Vetëm një imagjinatë e çoroditur ose një mëndje nga autobuzi yt mavi dhe arkivi kompleks që të ndjek, mund të më  përftyrojë mua gjysh me kohë të pjesshme, të engjëjve të familjes sonë, pasi, me ata dhe për ta së bashku me Lilin jemi gjyshër me kohë të stërplotë”,-tha Berisha.

 

 

Rama nga Korça: Mbështetje biznesit fason

29-maj-Rama-biznes-fason-300x158Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama është pritur nga punëtorë të një biznesi fason në qytetin e Korçës. Kreu i PS i shoqëruar edhe nga deputetët e qarkut si dhe kryetari i bashkisë së Korçës, Niko Peleshi është ndalur në këtë biznes i cili punëson rreth 400 punëtore dhe ku prodhohen kryesisht konfeksione dhe veshje të ndryshme.

“Shumë faleminderit. Është një mikpritje që unë nuk e prisja me thënë të drejtën”-, u ka thënë Rama punëtoreve korçare,  i surprizuar nga pritja që konstatoi.

Kryesocialisti është njohur nga afër me problematikat që ka aktualisht ky biznes, si dhe me nevojën për mbështetje nga ana e shtetit. “Ne duam shumë që ta mbështesim këtë industri, duam shumë t’i mbështesim të gjithë ata që investojnë në këtë industri. E dimë që ka vështirësi, e dimë që kriza edhe në Greqi edhe në Itali ka ndikuar, por po ashtu jemi të bindur që janë mundësitë për t’u dhënë një mbështetje të gjithë atyre që investojnë në këtë biznes në mënyrë që të punësojnë akoma më shumë njerëz dhe nga ana tjetër vendi juaj i punës të jetë i siguruar dhe mos kërcënohet nga shkurtimi”, është shprehur kreu i PS-së. Punëtoret e kësaj sipërmarrjeje nga ana e tyre e kanë përgëzuar Ramën për interesimin që tregon ndaj biznesit fason si dhe i kanë uruar atij fitoren në 23 qershor.

peter stanoPeter Stano, Zëdhënësi i Komisionerit për Zgjerimin e BE-së, Stefan ule, ka folur për zgjedhjet e 23 Qershorit në Shqipëri.

Në deklaratën e zëdhënësit të komisionerit  yle thuhet:

“Komisioni e konsideron të një rëndësie vendimtare që zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit  2013 të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane. Kjo do të jetë një test për funksionimin normal të institucioneve demokratike të vendit dhe progresin në rrugën e Bashkimit Evropian.

Të gjitha partitë politike janë përgjegjëse për garantimin e pavarësisë së organeve të administratës zgjedhore. Kjo është thelbësore për kredibilitetin dhe paanshmërinë e punës së tyre dhe besimit të njerëzve në ndershmërinë dhe integritetin e zgjedhjeve. Populli shqiptar e meriton këtë. Për më tepër, një dialog i sinqertë dhe konstruktiv mes të gjitha partive politike është vendimtar në kontekstin e proçesit zgjedhor, në dritën e zhvillimeve të fundit.

Mesazhi mbi nevojën për të rinovuar konsensus politik mbi proçesin zgjedhor, mbetet e vlefshme pasi çdo përpjekje duhet bërë për të siguruar mbajtjen e qetë të zgjedhjeve. Kjo vlen për të gjithë proçesin, duke përfshirë KQZ-në. Megjithatë, ndonjë zgjidhje për ta përmirësuar situatën në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve do të duhet të vijë nga pala shqiptare.

Konkluzionet e Këshillit në Dhjetor janë të qarta në atë që Shqipëria ka nevojë të bëjë, dhe ne inkurajojmë vendin për të vepruar mbi to: Përfundimi i masave kryesore në fushat e reformës gjyqësore dhe të administratës publike dhe rishikimi i rregullave të proçedurës parlamentare janë një kusht për vendimin për dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.

Për më tepër, Këshilli ftoi Komisionin për të marrë parasysh në raportin e saj të ardhshëm, veprime të mëtejshme të marra nga Shqipëria për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, përfshirë edhe hetimet pro-aktive dhe ndjekjet penale të rasteve të tilla. Zhvillimi i suksesshëm i zgjedhjeve parlamentare në vitin 2013, do të jetë një provë vendimtare për funksionimin normal të institucioneve demokratike të vendit. Kjo është deri tek institucionet relevante shqiptare për të adresuar këto çështje dhe për të arritur përparimin e nevojshëm”.

Arti që shijohet nga metroja

foto ilustruese
foto ilustruese

Kur arti ofrohet për publikun e gjerë, takimi zhvillohet në metronë e Moskës. Shumë metro janë shndërruar në salla ekspozimi dhe kjo që prej 2007. Që prej disa ditësh, një koleksion i ri tablosh, i është propozuar admirimit të udhëtarëve. Veprat e ekspozuara janë kopje të pikturave origjinale.

’’E bëj këtë rrugë çdo ditë dhe është fantastike të admirosh këto tablo. Kjo i lejon të rinjtë të familjarizohen me artin”,- thotë një udhëtar.

Linja e metrosë, që mirëpret këtë ekspozitë shtrihet në rreth 40 km, çka i lë kohë amatorëve të artit, të përfitojnë nga ekspozimi./euronews/

 

 

 

Shkatërrohet një rrjet i gjerë i pastrimit të parave

justice-department-080509lAgjentë nga pesë kontinente kanë shkatërruar një skemë të madhe të pastrimit të parave që mendohet se ndihmoi 1 milion kriminelë të fshehin fitimet e tyre.Departamenti amerikan i Drejtësisë tha të martën se ka paditur kompaninë monetare dixhitale Liberty Reserve me bazë në Kosta-Rika dhe 5 të dyshuar u arrestuan në Nju Jork, Spanjë dhe Kosta Rika. Dy të tjerë janë ende në arrati.

Liberty Reserve akuzohet për pastrimin e 6 miliardë dollarëve në fitime nga krimet, duke përfshirë mashtrime me karta krediti, vjedhje të identitetit, trafikim të drogës dhe pornografi të fëmijëve.

Zyrtarët e drejtësisë thonë se kompania Liberty Reserve u dha kriminelëve mundësi për të fshehur paratë e tyre duke i lejuar ata të hapnin llogari bankare me emra dhe adresa të rreme.

Liberty Reserve akuzohet për pastrimin e 6 miliardë dollarëve në fitime nga krimet, duke përfshirë mashtrime me karta krediti, vjedhje të identitetit, trafikim të drogës dhe pornografi të fëmijëve./VOA/

 

Mali i Zi përparon drejt BE-së

Duško Marković dhe Štefan Füle
Duško Marković dhe Štefan Füle

Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë, Stefan Fule  është takuar dje me Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Drejtësisë të Malit të Zi, Duško Marković. Synimi i takimit, ka qenë diskutimi mbi sfidat e mëdha në skenën e brendshme politike dhe mënyrat për tu përballuar me to. Mali i Zi vlerësohet, se po përparon mirë në negociatat e pranimit drejt BE-së.

Fokusi i diskutimeve midis Fule dhe Markovic, sipas Komisionit Europian, është përqendruar rreth progresit në negociatat e pranimit, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit. Komisioneri Fule, ka theksuar, se negociatat e pranimit, po përparojnë mirë, por theksoi rëndësinë e mbajtjes së këtij vrulli, në zbatimin e reformave të nevojshme.

Komisioneri Fule vlerësoi, se është koha për një adoptim të shpejtë të amendamenteve kushtetuese, që fuqizojnë pavarësinë dhe transparencën e sistemit gjyqësor, në të njëjtën linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Komisioneri për Zgjerimin e vuri theksin edhe mbi domosdoshmërinë e Planeve të Veprimit, të mirë përgatitura për kapitujt 23 (Gjyqësori dhe te Drejtat Fondamentale) dhe 24 (Drejtësia, Liria dhe Siguria), duke marrë parasysh komentet e të gjithë palëve pjesëmarrëse. Ai theksoi gjithashtu edhe rolin kyç të Ministrit të Drejtësisë, Markovic duke konfirmuar edhe rëndësinë e intensifikimit të kontakteve midis tyre. Fule, ripërsëriti gjithashtu edhe domosdoshmërinë për adresimin e reformave të prapambetura, si në fushën e sundimit të ligjit dhe të gjyqësorit.

Mali i Zi ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE, më 15 dhjetor 2008. Më 17 dhjetor 2010, Bashkimi Europian i akordon Malit të Zi, statusin zyrtar të vendit kandidat. Më dhjetor 2011 Këshilli lançoi procesin e pranimit, me synim hapjen e negociatave në qershor 2012, të cilat u aktualizuan, më 29 qershor 2012. Më 18 dhjetor 2012, Mali i Zi hapi dhe mbylli përkohësisht Kapitullin 25, që ka të bëjë me Shkencën dhe Kërkimin. Një hap tjetër drejt familjes evropiane u shënua edhe me hapjen e Kapitullit 26, më 15 prill 2013.

Marrëdhëniet diplomatike, ndërmjet Malit të Zi dhe Komunitetit Europian funksionojnë nëpërmjet dy kanaleve të rëndësishme, Misionit të Malit të Zi në BE, Bruksel, i cili ka qenë plotësisht funksional, që prej vitit 2006 dhe nëpërmjet Delegacionit të BE-së në Podgoricë të Malit të Zi, i cili funksion që prej nëntorit 2007.

 

Një operacion antidrogë në Abidjan, Costa d’Avorio

Një operacion antidrogë në Abidjan, Costa d’Avorio. (Issouf Sanogo, Afp)
Një operacion antidrogë në Abidjan, Costa d’Avorio. (Issouf Sanogo, Afp)

Durrës policia kap 4.5 kg kanabis

kanabisPolicia portuale e Durrësit ka bërë të mundur kapjen e 4.5 kg kanabis.

Burime nga policia portuale e qytetit të Durrësit bëjnë me dije se ditën e sotme është arrestuar shtetasi 51-vjeçar, Kol Pëllumbaj, pasi i është gjetur në makinë një sasi droge prej 4,5 kg kanabis.

51-vjeçari e kishte fshehur lëndën narkotike në makinën e tij me targa AA 473 GD.

Sipas policisë së Durrësit, lënda narkotike ishte e ndarë në 8 pako, dhe u kap gjatë një kontrolli të makinës së 51-vjeçarit, Kol Pëllumbaj.

Meta nga Fieri: LSI do të mbështesë biznesin fason

ilir-meta22Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka vizituar një fabrikë ku prodhohen këpucë në qytetin e Fierit

Meta ka deklaruar se biznesi fason meriton më shumë mbështetje nga qeveria, pasi është aktualisht biznesi më i madh punëdhënës në vendin tonë, sidomos për gratë dhe vajzat.

Meta u shpreh se LSI do të angazhohet për mundësuar shumëfishimin e këtyre aktiviteteve për të rritur eksportet e mallrave shqiptare drejt vendeve të tjera. Gjithashtu, ai e vuri theksin te përpjekjet që duhen bërë për të nxitur biznesin dhe për të ndihmuar hapjen e vendeve të reja si prioritet kryesor në programin e LSI-së.

“Për LSI është mjaft e rëndësishme që Shqipëria të vihet në punë dhe në radhë të parë gratë dhe vajzat e Shqipërisë prandaj edhe në të ardhmen do të jetë një prioritet i yni jashtëzakonisht i rëndësishëm mbështetje e biznesit fason, që është biznesi më i madh punëdhënës sot në Shqipërisë, sidomos për gratë dhe vajzat”, tha Meta.

“LSI është e bindur se me një mbështetje më të madhe nga ana e shtetit dhe qeverisë së ardhshme jo vetëm do të ruhen vendet e punës, por do të mund të shumëfishohen, duke u zgjeruar këto aktivitete, duke realizuar cikli i plotë i këtyre aktiviteteve në vend dhe në mënyrë në veçantë duke rritur eksportet shqiptare drejt vendeve të tjera dhe në radhë të parë drejt vendeve të BE-së”, theksoi ai.

Më tej, lideri i LSI-së shprehu angazhimin për të ndihmuar financiarisht biznesin fason me grante dhe me kredi me norma të ulëta interesi, veçanërisht për ato biznese që shtojnë më shumë vende të reja pune.

Meta bëri me dije se në plani e LSI për punësimin parashikohet subvencionimi i një pjesë të pagës për të gjithë ato gra dhe vajza të cilat fillojnë për herë të parë punën në këtë biznes derisa të arrijnë eksperiencën dhe formimin e duhur profesional në mënyrë.

Duke bërë këtë do të mund të lehtësohet kostoja e punëdhënësve dhe do të nxiten për të hapur vende të reja pune.

“Në këtë drejtim ne jemi të angazhuar për të ndihmuar sidomos në financimin e biznesit fason në ristrukturimin më afatgjatë të kredive që ka ky biznes. Njëkohësisht në mbështetje me grantet dhe me kreditë deri në 3 % për këtë biznes, sidomos për atë që shton më shumë vende të reja pune, për të subvencionuar një pjesë të pagës për të gjithë ato gra dhe vajza të cilat fillojnë për herë të parë punën në këtë biznes derisa të arrijnë eksperiencën dhe formimin e duhur profesional në mënyrë që të lehtësojmë kostot e punëdhënësve dhe t’i nxisim ata për të hapur vende të reja pune”, u shpreh Meta.